Kapitulli 04

784 42 1
                                    

Nëse muzika është shumë e lartë,
atëherë ti je shumë i vjetër

***

Kapitulli 4
~Jetë e re, Miq të rinj~

Hapa derën dhe hyra në ndërtesë. Më mori minuta deri sa më në fund gjeta dhomen midis gjithë atyre vajzave që po ecnin mes korridoreve në tufa të mëdha.

Isha shumë e turpshme ku unë isha në një vend të ri ose diku që nuk njihja askënd. Në këtë rast, kisha mbetur në të dy rastet.

E vetmja gjë që mund të shpresoja ishte që shoqja e dhomës të ishte miqësore dhe trendi.

Më në fund mbërrita tek dhoma 49, që ishte në katin e tretë. Hodha çelësin dhe eca ngadalë në dhomë, duke pyetur veten kush ishte brenda dhe si do ta përshëndesja atë. Por ja që dhoma ishte bosh.

Ajo, duke u anuar nga pritjet e mia, doli të ishte një rremujë e vërtetë.

Kishte një det plot çorape kudo, një nga çarçafet e shtratit ishte në dysheme bashkë me një reviztë mbi të dhe për të mos përmendur koshin e plehrave që ishte bosh nga brenda dhe e rrethuar nga copëza letre dhe të tjera plehra.

Kishte dhe një top basketbolli në tokë. Lëri, gjithë këto, po kush dreqin i lë sutienat në shtrat?

Unë akoma po kërkoja rreth vetes kur papritur trokitja që dikush bëri në derë më largoi nga mendimet e mia.

Noshta isha kaq shumë në mendime saqe nuk e kisha vënë re se ata kishin pak kohë që trokisnin.

"Hape derën!"

Nxitova dhe e hapa. Përpara se ta shikoja atë, ajo e hapi derën komplet dhe u fut nxitimthi në dhomë.

Vajza po vishte një bluzë të gjerë; ishte si një çunak që kishte flokë si djalë të shkurtër dhe kafe si sytë dhe po mbante një top tjetër basketbolli.

"Oh, çkemi." Tha ajo marramendasi teksa sytë e saj ranë mbi mua, vetullat e ngrysura u kthyen si më parë.

"Unë jam Lili." U prezantua, duke u përkulur që të merrte revistën e sportit. "Lili Hester."

"U-unë jam Rea."

"Epo, kënaqësi që u njohëm, U-unë jam Rea." Nënqeshi ajo pasi ripërsëriti fromën time të prezantimit. "Pra ti je ai tipi i vajzës që prezantohesh vetëm me nofkën? Emri jot i plot është Andrea Bruks, besoj?"

Tunda kokën në shenjë pohimi.

Ajo ofroi një buzeqeshje të vogël që më ngrohi paksa. "Por, të lutem më thirr Rea. Më pëlqen më shumë." Thashë kur zëri im më në fund e gjeti rrugën për nga fyti.

"Nuk do ta kishe problem nëse do të më ndihmoje të pastroja dhomën, apo jo?" Tha Lili. "Unë s'ja them fare pastrimit, nëse nuk e ke vënë re akoma."

Ajo u ngërdhesh dhe ngriti një palë çorape. Unë nisa të rregulloja shtratin e saj.

"E di, e kam dëgjuar 'Bruks' si emër familjeje shumë shpesh, por jo si mbiemër." Tha ajo.

"Ehh... ma thonë shpesh."

Pasi pastroi dy-tre gjera Lilit iu hap goja në forme çudie. "O mutin, kurrë s'e kam parë këtë dhomë kaq të pastër." Tha qetësisht, duke përshkuar dorën në flokët e saj të shkurtra, duke e bërë më shkatarraq seç i kishte më parë.

E pashë me mosbesim dhe buzëqesha; sjellja e saj ishte shumë qesharake, po ashtu ishte si i vendoste fjalët bashkë.

"Epo," ia behu dhe vuri duart në bel, duke i bashkuar buzët për të bërë një fije të hollë. "Mendoj se është mjaftueshëm, apo jo? Dua të them, nësë bëhet më e pastër nuk është më natyrale."

Të qeshurat tona u zhdukën kur dikush trokiti lehtësisht në derë dhe na e mori vëmendjen. Kjo ishte deri kur dera u hap dhe një djalë- një djalë i pashëm hyri brenda.

"Upss, dhoma e gabuar." Tha pasi e studioi dhomën për një moment, dhe ishte gati të ikte kur Lili e kapi nga kemisha për ta ndaluar.

"Ose je një idiot, ose bën si një." Lili rrotulloi sytë teksa ai shikonte dhomën me vetulla tënngritura. Lili e la atë përpara se të shtonte, "Unë mendoj se është e para."

"Dhoma e Lilit nuk është kurrë kaq e pastër. Kështu që nuk është dhoma jote. Ose ndoshta..."  Ai mori një hap mbrapa dhe u distancua, sytë duke i dhënë një shprehi dramatike. "ti nuk je Lili Haster."

"Mjaft ti plehrë." Lili e urdhëroi. "Dua të takosh shoqen time të re të dhomës, Rean."

Sytë e djali bënë udhën drejt drejtimit tim dhe një e qeshur u formua te buzët e tij.

U afrua dret meje dhe më mori dorën e djathë, "Plaisir de vous rencontrer, madmemoiselle." Tha në frëngjisht para se të më puthe dorën.

Isha me fat që nuk isha nga njerëzit që skuqeshin se përndyshe do te isha e kuqe si domate.

Veshët më skuqeshin, prandaj i lija flokët lëshuar, t'i mbulonin.

"Eh, ik nga dhoma, ti maniak!" Lili ia kapi të pasmen e këmishës dhe e nxori jashtë.

Ose e thënë më mirë, e hodhi.

"Unë thjesht doja të takoja shoqen tënde seksi-" para se ta mbaronte fjalinë Lili ia mbylli derën në fytyrë.

Sytë e mi të verdhë-kaf u hapën sa një filxhan kur ai tha atë që tha duke ndier veshët e mi të bëheshin më të nxehtë.

"Bethi më dërgoi të të thoja të ishe poshtë për 10 minuta ose do të ikim pa ty." Bërtiti nga ana tejtër e derës dhe zhurma e hapave të tij u zhduk teksa iku.

"Një shok i imi." Tha Lili teksa kontrollonte raftin për një veshje. "Në fakt nuk mund ta quaj shok, është më shumë një idiot. Merr këtë keshillë nga unë; mos i beso kurrë."

"Aha, dhe çfarë tha ai në frëngjisht?" I thashë duke hezituar.

"Gëzohem që të njoh. Ose diçka e tillë." U përgjigj duke ngritur shpatullat.

U ula në shtrat pak në siklet, duke pritur që ajo te ikte në mënyrë që tē rregulloja gjërat e mia më në qetësi.

"Epo, unë po iki." Tha pasi veshi pantallona të shkyera dhe duke lidhur xhaketën rreth belit. "Do të shihemi Rea."

Ajo më la në dhomën e rrëmujshme vetëm dhe mbylli derën.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now