Kapitulli 27

380 31 0
                                    

Është shpesh në netët më të errëta në të cilën shohim yjet më të shndrritshme

***

Kapitulli 27
~Buzëqeshje dhe kafe~

Ecëm përkrah njëri-tjetrit, premë rrugën para nesh teksa dielli ngadalë fshihej në hijet e natës.

Kisha pallton e kostumit të hedhur mbi shpatulla ndërkohë që gishtat e mi po e mbani, por Xhejmsi nuk e kishte zhveshur kostumin e tij pavarësisht ngushtësisë së parehatshme të saj.

Për momentin, isha e zemëruar me veten. E zemëruar se e kisha falur atë për gjithçka kishte bërë ose thënë.

E zemëruar pasi kisha falur dikë që as nuk po lutej për këtë gjë.

Por kështu funksiononte zemra e dikujt. Bie kokë e këmbë për dikë që sado të zemëron, mund ta falësh.

"Hëna ka dalë." tha Andersoni, kokën të drejtuar nga qielli dhe sytë duke kontrolluar në të.

"Çfarë ka kaq të veçantë në lidhje me hënën?" pyeta nga kurioziteti me zë më të vogël seç doja.

"Çfarë nuk ka të veçantë në lidhje me të?" tha ai pas disa momentesh qetësi.

"Pse je kaq i tërheqeur mbas hënës?"

"Pse nuk je ti?" i përgjigjej të gjitha pyetjeve të mia me një tjetër pyetje të cilës nuk i gjeja përgjigje, gjë që më bënte të qeshja.

"Më jep një arsye që të jem."

"A nuk është arsye mjaft e mirë se në netët e errëta e të vetmuara të jep një justifikim ta shohësh lart në qiell?"

Nuk thashë gjë.

Vazhduam të ecnim, asnjë fjalë teksa prisnim rrugën ndërkohë që mendoja se ç'kishte thënë.

Përpara, dëgjuam një kërcitje të një tabele metali nga era që e lëvizte në çdo fllad. Por edhe kjo tingëllonte e mrekullueshme meqë kisha kujt t'i kushtoja vëmendjen, dikujt që po ecte përkrah meje.

Edhe meloditë më tërheqëse do të dukeshin therëse për veshin nëse nuk ke se me kë t'i dëgjosh.

"Ke të drejtë. Është e bukur." psherëtiva më në fund, por pastaj kuptova se nuk ia kisha shqitur sytë atij. Edhe ai e vuri re këtë gjë dhe ktheu kokën nga unë, një hije buzëqeshjeje u formua në buzët e tij.

"Hej, ju, madamë dhe zotëri!" dikush thirri kështu që u kthyem të shihnim se kush ishte, duke më shpëtuar nga ai moment i sikletshëm.

Aty qëndronin dy gra dorike me shirita dekorativ që mbulonin kokat e tyre. Kishin të veshur fustane të gjatë e të lirshëm me modele dhe përkrah tyre ishin disa artifakte të çuditshme mbi një tavolinë të vogël të drunjtë.

"A e keni problem nëse ju tregojmë të ardhmen tuaj?" tha gruaja më e shkurtër e e shëndoshë.

"Jo, faleminderit."

"Po, pse jo?"

Xhejmsi dhe unë thamë përnjëherësh.

"Mos më thuaj që beson në këto gjepura?" ngrita vetullën teksa pëshpërita.

"Jo, nuk besoj. Por do të jetë qejf." mblodhi shpatullat dhe u drejtuar për te gratë dorike.

Qejf? QEJF? vazhdoja të përsërisja me vete. Që kur ka kuptuar përdorimin e 'qejfit'?

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now