Kapitulli 21

397 31 1
                                    

Gjërat që t'i zotëronpërfundojnë duke të të zotëruar ty

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Gjërat që t'i zotëron
përfundojnë duke të të zotëruar ty

***

Kapitulli 21
~Puthja e gabuar~

Bëra një dush të ngrohtë në dhomën numër katërmbëdhjetë, pa mundur ta hiqja atë buzëqeshje idiote nga fytyra.

Nuk mund ta hiqja as kur dola, u vesha dhe rregullova rrobat e mia në raft. Por prap përfundova në pyetjen se si Xhejmsi dinte gjithë ato gjëra për mua dhe zemra ime më në fund ra dakort me atë buzëqeshje.

Si mund t'i dinte?

Por a i dinte të gjitha?

Vazhdoja të pyesja veten derisa errësira ra në hotel, duke ngjyrosur dritaret e vogla të dhomës sime me ngjyrën e natës.

Mendova me vetes se, nëse ai nuk do të ma kishte kërkuar t'i qëndroja larg, kurrë nuk do të gjeja vendosmërinë t'ia dija arsyet.

Nëse ndokush duhej të fajësohej, ishte Xhejms Andersoni.

Kisha arritur kaq larg sa nuk më shkonte në mëndje të tërhiqesha. Kur filloj diçka do ta mbaroj në një mënyrë a tjetër.

Kapa telefonin kur filloi të biente teksa po rishikoja fotot që kisha bërë, në laptop.

Sapo u përgjigja, katër zëra filluan të flisnin se sa shumë i kishte marrë malli pa asnjë 'çkemi', duke arritur të më rikthenin të njëjtën buzëqeshje.

Qëndrova e qetë teksa Lili vazhdoi të thoshte se unë duhej të kthehesha sa më shpejt të qe e mundur, dëgjoja Bethin të thoshte se duhet të vazhdoja e të bëhesha shoqe me Xhejmsin, qesha kur Dani tha se i kishte marrë malli për momentin kur dola nga kolegji, dhe fërkova tëmthat kur Luka filloi të komentonte se sa lirisht mund të merrte frymë tani.

Por më në fund telefonata mbaroi, çka më bëri të ndihesha bosh vetëm. Kur po shikoja vendin, vura në dijeni se isha mësuar shumë me ato të katërt, pasi papritmas gjithçka dukej bosh pa to.

Edhe zemra ime, për atë punë.

Sa për ta shpërqëndruar veten nga ndjenja se sa e vetmuar isha, mblodha gjithë kurajon që kisha dhe i telefonova mamasë që t'i thoja se gjatë procesit të udhëtimit partneri im ishte ndërruar nga Bethi te Xhejms.

Filloi të ulërinte e bërtiste sapo e informova. Me shpresë që të mos i dëgjoja më të bërtiturat, ula telefonin poshtë në shtrat e shkova të pija një gotë me ujë. Por kur iu riktheva telefonatës, vura re se ajo akoma nuk kishte kryer punë.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now