Kapitulli 03

895 52 3
                                    

Dua të jetoj
jo vetëm të mbijetoj

***
Universiteti i Shtetit të Kalifornisë

Pak muaj më përpara...

"FRED!" u përkula dhe vrapova pas vëllait tim patetik poshtë shkallave. "MA JEP OSE TË VARA"

"Pa të shohim ta bësh provë njëherë!" Qeshi teksa vraponte. Për 5 minuta po e ndiqja për të rimarrë kamerën time.

Mbas minutash të tëra ndjekjeje ai më në fund arriti sallonin duke u përballur me murin.

"Rrugë pa krye... vëlla. Kështu që... je i vdekur." Nënqesha dhe vura duart në gjunjë duke marrë frymë me ngulçim. "Ma dorëzo." Zgjata dorën dhe prita.

"Mos u afro më tej," paralajmeroi me shqetësim ne fytyrë. "Ose do të pendohesh."

"Uuu sa frikë, pyes veten çfarë do të bësh!" thashë me sarkazëm, por për një arsye të panjohura ai u sgërdhi.

Doja të bëja dhe një hap drej tij kur papritur fytyra i mori një shprehi të tmerruar dhe bertiti. "O MAMII, MAMI! REA PO MË GODET! AUÇ! MAMI!"

"Rea!" Mbylla sytë teksa zëri i mamit bulçonte nga kuzhina. "Sa herë të kam thënë të mos dëmtosh vëllaçkon tënd?"

Tha ajo me theksin e saj britanik dhe me duar në bel, u fut në korridor.

"Mami," thashë, duke u rrotulluar për ta parë. "Ai i ka nëntë vjet. Nuk është më i vogël!"

Pashë nga ana e Fredit, që po mbështetej në mur, sytë të mbushur me lot fallco, dhe duart e ngritur në mënyrë mbrojtjeje nga rrahjet e mia joreale.

"Pavarësisht mënyrës se si bën." Shtova pjesën e fundit si pëshpëritje që ajo të mos më dëgjonte.

"Epo, kjo nuk njehet si arsye për ta dëmtuar!" Drejtoi me njërin nga gishtat tek mua dhe më nguli shikimin.

Oh, sa e urrej këtë pozicion të sajin.

"Bën mirë të vazhdosh të sillesh si duhet! Tani që po shkon në kolegj njehesh si e rritur." E uli dorën dhe më hodhi atë vështrimin të-të-vij-turp. "Ç'të bëri që ta qëlloje këtë herë?"

"Këtë herë?" Turfullova me mosbesim. "Pikë së pari nuk e qëllova dhe nuk i bëra asgjë. Pikë së dyti-"

"M'u përgjigj!"

"Ai mori kamerën time!" Thashë dhe i drejtova gishtin asaj që Fredi po mbante mbas shpine. "Ai e di se sa kujdes e kam, kështu që e mori të m'i ngrinte nervat."

"Fred," iu drejtua Fredit dhe me qetësi vazhdoi, "a është e vërtetë?"

Fredi, duke qenë Fred-vemja që është, bëri si i pafajshëm dhe uli kokën me shenjë poshtërimi.

Nëse Fredi vriste dikë, do t'i duhej vetëm një shikim për t'i bërë njerëzit të besonin se nuk e kishte bërë dhe t'i bindte se ishte po aq i pafajshëm sa një bebe e sapolindur.

Dhe nëse i tekej, në më pak se një minut i gjithë faji do të biente mbi mua dhe do të më rrasnin në burg.

"Po, mama. Por, unë thejsht doja të shikoja sa e mirë është motra në fotot që shkrep." Dhe pastaj fytyra e mamit u qetësua pak.

Fredi mu drejtua me të ashtuquajturën fytyrën e lezetshme të tijën. "Më vjen shumë keq për mostregimin e edukatës, motërz." Ai pastaj vendosi kamerën në divan. "Të premtoj që kjo është hera e fundit që të mërzis."

"Au, ky është djali im i vogël." Një e qeshur e madhe u shfaq në fytyrën e mamasë dhe i dha një perqafim Fredit.

Veshi i Fredit ishte në stomakun e mamit krahët e tij rreth belit të saj, me fytyrën të perballur me mua.

Një ngërdheshje djallëzore u formua në buzët e tij teksa fliste pa bërë zë, paralajmërova.

Po të them, djalli ia ka pushtuar shpirtin. Ose jo, ai është vetë djalli. Dhe më beso, nuk mund të kesh një jetë të qetë teksa jeton me djallin.

***

"Epo, kjo ishte." Makina jonë ndali para kolegjit pas një udhëtimi të gjatë prej tre orësh.

Universiteti i Shtetit të Kalifornisë.

Sa kam pritur të shihja këtë ditë. Mamaja më shikoi dhe buzëqeshi kur pa se si më shkëlqenin sytë, teksa lodrinin në ndërtesën e konviktit.

Hapëm derën dhe dolëm nga makina. Unë morra valixhet e rënda nga makina.

"Je e sigurt që nuk e do vëllain këtu për përshëndetjet?"

"Heh, po, pasi nuk dua askënd të marr vesh se ne rrisim vemje në shtëpi."

"Rea!" Tha mami duke më vështruar me sy paralajmërues. U nisa drejt ndërtesës për të shmangur vështrimin e saj, kështu që ajo me ndoqi me shumë afërsi.

"S'e kuptoj pse nuk e trajton me mirësi. Ai është kaq i ëmbë-" rrotullova sytë në këtë pikë. "- dhe jam shumë e sigurt që ai të do fort."

"Me shumë siguri."

Ajo pastaj më dha një puthje të vogël në ball kur po mbërrinim derën. "Dua që ti të sillesh mirë."

"Pa diskutim." Ajo qeshi dhe më perqafoi papritmas. Ajo qau mes flokëve të mi dhe shtoi, "Do më mungosh."

"Mami, nuk është se do të rrëmbehem ose do të vdes a diçka e tillë." Tunda kokën, duke u tërhequr dhe shikuar fytyrën e saj me lot. "Do të jem mirë. Të premtoj." Ajo buzëqeshi dhe vendosi duart në faqet e mia.

"Mirupafshim, zemër. Pres që të më telefonosh çdo ditë." Tunda kokën në shenjë pohimi. I lëshoi duart dhe vazhdoi të ecte drejt makinës.

Nuk bëri as katër hapa kur papritur vrapoi drejt meje dhe më përqafoi persëri. "Përqafimi i fundit."

Pasi ç'ka u duk si minuta të tera, ajo më në fund më liroi dhe i hoqi lotët me gishtin e madh me kujdes që të mos prishte make-up-in.

"Mos harro të më marrësh çdo ditë-"

"Okej."

"Ji e sigurt-"

"Okej."

"Studio shumë-"

"Mami..."

"Mos bëj shumë telashe-"

"Mami!"

"Mir, mir. Tani do shkoj." E pash teksa futej në makinë dhe më përshëndeti me dorë.

Nëse ajo do të kishte qëndruar pak më shumë, do të kisha qarëbdhe unë me të.

U solla nga ana tjetër, morra frymë thellë and e lëshova ngadalë, ngushtova grushtin në dorezë dhe eca në ndërtesë, duke filluar një jetë të re që prisja të ishte më mirë se ajo e fundit.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now