Kapitulli 44

363 32 1
                                    

Gjithmonë dashuro. Mos bie në dashuri. Pasi çdo gjë që bie, thyhet

***

Kapitulli 44
~Na Ishte Një Herë~

E kafshova buzën ngadalë. "Por p-pse do ta linte ajo?"

"Nuk ka rëndësi. Çfarë është më e trishtueshme është se ajo as u nda nga ai. Ajo thjesht u largua." shkundi kokën. "Megjithëse është pak... e çuditshme. Nëse më pyet mua."

"Çfarë?"

"Ngjyra jote e syve më kujtojnë atë. Vetëm pak. Por mbi të gjitha është e çuditshme."

Duke i dhënë një shikim kurioz, morra foton e parë në duar.

Por aty, në vend të lumturisë, çfarë ma morri më shumë vëmendjen teksa shikoja më afër, ishin sytë dhe buzët e saj.

Harperi kishte të drejtë.

Dukeshi disi si të miat.

Sytë i kishte verdh në kaf si të mitë- megjithëse të sajat kishin pak hije jeshileje brenda, dhe buzët i kishte të vogla si unë.

Krejt papritur, gjithçka kishte kuptim.

Gjithçka.

Fakti që Xhejmsi donte t'i qëndroja larg. Ishte sepse unë isha një kujtim se gruaja që e donte e kishte lënë.

Më kujtoheshin gjithë ato raste kur Xhejmsi më shihte në sy pa arsye, duke humbur veten në to. Kohët kur vështrim i shkonte te buzët e sërish te sytë e mi.

Papritur ndjeva diçka në zemrën time. Ndjeva sikur po më digjej.

Po më dhimbte.

Fakti se sa herë ndante shikimin me mua, thjesht po shihte vajzën që e la. Dhe momentet që më puthte...

Thjesht më dhimbte.

Nuk isha një vajzë e dobët, por në atë çast, emocionet i kisha të shpërndara dhe nuk e kisha ndjerë ndonjëherë zemrën kaq të cënuar. Aty ishte kur sytë mu mbushën me lot.

"Më vjen keq. Më duhet- më duhet të shkoj." zëri mu drodh teksa u ngrita me nxitim.

"Rea..."

"Jo. D-duhej ta dija. Më fal për një moment." duke u munduar të shihja tutje që të fshihja lotët nga ajo, dola nga dhoma pasi morra pallton dhe çantën, megjithëse e dëgjova tek më thërriste ca herë.

U ula poshtë, duke veshur pallton gjatë rrugës. Kisha humbur të gjithë kontaktin me botën që më rrethonte; nuk mund të dëgjoja asgjë, dhe i gjithë vizioni rreth meje u turbullua.

Po i afrohesha derës kryesore, por sapo do zgjatesha për te doreza e saj, një dorë më kapi krahun dhe më ndaloi që të lëvizja më tutje.

E ktheva shikimin dhe menjëherë u takua me dy sy të zinj që i përkisnin Xhejmsit.

"Ku po shkon në këtë orë të natës?" pyeti, gjë që më acaroi më shumë.

Duke lidhur të gjithë nevrikosjen që po ndjeja, e shtyva tutje ashpër dhe dola si shigjetë nga shtëpia.

Qielli ishte i mbuluar me re, duke ndaluar ndriçimin e yjeve dhe hënës të bashkohej me tokën.

Por nuk e kisha problem. Thjesht eca nga më çonin këmbët me një ritëm të shpejtë teksa kapa një cingare tjetër dhe çakmakun nga çanta.

Me ngadalë, teksa vendosa cingaren mes buzëve, lashë një lot të më rrëshqiste. Jo më vonë pasi fshiva atë lëng të kripur një tjetër e ndoqi.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now