Kapitulli 29

378 40 2
                                    

Ti kishe nevojë për flakë,
kështu që i vura zjarr vetes

***

Kapitulli 29
~Çuditërisht Shije të Mirë~

Xhejmsi papritur i tërhoqi buzët e tij mbrapsht, duke i shkëputur duart e tij nga nofulla ime teksa sytë i ranë nga fytyra ime.

"Nuk duhej ta bëja..." filloi të belbëzonte fjalë me veten, duke tundur kokën. "Më vjen keq. Duhet të- Unë- Unë duhet të shkoj."

"Jo!" teksa ishte duke u larguar nga unë- sërish- ia kapa mëngën dhe ia shtrëngova. "Më shiko! Nuk ka problem."

"Jo, ka problem-"

"Jo! Jo nuk ka!" e pashë në sy dhe i dhashë një buzëqeshje. "Mund të shtiremi sikur nuk ndodhi, nëse kjo është çfarë ti do. Por thjesht... Mos më lër."

Ia lëshova mëngën dhe hodha një hap mbrapa. "Shikon? Asgjë nuk ndodhi. Jo se më kujtohet ndonjë gjë." thashë, duke shikuar dhe pritur për reagimin e tij.

Fjalët e mia thjesht bënë që shikimi i tij të bëhej më kurioz, sikur nuk e priti që unë t'i flisja në atë mënyrë.

Në fakt, as unë nuk prisja të flisja ashtu, pasi isha unë ajo që para një minute po e fajësoja se bënte sikur asgjë nuk ndodhte.

Por më në fund pohoi me kokë. Nuk e kuotova se ç'donte të thoshte kështu që akoma duke buzëqeshur me qëllim, thashë, "Le të kthehemi në motel."

Me këtë, ne u nisëm. E shikoja me maturi teksa ecte anë meje, praktikisht sikur ecte me nge derisa arritëm makinën dhe isha në dhomën time para se ta kuptoja.

Kurrë nuk e kisha kuptuar sa e fortë fjala 'e pamundur' mund të ishte derisa u mundova të flija atë natë.

Fantazma e buzëve të tij ishte akoma në të miat, e pavullnetshme të largoheh me ngut.

Nuk e dija sa orë kishin kaluar. Dy? Tre? Dija vetëm se isha përhumbur në mendimet e mia për një kohë të pacaktuar.

Kjo ishte deri kur vendosa të kontrolloja telefonin, duke parë se kishte kaluar një orë e gjysmë pas mesnate. Gjithashtu, kisha tre thirrje të humbura. Dy nga Bethi, dhe një nga Lili.

E shmanga tentimin t'i telefonoja, pasi e dija se nuk mund t'i mbaja për vete eventet e ndodhura atë natë.

Pasi më në fund e fitova luftën kundër tundimit, zilja e telefonit tim ra dhe pashë që ishte Bethi.

Nuk mund ta hapja telefonin.

Dua të them, nuk doja ta hapja.

U mundova të mos i përgjigjesha.

Por gjithsesi e bëra.

"Hej, Rea!" tha zëri i Bethit, duke bërtitur që të dëgjohej nga muzika e lartë. "Pse nuk na u përgjigje? Lili dhe unë filluam të shqetësoheshim. Dua të them, unë fillova të shqetësohesha, duke parë se Lilit nuk i plasë për asgjë.

"Putha Xhejms Anderson."

Nuk u përgjigj pasi më dolën padashje fjalët. Prita por nuk tha gjë. Thjesht dallova se po i thonte diçka dikujt përmes muzikës.

"Ma jep atë dreq telefoni!" thirri dikush. "ANDREA MUT BRUKU! ÇFARË DREQIN KE BËRË?"

"Lili?"

"MOS ME BËJ 'LILI' MUA! PËRSËRITE SËRISH NËSE E DI SE Ç'ËSHTË E MIRA PËR TY!"

"Unë- Ne-" e dija që tani isha zyrtarisht e vdekur.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now