Kapitulli 20

419 29 0
                                    

Sekreti që të fitosh
është që të nisesh

***

Kapitulli 20
~Fillimi i diçkaje të re~

"Kjo duhet të jetë." tregova me gisht te një autobus i bradhë e i vjetër teksa Xhejmsi dhe unë po ecnim përmes stacionit.

Ishte gati shtatë e gjysmë dhe ne ecnim afër njëri-tjetrit teksa shkonim drejt autobusit, duke mbërritur tek ai momenti i sikletshëm ku unë do dhe Xhejmsi tentuam të hynim brenda në të njëjtën kohë.

Erdhëm te një ndalesë e paritur teksa vështronim njëri-tjetrin për një moment, syt tan u takuan.

Për herë të parë.

Sytë e tij mund të kenë pasur hije të errta brenda tyrë, por ama, ishin tamam si argjend, duke u shkrirë pasionisht në mirësi.

Diçka që nuk e kisha vënë re më parë.

Por prapëseprap ishte hera e parë që  kisha parë plotësisht brenda atyre syve drej për së drejti.

Nga një shikim i pakët në ato sy, e dija si fakt se ai vlente shumë.

Duke kthjelluar fytin Xhejms Anderson u praps pak dhe më nxorri nga ajo botë në të cilën ngadalë po rrëshqisja brenda, e tregoi me kokë që të hyja brenda.

Tunda kokën që të largoja të gjithë mendimet që ishin të varura në mendjen time dhe shikova në tokë, duke ecur brenda autobusit me nxitim.

E rregullova çantën në vendet lart kokës sime dhe u ula ngjitur me dritaren, me durim duke pritur për Xhejms Andersonin.

Aty e kuptova se nuk i isha drejtuar atij ose e kisha thirrur ndonjëherë. Kishim folur vetëm tre herë; në fillim kur po më qonte tek infiermeria, së dyti në atë natë plot ndodhi dhe së treti vetëm atë ditën që po futej në taksi.

Në asnjërën prej këtyre rasteve nuk e kisha thirrur me emër, lëre më me mbiemër.

Sapo e pashë të hynte në autobus dhe u drejtua drejt meje, menjëherë pashë nga dritarja, e pasigurt nëse zemra ime mund të duronte një tjetër kontakt me sy.

Në atë moment, një grua në moshë u mundua të vendoste çantën e saj sipër sediljeve, por kjo e fundit i ra poshtë. "Oh Zot." u ankua, duke e pasur pak të vështirë ta ngirnte lart.

"Të lutem, më lër të të ndihmoj. Tha Xhejmsi teksa gruaja u mundua ta kapte. Ai u përkul poshtë dhe e ngriti çantën dhe e ndimoi gruan teksa ajo e shihte.

"Faleminderit, mor djalë." tha me zërin e saj prej të moshuare, duke ia rrahur shpatullat Xhejmsit teksa një buzëqeshje iu formua në buzë.

"As mos e zër në gojë." me këtë, ai u afrua dhe zuri vend afër meje, me kujdes duke rregulluar mëngët e xhaketës.

Autobusi u nis jo më vonë mbasi i dhashë një vështrim të fundit Xhejmsit dhe e përhumba shikimin tim në rrugë.

Vetëm një mendim po më gërryente mendjen. Një mendim që më dëshpëroi sapo më kaloi në mendje; nëse Xhejmsi e dinte se unë isha partnerja që profesor Uollteri po i tregonte ai kurrë nuk do të kishte pranur për këtë udhëtim. Por tani që e mendoj, ai nuk ështe se reagoi shumë kur e zbuloi.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now