Kapitulli 13

495 28 0
                                    

Paralajmërimi i autores
Nuk jam e sigurt nëse kjo ka nevojë për paralajmërim, por po e them vetëm për siguri; ju lutem lini këtë kapitull nëse nuk e vlerëson të lexosh për kufoma, mjekësi ligjore, gjak dhe autopsi.

***
Kurrë nuk e bëj të njëjtin gabim dy herë. E bëj gjashtë ose shtatë herë, sa për siguri.

***

Kapitulli 13
~Një gabim i madh~

Problemi më i madh që më bën të vauja në jetë, është kurioziteti im i dreqit. Në fakt ndiej keqardhje për veten time dhe njerëzit kuriozë si unë. Sepse besoje ose jo, asnjëri nga ne nuk mund të jetojë një jetë të lumtur.

Ne gjithmonë duam të dimë më shumë. Dhe aq më shumë mësojmë, aq më shumë duam të dimë më shumë.

Nësa ka sado pak kuptim...

Por kjo është një histori tjetër.

Gjithnjë kam vuajtur diçka tjetër gjithashtu; dashurinë për egon time. Kjo është se si rashë në takim me disa nga problemet e mia.

Dhe kjo është ekzaktësisht se çfarë më turpëronte më shumë në sy të të tjerëve. Shkaktimi i kësaj ishte, sigurisht, unë.

Atë ditë, profesoresha Rej, ishte aty që tani kur Bethi dhe unë hymë në klasë, kishte veshur një uniformë të bardhë dhe na udhëzoi të bënim të njëjtën gjë.

Duke ndarë ca shikime pyetëse, unë dhe Bethi u nisëm së bashku me studentët që ishin jashtë klasave, që po drejtoheshin nga Rej në një vend të kolegjit që s'e kisha parë më parë. Ishte më shumë si një infiermeri.

Profesoresha ndali tek një derë, duke na treguar të rrinim pa lëvizur gjithashtu.

"Siç mund ta mbani mend, ju kam thënë sezonin e kaluar të më sillni punën tuaj në kopjen e Guidës së Laboratorit të Atonomisë Humane, kapitulli pesë." tha profesoresha Rej.

Rej ishte mjekja jonë ligjore dhe profesoresha e klasës sonë të autopsisë. Ishte grua e moshës së mesme me sy shkëlqyes blu dhe flokë të kuqe zjarr, por gjithsesi mund të dalloje fije grihe poshtë atyre kaçurrelave.

"Dhe tani, do të kuptoni se sa mirë i keni bërë vetes nëse e keni lexuar, dhe sa keq nëse jo." vazhdoi. "Sot do të jetë mësimi praktik, meqë do të bëni një test për sezonin e ardhshëm. Ndonjë pyetje?"

Kur askush nuk bëri as zhurmën më të vogël, ajo vazhdoi. "Mirë. Tani do të bëni mirë sikur të më ndiqnit. Por një paralajmërim para se të kalojmë derën: për ato që mendojnë se nuk janë aq të fortë sa për të shikuar trupin e njeriut komplet të hapur, ju lutem qëndroni prapa. Fjalët i kam më shumë për femrat."

Kishte disa murmuritje nga ne dhe ndarje shikimesh. "Më ndiqni." tha ajo dhe hapi derën.

Një turmë e madhe u bind dhe e ndoqën, 95% e së cilës ishin djem. Por unë -duke qënë unë- doja t'i vërtetoja vetes dhe të krijoja një reputacion për veten, kështu që lëviza dhe hyra brenda.

Bethi më kapi mëngën duke më tërhequr mbrapa. "Çfarë po bën?" pyeti, duke më dhënë një shikim të tmerruar.

"Çfarë? Duhet të qëndroj mbrapa dhe t'ia lë qejfin djemve?" thashë me buzëqeshje.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now