Kapitulli 06

695 39 0
                                    

Për të qeshur me vërtet, duhesh të marrësh dhimbjen tënde, dhe të luash me të.

***

Kapitulli 6
~Klub gjithë natën~

Hodha telefonin në shtrat përsëri dhe u shtriva edhe vetë aty, duke fshehur fytyrën ndër duar.

Nga të gjithë njerëzit në botë, pse Fredi duhet të ishte vëllai im? Vazhdova të pyesja veten ndërkohë që e shaja.

"Rea, a është gjithçka mirë?" Tha Lili, duke ngritur vetullën për shkak të reagimeve dhe bërtitjeve të mia. Kur nuk iu përgjigja vazhdoi, "Jo për të futur hundët a ndonjë gjë, por kush ishte në telefon?"

"Vëllai im debil!" U ankova. Sytë më udhëtuan drejt Lilit, që gërhiti mbas asaj që thasë.

"Vëllai jot? Çfarë po bënte ai?" Tha ajo, duke u dalluar lehtësisht që po mbante të qeshurën.

"Ai po hynte në dhomën time!"

"Nuk ka gjë, nuk ke pse të shqetësohesh." Tha Lili, e qeshura duke u shndërruar në ngërdheshje.

Ajo nuk e kishte idenë se çfarë krijese ishte ai! Kishte një arsye pse njerëzit ishin të prirur ta quanin Fred-vemja. Në fakt, me njerëz e kam fjalën për mua. Unë isha e vetmja që e njihja për atë që ishte vërtetë.

"Gjithsesi, hajde të shkojmë." Tha ajo duke m'i rëne shpatullave me lojë.

U çova pasi mora çantën me kamerën në të, dhe e ndoqa jashtë dhomës.

"Meqë ra fjala, nuk më përmende që ishe Angleze." Tha Lili, duke vërejtur theksin tim Britanik që e kisha marrë nga mamaja.

"Më në fund!" Ia behu një vazjë me lëkurë të errët, flokë të zez, dhe sy jeshil ndërkohë që ikëm nga pallati, e cila po mbështetej në një makine dhe kishte veshur xhinse të shkurtra.

Pasi erdhi më afër nesh, i fiksoi sytë tek unë.

"Lili tha që do të vije." Tha vajza dhe unë mezor dhashë një të tundur kokë pa ditur së çfarë të thoja tjetër. "Unë jam Beth. Ky është Daniel-"

"-Dan." Korrigjoi djali.

Dan kishte flokë të verdhë të shpupurishur dhe sytë i kishte kaf jo si flokët ngjyrë të hapur. Nuk ishte ai tip djali që do ta thërrisje seksi, por nuk mund ta mohoje që ishte shumë atraktiv.

Kishte veshur rroba të rehatshme, por shumë të shtrenjta nga pamja. Dukej që i kishte kushtuar një dorë dhe një këmbë. 

"-Dhe është gjithashtu Luka që do të vijë nga momenti në moment."

Oh, epo... Atë e njihja mirë.

Nuk e dija sa shumë po qendronim, por u ndien si disa minuta kishin kaluar derisa Luka më në fund u shfaq. Ai qëndronte aty, duke marrë shikime vrasëse nga Lili, Bethi dhe Dani.

Pasi dha disa shikime të çuditshme nga ana jonë në qetësi, vendosi të fliste më në fund kur hodhi sytë tek uneë

"Epo, a nuk është mbretëresha e të folurit dora vetë?" Tha Luka duke tundur kokën me ngadalë.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now