Kapitulli 38

345 32 0
                                    

Nuk duhet të përhumbemi në ëndrra,
e të harrojmë të jetojmë

***

Kapitulli 38
~Një Përshtypje e Parë e Dhimbshme~

"JO! Shhhhh!" ai erdhi shpejt drejt meje dhe më kapi nga mbrapa, duke më bllokuar gojën. "Po prish çdo gjë!" tha lehtë i nevrikosur.

Me zemrën që më rrihte fort, ndalova së luftuari që i të më lëshonte dhe aty do ta mund ta kisha mundësinë time.

"Kjo ishte. Tani do ta heq dorën dhe ti nuk do të bësh asnjë zhurmë."

Pohova ngadalë me kokë.

"Bravo."

Por sapo i hoqi duart, u solla rrotull dhe e godita në tope me këmbën time.

Fiks në atë moment, Xhejmsi me nxitim e hapi derën dhe dëshmoi veprimet e mia.

"URGH!" qau djali dhe u përkul në gjunj.

"Erik?" tha Xhejmsi, me sy të zmadhuar në shok.

Djali nuk u përgjigj meqë ishte i zënë duke turfulluar e vajtuar nga dhimbjen në dysheme.

Në fillim fytyra e Xhejmsit ishte e shokuar por ajo shpejt u shndërrua në një të zgërdhirë, pastaj në një gërrhitje, me vonë në një të nënqeshur, dhe në fund ia plasi vajit.

"MJAFT QESHE, TI BIR-!" djali e ndali fjalinë aty dhe iu kthye turfullimeve. "Ou... Ou..."

Unë kisha shpinën e djalit përballë meje dhe flokët e tij kaçurrela ngjyrë bjond, por ama e dija se fytyrën e kishte të shtrembëruar në dhimbje e me vetulla të ngrysura.

"Kjo ishte... Skena më legjendare... Që kam dëshmuar ndonjëherë." tha Xhejmsi mes të qeshurave të tij.

Asnjë sekond më vonë të dy Liza dhe Çarlsi erdhën te pragu i derës me pamje të tmerruara në fytyrë.

"Çfarë ndodhi?" pyeti Liza, me sytë që i ranë nga djali.

"Andrea qëlloi Erikun!" Xhejmsi vazhdonte të qeshte.

Në fillim isha e turpëruar, por ajo ndjesi shpejt u zhduk sapo Çarlsi iu bashkangjit të qeshurave, dhe u ndoq nga Liza jo shumë vonë.

"Unë po vuaj në dhimbje. Dhe a nxiton kush të më kontrollojë a jam mirë? Jo! Ia plasin gazit!" tha djali, duke bërë më të mirën që të ngrihej, e pastaj të më shikonte.

"Prit një sekond, çfarë po bëje në dhomën e saj?" ndaloi më në fund Xhejmsi së qeshuri dhe pyeti.

"Harperi tha se je kthyer. Kështu që doja të vija e të të surprizoja. Por çfarë marr si shpërblim për mirësjelljen time të pastër? GODITEM NË TOPE!"

Kjo i bëri ata të tre të qeshnin sërish, duke marrë shikime të papëlqyera nga ai.

"Dhe nuk mund të më surprizoje duke hyrë në shtëpi nga dera kryesore si një njeri normal?" u zgërdhi Xhejmsi.

"Zot, zemra ime e gjorë dhe e vjetër vërtet i është dashur kjo e qeshur." psherëtiu Çarlsi.

"Edhe mua gjithashtu." tha Xhejmsi teksa prindërit e tij dolën nga dhoma. "Gëzohem që të shoh, shoku." u kthye nga djali dhe i buzëqeshi.

"Kaq? S'jemi takuar për një vit dhe gjithçka marr është 'Gëzohem që të shoh'? Vërtet?"

"Çfarë do që të bëj atëherë?"

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now