Kapitulli 33

327 33 0
                                    

Një shok i mirë të paguan garancinë e burgut, një shok i ngushtë është ai që qëndron ngjitur teje duke të thënë "kjo që bëmë ishte marrëzisht e çmendur"

***

Kapitui 33
~

Sekreti i Bethit~

"Ajo duket si një vajzë e këndshme." tha Lili, teksa ajo, Bethi dhe unë po qëndronim afër zjarrit.

Doli që, vajza që Luka i tërhoqi vëmendjen, ishte në klasën e letërsisë së Danit dhe ishin pakashumë të njohur me njëri- tjetrin.

Por mbasi u prezantuan komplet, gjetën një interes mes tyre -duke parë se ajo vajza ishte nga ato të mirat që qejfin e kishin me limit për shkak të studimeve- dhe kështu e kaluan të gjithë festën sëbashku.

Luka ishte duke kërcyer pisët me një vajzë, gjë që na la mua, Lilin dhe Bethin duke biseduar.

"Mos e ndrysho temën, Lili!" shpërtheva.

"Çfarë teme."

"Për pëlqimim tënd."

"Nuk kam një pëlqim!"

"Atëherë mjaft bëre sikur ke!" turfulloi Bethi.

"Çfa- unë jam ekzaktësisht e njëjta! Asgjë nuk ka ndryshuar tek unë."

"Po, ka ndryshuar." argumentoi Bethi. "Papritmas ke interes në festa, vazhdimisht kontrollon Instagramin e dikujt- por ikën nga faqja e tij sa herë afrohem, kërkon mes turmës për atë djalë-"

"-ose vajzë." e ndërpreva.

"Ose vajzë." konfirmoi Bethi.

"Vajza, shikoni. Nëse ndodh ndonjë gjë, do t'ju njoftoj." tha Lili. "POR ASGJË NUK KA NDODHUR AKOMA."

"Akoma." Bethi dhe unë thamë së bashku dhe bëmë qepalla.

"Atëherë, Beth. Lëmë mënjanē shakatë e Lukës, a je e interesuar në ndokënd?" pyeta.

"Jo." tundi kokën.

"Akoma." tha Lili me zgërdhirje.

Teksa Bethi dhe Lili filluan të debatonin për djem dhe pëlqime, një kujtim filloi të shfaqej në kokën time.

Kujtova atë ditën në mensë kur një djalë i tha Bethi gjëra të tmerrshme, duke ia ngritur nervat Danit dhe të tjerëve, dhe duke u futur në sherr me Lukën.

Kështu që duke ndjerë veten time të zakonshme kurioze, i pyeta ato dyja në lidhje me këtë çështje. Në fillim, asnjëra prej tyre nuk tha gjë. Dreq, as nuk reaguan.

"Peter. Po flet për Peterin." tha më në fund Bethi, duke shtrëmbëruar fytyrën në përmendjen e emrit të tij.

"Ndjej se nuk duhet ta kisha përmendur këtë temë." thashë, duke kruar fytin. "Ndjesë."

"Jo... S'ka gjë." kundërshtoi Bethi. "Mendoj se ke të drejtë ta dish. Je një nga shoqet e mia të ngushta."

Dhe me këtë filloi.

"Ishte opsioni i semestrit gjatë verës. Sapo isha diplomuar nga gjimnazi, dhe gati të filloja një jetë të re -si thojnë të gjithë kur hyjnë në kolegj. Doli, që ishte ky personi i caktuar që nuk ishte i ri për mua."

I dhashë Bethit një shikim të konfuzuar.

"Bethi po flet për Lukën. Ka qenë në gjimnazin e Lukës. Kështu e njihnin goxha njëri- tjetrin." tha Lili dhe tunda kokën në kuptim.

"Tani, a të kujtohet Silvia?" pyeti Bethi.

"Er... Vajza me flokë të zinj dhe sy blu që po gjuante Xhejms Andersonin?"

"Po. Ajo." pohoi Lili.

"Çfarë ka ajo?" ngrita një vetull dhe Bethi vazhdoi.

"Silvia ka qenë e dashura e Peterit. Ajo vajzë është një kurvë e vërtetë." Lili piu një gllënkë nga pija pastaj shfryu. "Ups, thashë vajzë? Më fal, doja të thoja bushtër."

"Pra pastaj Silvia-Kurva filloi të gjuante Lukën një natë në një festë. Flirtonte, lëpinte buzët e saj prej bushtre, dhe kërcente pisët me të ndërkohë që të dy ishin të dehur." tha ajo. "Dhe Luka, duke qenë vetja, ndiqte atë nga mbrapa. Gjërat filluan të nxeheshin dhe filluan të putheshin në fushën e kërcimit."

"Prit." e ndërpreva. "A e dinte Luka që-"

"-Që Silvia kishte një të dashur?" pyeti Bethi. "Jo. Normal që nuk e dinte."

"Doli që, Peteri ishte lloji i të dashurit xheloz." Vazhdoi Lili kështu dhe e gjithë biseda. "Kështu që Peteri sheh Silvian dhe Lukën, filloi sherrin me të dhe filluan të rriheshin, e Luka ishte ai që fitoi."

"Krejt ashtu?" vura në pikëpyetja.

"Krejt ashtu." pohoi Lili. "Silvia- Kurva u nda atë javë me Peterin dhe ai mendonte se ishte faji i Lukës."

"Kështu që donte të merrte hak." thashë pa ton dhe rrotullova sytë.

"Kështu që donte të merrte hak." konfirmoi Lili.

"Tani, kjo ësht tepër klishe." rrëfeva.

"Pakashumë." mblodhi shpatullat Bethi.

"Prit. Çfarë roli luajte ti në hakmarrjen e tij, atëherë?" pyeta.

"Isha unë ajo që u godit me hakmarrje." bashkoi buzët.

"Çfarë? Pse!?"

"Sepse shoqërohesha me Lukën goxha shumë atë kohë. Duke parë se ishim në të njëjtat klasa në gjimnaz."

"Çfarë bëri Peteri?"

"Hapi thashetheme për Bethin në të gjithë kolegjin."

"Duke thënë se isha një kurvë, bushtër dhe bla bla bla."

"Dani ishte shok dhome me Lukën, dhe unë isha shoqja e Danit që kur kemi lindur, dhe kështu filluam të njiheshim-"

"-duke planifikuar rrahjen e disa prapanicave."

"Dhe ashtu bëmë." mbaroi Lili.

"Uou." ishte e vetmja gjë që arrita të thoja. "Kjo është thjesht... e tmerrshme"

"Kështu thua?" turfulloi Lili.

"Por hakmarrja nuk bëri asgjë veç se na forcoi miqësinë mua dhe Lukës, dhe na lejoi të takonim edhe dy miq të tjerë." tha Bethi, duke buzëqeshur.

I buzëqesha mbrapsht.

"Gjithsesi," thashë teksa shkuam të merrnim ca pije më shumë. "që kur kam ikuer unë, a e keni zbuluar se kush është dashuria misterioze e Lukës?"

"Ooh! Kam harruar komplet për atë!" klithi Bethi. "Si kemi harruar ta zbulonim këtë?"

"URGH! Mjaft folëm për djem! Por më ÇMEND!" shpërtheu Lili, duke fërkuar anët e kokës.

"Le ta bëjmë këtë një natë vajzash, atëherë. Pa llafe djemsh, pa kërcime me to." sugjerova.

"Duket si një plan për mua." qeshi Bethi, dhe me këtë, duart plot me pije, filluam të kërcenim si të marra rreth zjarrit.

Disi pjesa tjetër e natës ishte e turbullt, por sa mbaj mend, nëse një djalë afrohej të kërcente me ne...

Le të themi se do të pendoheshin.

***

Mos harroni të votoni dhe komentoni opinionet tua :)

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now