Pjesa 2.

4K 175 30
                                    


  Rrugeve e vetme,pa asnje lek. Endesha e pashprese. Nuk e di sesi do vazhdoje kjo jete per mua keshtu. Ato rruge tashme me dukeshin krejt ndryshe. Ndihesha e pavarur , e lire si nje zog qe fluturon ne hapesiren e skajshme te qiellit dhe nuk gjen nje vend te pershtatshem per tu ulur. 

Ndihesha e  zymte ne thellesi te shpirtit tim . Ishte e kunderta e asaj dite plot shkelqim . Ai qiell.. Ai qiell qe me jepte optimizem , por nuk isha e sigurt sa e vertete do te ishte. 

Edhe une kam pasur endrra qysh ne femijeri. Kam dashur te isha dikush ne jete. Te mbaroja shkollen , universitetin dhe te merrja nje profesion qe do me shoqeronte gjithe jeten. 

Per te mos kaluar me pas  ne vitet  e adoleshences. Me mungonte aq shume prania e nenes. Aroma e saj  , te cilen nuk e njoha kurre. Me mungonte nje ledhatim nga dora e nenes. Me mungonte te therrisja fjalen nene... Me mungonte babai. Heroi i cdo vajze.  Prinderit qe jane qeniet me te rendesishme per nje person , une ... Nuk i njoha kurre. Nuk munda te them kurre " mami  " apo "babi" . 
Me mungonte vellai ... Sa do te doja ta kisha nje te tille , kur te gjithe talleshin me mua ne shkolle. Kur e gjeja veten si objekt talljeje nga  e gjithe shkolla . Kur me ngacmonin , kur donin te me fyenin ne cdo rast. Me mungonte motra , shoqja ime. Sa do te doja te kisha pasur nje te tille  qe ti tregoja gjithcka e te me perkrahte. Te qeshnim dhe qanim bashke. 
Epo te gjitha keto ,  shume njerez i kane dhe nuk ua dine vleren. Por, rendesia e tyre nuk mund te krahasohet as me thesarin me te cmuar ne bote, sepse familja  i kalon limitet e cdo gjeja. 
Sa do te doja te kisha pasur nje familje... 

E me keto mendime ne koke , vura re se te gjitha ishin " sikur " ose "sa do te doja" . Kam shume deshira. Deshira per te njohur prinderit.. Per ti pyetur se perse me braktisen. 
Deshira per te plotesuar endrrat e mija , gjithmone me ka shoqeruar. 

Epo per momentin kjo eshte krejtesisht e pamundur. Ja ku ndodhem mes 4-rrugeve e vetme. 
Fillova te kerkoj per ndonje pune qe pershtat me moshen time. Cfardo pune,vetem te jete e ndershme. Kamariere? Pastruese? Dado?  . Cfaredo qofte . 


Shkova ne nje lokal dhe aty shoh nje burre rreth te 40-tave.  I gjate dhe me nje pamje paksa te vrazhde. 

-Ckemi doja te kerkoja ketu pune,si kamariere apo pastruese.
-Mosha?
-18.
-shkon ne shkolle?
-Jo,nuk kam gjendje ekonomike te mire.
-Di gjuhe te huaj?
-Po,anglisht,ferngjisht dhe italisht.
-Shum mire,si fillim do te provojme dhe me pas te shohim do rrish apo jo ne pune.
-Dakord,nuk do ju zhgenjej,shume falemiinderit. Kur nis pune?
-Qe ne keto momente vajz,punen do e kesh qe ne oren 9:00 deri ne 22:00.
-mir eshte. Paga?
-200 mije ne muaj.
-:)
-Nisja punes.Me krahe te lehte!
- Faleminderit. ! 

 



Dhe keshtu nisa pune. Dridhesha e gjitha , nuk e di  ,emocionet apo frika? Nisa nje jete krejt te re. Nje jete qe do te jete si fillimi i nje libri te ri per mua .
 Si do sillet kjo jete me mua? Mire? Apo me keq se çe kisha?

Who are you? [Shqip]Where stories live. Discover now