Kam frike...

1.1K 80 21
                                    

Kishin kaluar disa dite qe nga ikja e Jackut dhe Kleas ne Spanje. Ne fakt ndihesha paksa e vetmuar dhe tashme e kuptova sesa me mungonin ato grindjet " e ashpra" midis meje dhe Jack-ut . E dua shume ! Ne fund te fundit , kush nuk e do vellain e saj ? 

Epo keto dite ka qene e njejta monotoni. Zgjohem ne mengjes ,  shpesh here nga te qeshurat e Teas. Mistrecja ime vogel , eshte ajo qe me zbukuron jeten !   Epo le te themi se me Lejlen jam miqesuar shume. Flasim cdo dite dhe  e takoj pothuajse cdo sekonde. Le te themi se me duket nje vajze e mire !Nuk e kisha menduar kurre jeten time keshtu . Te kesh nje familje ku mund te mbeshteses koken dhe te te bien lotet kur je e trishtuar , te kesh nje familje ku mund te ndash gezimin tend , te kesh nje familje qe te kupton dhe te do me gjithe shpirt , eshte ajo cka kam dashur gjithmone. Te ndieja ngrohtesine e tyre. Te ndihesha e sigurt ne gjirin familjar. 

Brandoni... Epo ai eshte dashuri me vete. Eshte gjithmone prane meje , ashtu si ne fillim. Gjithmone eshte si nje ure mbeshtetese per mua , eshte si nje barriere qe mbron dashurine tone te cmueshme. Eshte ai qe me risjell humorin ne vend , eshte ai qe me dhuron dashurine e gjithe botes dhe e ndiej se e ardhmja ime , epo ndoshta mund te jete prane tij . Ndoshta... 

                                                                                                   ***

Isha shtrire per shtate pale qejfe ne shtratin tim duke  pire nje kafe te ngrohte dhe  me kufjet qe me shoqeronin cdo moment , kur ndjeva qe u nderpre kenga dhe u shfaq  nje numer i panjohur ne telefon. 
E hapa me mendimin se mund te ishte ndonje i aferm por qe kishte ndrruar numrin dhe po prisja qe dikush te pergjigjej  , por me kot. Shume shpejt telefonata u mbyll. 
Ndoshta kishin ngaterruar numrin.  Vazhdova serish ne qejfin tim dhe telefoni tingelloi serisht. Ishte nje mesazh nga i njejti numer. 

 E hapa dhe para meje u shfaq nje mesazh , nje mesazh qe me prishi gjithe diten  . 

"Beson kaq shume tek i dashuri yt apo jo  ? Mendon se syte e tij jan vec per ty  ? Beson tek fjalet e tij te bukura qe jane te gjitha mashtrime ? Epo e ke krejt gabim kukull ! Ai nuk eshte dashuria jote . Nese do te ishte ,  cdo te bente ne krahet e tjetres atehere ?! A dhe dicka. Jam ketu LIVE duke i pare.  . Me beso , duken kaq te bukur. SI dy zogj te dashuruar" 


Ngriva ne vend. E lexova me qindra here kete mesazh. Ndjeva nje dhimbje , nje therrje ne zemer . Te ishte e vertete valle ? Duhet ti besoja ? Por , perse duhet ti besoja nje personi te panjohur , nderkohe qe Brandoni ishte dashuria e jetes sime ? Apo.... Apo ndoshta ai nuk ishte ? 

Nje lemsh i vertete u mbeshtoll ne mendjen time. Ndihesha kaq kurioze , kaq  e padurueshme , kaq nervoze per gjithcka. Kisha frike nga largimi i tij  pasi e di qe do te me lendonte vertet shume... 

Nuk mund te duroja keshtu qe injorova mesazhin dhe e telefonova ate.  

Nuk pergjigjej. Pas shume zilesh e zilesh me ne fund telefoni i tij u hap 

"Alo ?!  Mund te flisni ? "  sigurisht erdhi nje ze , por nuk ishte ai . Ishte zeri i nje femre.Cdonte nje tjeter femer ne telefonin e tij ? 

Epo me gjithe keto gjera , po filloj te besoj me shume te panjohurin e telefonit dhe besimi im u shtua me teper kur me mesazh me erdhi nje foto . Ishte Brandoni duke perqafuar nje femer. Ishte nje perqafim i ngrohte  , i afert me nje femer. AJo dukej kaq.. Kaq e bukur , elegante , e gjate dhe pak si ekstravgante.

Epo tani  kam me teper frike. Kam frike nga humbja e tij...

Who are you? [Shqip]Where stories live. Discover now