Rreze drite

1.2K 97 85
                                    

-Po, patjeter. Do jem une prezent per tu marre me organizimin e konferences. E kuptova. Ne oren 7 fiks do te jem aty. Mirupafshim,- mbylli telefonaten i lodhur nga punet qe smerrnin ndonjehere fund.

U ngrit nga karrigia e tij dhe shkoi te dritarja prej xhami qe i mundesonte te shikonte gjithe peisazhin e bukur te natyres. E donte ate pamje; ishte e vetmja gje qe e qetesonte nga puna, rutina e perditshme, e ema qe ngulmonte per ti gjetur nje nuse. Akoma sarrinte ta kuptonte. Kishte ndonje gje te keqe me te qenurit beqar ne moshen 28 vjecare? Por jo, e ema mendonte se kishte ardhur koha qe te rregullohej sic thoshte ajo, te krijonte dhe ai familjen e vet. E nga ta dinte Moza qe Stiveni nuk kishte ndermend te krijonte familje. Nuk besonte te dashuria me shikim te pare, as te vajzat e pafajshme dhe te ndershme. Kishte kaluar plot kohe duke i njohur dhe kishte kuptuar qe te gjitha ishin njesoj.

Ai mendonte vetem si ta zgjeronte biznesin e tij. Ishte ne krye te nje kompanie te madhe ndertimi, me tendera te shumte e fitimprures. Mbahej si nje nder beqaret me te pashem te qytetit e shume vajza linin koken per te. Nje beqar i stazhionuar i thoshte Arditi, shoku i tij i ngushte.

Vite me pare, gjyshi i tij i kishte thene dicka. Ne momentin kur ne jeten tende dicka do ndryshoje, buzeqeshja jote do ia kaloje cdo gezimi te meparshem tendin, kur zemra do filloje te te rrahi fort, kur syte e tu do te zhyten ne thellesine e ngjyres se nje vajze, kur te depertosh thelle ne shpirtin e saj e te arrish te mbizoterosh skutat e thella te saj, kur te duash ta mbash ne krahet e tu e ta perqafosh, kur mendja jote therret vetem emrin e saj dhe mendimet e tua rrotullohen rreth saj: dije qe e ke gjetur shoqen tende te jetes. Ke gjetur ate person pa te cilen sdo mund te jetosh dot, ajo do te jete arsyeja pse do marresh fryme, ajo do jete me shume se ajri qe thith, me shume se kenga me e mire, me shume se cdo rrahje zemre. Ajo do te zoteroje shpirtin tend e ti te sajin. Ajo do te jete rrezja jote e drites qe do ndricoje erresiren tende, do hedhe poshte cdo mur qe ke ngritur, cdo fortese qe ke krijuar ne mendjen tende. E do te vije nje dite qe do thuash: duket sikur ka nje jete qe je e imja.

Ndersa hidhte syte ne horizontin e pafundem, meditonte rreth ketyre fjaleve dhe psheretiu.

-Ah mor gjysh, sikur keto te ishin te verteta. Sikur jeta te mund te sillte mundesi te tilla ne dere sdo ishte nevoja te luftonim per ti fituar.

Nuk ishte pesimist jo, thjesht ishte nje djale qe mundohej ta shihte boten permes lenteve te realitetit e te bente dallimin mes endrrave, iluzioneve, deshperimit per te kerkuar te bardhen tek e zeza dhe asaj cka nuk mund ti fshihej dot askush: mbijeteses ne kapitalizmin e ndjenjave. Po, Stiveni mendonte se ndjenjat apo emocionet ishin kthyer ne nje biznes me perqindje te larte interesi. Ja pse ai kishte pak miq dhe preferonte te ishte ai njeriu i akullt e i pathyeshem se sa nje person prej te cilit mund te abuzonin e te perfitonin.

U shkeput nga keto mendime te cilat e lodhnin dhe vendosi qe te bente gati dosjen per konferencen e neserme. Ishte e rendesishme per te, nje hap me afer dominimit te tregut pothuajse totalisht. Do prezantonte vete ndermarrjen e tij dhe ishte mjaft i kenaqur qe ti tregonte te tjereve se cfare kishte arritur ne vetem 2 vjet pune.

-Anila, te lutem mos harro te rezervosh udhetimin dhe hotelin per sonte ne darke,-i tha sekretares se vet.

U nis ne shtepi per tu qetesuar paksa dhe per te bere gati valixhen. Ndersa ishte ne hyrje te qytetit nje zhurme therese u degjua. Pa celularin e tij dhe shikoi qe teze Leta po e telefononte. Cudi, mendoi, ajo kurre sme merr ne telefon, vetem kur Sonela ben ndonje budallallek.

-Teze Leta ckemi si kalon?

-Stiv, te keqen tezja, ku je?

-Po shkoj per ne shtepi. Cfare ka ndodhur? Pse qan?

-Sonela...

-Cfare ka Sonela tani?

-E kemi sjelle ne urgjence. Ka pire shume tableta qellimisht. Stiv, ka tentuar te vrase veten.

Mbeti i shokuar nga ajo qe degjoi. Sigurisht, e dinte qe kusherira e tij nuk ishte shume mire nga mendte e kokes por qe te arrinte deri ketu sia priste mendja.

-Teze po vij menjehere. Me prisni.

I dha makines me te shpejte dhe per afro 30 minuta ishte perballe urgjences. U fut me vrap dhe kerkoi me sy tezen ose dike te njohur. Diku dalloi nje grua qe ishte ulur ne nje stol dhe qante me ngasherima. Ishte teze Leta.

-Teze si eshte Sonela,-e pyeti Stiveni pasi iu afrua me dhembshuri.

-Me mire me thane. Eshte duke marre nje serum. Do presim te perfundoje dhe do ikim pastaj.

-Po pse e beri kete? Arriti shume larg.

-Eh mor bir, sikur ta dija arsyen. Ti e njeh. Ajo nuk hapet me askend. Ben gjithmone sipas kokes se vet.

-Ku eshte mjeku? Dua ta takoj.

-Hajde se shkojme bashke.

U ngriten te dy dhe u futen te dhoma ku ishte Sonela bashke me dy persona te tjere te shtruar qe sic dukej ishin pa ndergjegje fare. Aty rreth krevatit te saj ishin 2 vajza me perparese te bardha qe ishin duke e kontrolluar. Stiveni iu afrua dhe i pyeti: Po ju kush jeni? Vajzat u kthyen dhe pane se zeri i trashe dhe burreror i perkiste nje mashkulli per te cilin ato vete mund te beheshin per urgjence nga ndonje atak kardiak.

-Ne jemi studente dhe jemi duke pare kete rast qe sapo na erdhi.

-Si gjithmone, preferoni qe njerezit ti trajtoni si kavje dhe jeni kurioze te merrni vesh cka ndodhur qe te nesermen te perhapni fjalen se si nje vajze 20 vjecare tentoi te vrase veten per shkak se e la i dashuri. Ju vdisni fare ti tregoni gjerat sipas versionit tuaj.

-Sa per dijenine tuaj, zoteri, ne jemi duke bere ate qe vete profesioni yne kerkon: ti qendrojme prane njerezve dhe ti ndihmojme me aq sa kemi mundesi.

U kthye nga ai drejtim prej te cilit i erdhi kjo pergjigje aspak e kendshme per veshet e tij dhe per nje moment bota ndali. U duk sikur akrepat ndaluan se funksionuari dhe ishte i afte te degjonte rrahjet e zemres se tij. Dy sy kafe te medhenj e hipnotizuan dhe e bene te harronte per cfare kishte ardhur; e moren ne nje dimension tjeter dhe per nje cast donte te zbulonte gjithe te fshehtat e tyre.

Pas ca sekondash mblodhi veten, e pa njehere vajzen me skepticizem dhe i tha: Mendon se fjalet e tua do ndryshojne mendimin tim? Dua te flas me mjekun pergjegjes dhe jo me disa vajza qe pa mbaruar mire shkollen pretendojne se dine cdo gje.
Gjithmone i kishte patur inat ata studente qe pa dale mire nga dyert e fakultetit donin te merrnin kompetenca qe su takonin.

-Rastin e saj po e trajtojme ne. Nese jeni i pakenaqur me sherbimin qe po i bejme te dashures tuaj atehere jeni i lire ta merrni e ta coni diku tjeter ku do ju japin sherbimin qe deshironi,-ia ktheu Grejsi pa iu dridhur qerpiku.

-Kusherira,- i tha Stiveni.

-Me fal?-e pyeti Grejsi.

-E kam kusherire,- iu pergjigj Stiveni. Se dinte pse ndjeu nevojen per ti treguar qe skishte lidhje dashurie me te dhe me askend tjeter. Sikur donte ti tregonte qe jam duke pritur per ate rrezen time te dashurise qe kushedi ku po ndricon tani. E pse po e mendonte kete gje kur se besonte? Shkundi koken nga keto mendime dhe i tha: Si eshte gjendja tani?

-Me mire, ka nevoje per kujdes dhe shume perkrahje. Sdo jete e lehte per te pasi te mbledhe veten.

-Mund ta marrim qe sot?

-Patjeter, sapo te mbaroje serumi dhe te behen ato plotesimet e fundit te kartelave dhe keshillave.

Po ndjente shikimin e tij qe po i depertonte shpirtin. Sec kishte dicka ne syte e tij jeshile, dicka qe te terhiqte dhe te mbante te lidhur per nje kohe te gjate aty. Sikur ai po e burgoste brenda vetes se tij dhe ajo skishte zgjidhje tjeter vecse ti nenshtrohej e te pranonte pafuqine per te luftuar.

Nderkohe qe Grejsi humbi ne shikimin e tij, Stiveni zbuloi dicka. Ajo ishte si nje shkelqim pranvere, nje fllad mengjesi, nje engjell i zbritur nga qielli qe arriti te ngrohte ftohtesine e shpirtit te tij me nje veshtrim, me nje kembengulje.

Ai deshiroi thelle ne zemren e tij qe ajo te ishte nje RREZE DRITE per te.


Here's the second part. Hope you like it. Xx

PafundësishtWhere stories live. Discover now