Asnje si ty!

748 64 35
                                    

E si mund ti thoshte jo atyre fjaleve dhe asaj kembenguljes se tij te pashoqe?! Qendroi per disa minuta pa folur, ndoshta ti fitonte vetes pak kohe. Skishte nga tia mbathte me. Dashuria qenka nje ndjenje qe te ndjek dhe perpiqet te te rrembeje ne cdo cast.

-Sdo me thuash asgje?-ishte ai qe e zgjoi nga mendimet e saj, e sollen ne vete, per ta kujtuar qe mashkulli perballe saj priste nje pergjigje. Smund ta linte me te vuante, edhe ajo vete kish vuajtur shume pa te. Ishte koha te bente nje zgjedhje, nje zgjedhje perfundimtare, qe do i kushtonte te ardhmen, lumturine.

-Sdua te lendohem, Stiv. Jo me.

-Sdo te te lendoja kurre me qellim, ti e di kete. Nese e kam bere, ka qene padashje, ose per te te mbrojtur ty.

-Ti do lodhesh nga une,-ja ku dilnin ne pah pasigurite e saj per veten, ato pasiguri qe nuk e lejonin te vazhdonte jeten pa komplekse. Gjithmone kish qene e pakenaqur me paraqitjen e saj, me ate cka jepte, me cdo gje rreth personalitetit. E quante vetem jo mjaft te mire.

-Zemer, me shiko pak,-ledhatoi butesisht faqen e saj, si per te mbeshtetur ate cka do pasonte, per ta perforcuar akoma me teper mendimin e tij.

-Je gjithcka per mua. Ti gjithmone do jesh mjaft per mua. Madje jo mjaft, por shume here me teper. Sdo lodhesha kurre me ty, si mund ta thuash kete? Mos do jesh ti qe do lodhesh me mua.

-Se di Stiv. Eshte e lehte per tani ta thuash, po me vone? Une jam nje vajze e thjeshte, ti e di kete. Nje vajze qe nuk i pelqejne ekzagjerimet, kenaqesite e kesaj bote. Me pelqen thjeshtesia, te kenaqurit me aq sa kam. Do behem mjeke Stiv. Sdo kem kohe te mbaj veten, do behem e merzitshme, sdo dal dot. Je gati per gjithe keto gjera? Je mesuar me cdo te mire te mundshme, por une dua te jetoj me te ardhurat e mia, jo te babait tend. Dua te punoj per te arritur ate qe dua. Je mesuar me luks, me udhetime, veshje te shtrenjta. E ne krah te duhet dikush qe te pershtatet, qe kur te tjeret tju shohin te thone fjalet me te mira. E kjo nuk jam une.

-Po bej sikur nuk i degjova fjalet qe the. Ti je me e mira e mundshme per mua, me e mira ne kete bote. Sme intereson as luksi, as jetesa me e mire, nese ste kam ty. Ti je pasuria ime me e madhe. Dhe ne krah te dua vetem ty. E kur te tjeret do me shohin me ty do thone, po kjo ku i ka patur syte qe ka marre kete, sepse je me e mire se une. Ta kam thene me qindra here, po prape ste mbushet mendja ty, zonjushe. Une ste meritoj, prandaj dhe te pergjerohem te me pranosh mua. Do kaloj gjithe jeten time te te trajtoj si nje princeshe, duke zhdukur cdo pasiguri per veten. Do te te bej te duash veten tende, sepse nuk te shoh dot teksa kritikon veten, kur ti je afer persosmerise. Me ty mesova te vleresoj njeriun ne baze te asaj qe ka brenda ne shpirt, e jo ate qe paraqet si fizik. Sje si te tjerat, si ato qe duan vetem materialen e cdo gjeje, qe vrapojne pas interesit. Jo, ti do njeriun, jo parane, jo makinat, jo vilat. E kjo me cmend me shume pas teje.

-Stiv, kjo do te thote qe me pranon keshtu si jam.

-Si femra ime ideale dhe e persosur, do te thuash.

-Ti me jep me shume vlera sec une e meritoj.

-Aspak, dashuri. Une thjesht them te verteten.

Dhe ne ato momente, cdo sfide e tyre, cdo stuhi e se kaluares dukej se u qetesua, per tia lene vendin diellit te lindte serish mes tyre. Per te dale ylberi, si shenje e nje premtimi, qe permbytje me sdo te kishte. Ajo e perqafoi fort, duke dhene ate qe ai i kish kerkuar sapo e kishte pare. Struku koken ne kraharorin e tij, dhe ajo ishte. Shtepia e saj, ne krahet e tij. Ne krahet e nje personi qe e donte, ai e bente te ndjehej e cmuar. E dashuronte me gjithe qenien e saj.

-Te dua Stiv! Me shume se jeten time, me shume se cdo gje tjeter. Me ke vjedhur zemren si pa kuptuar, u bere zoterues i mendimeve te mia. Qe prej fillimit e dija qe ishe bere per te qendruar deri ne fund me mua, per te qene mbeshtetja ime me e forte, krahu im i djathte, per te me ngritur lart kur te isha poshte. Dhe dua te heq dore nga krenaria ime vetem per ty, per te te thene qe jam gati. Gati per te qene me ty, per te eksploruar jeten se bashku. Jam e jotja, sot e perjete, deri ne pafundesi. Dhe smund te kerkoja ndonje tjeter me te mire se ty. Sepse nuk ka asnje si ty!

Fjalet tashme skishin me pushtetin, puthjet e tij, ledhatimet, perkedheljet flisnin me shume. Ishin bashke. E kurre nuk do ndaheshin me. A ishin te sigurt? Jo. Por, ishin gati per ti bere balle cdo pengese, sepse bashke ishin me te forte se te tjeret ne bote. Skishin kuptuar si kishte kaluar me shume se nje vit, qe kishin njohur njeri tjetrin. Pa dyshim, ishte viti me i bukur. Viti ku Grejsi njohu dashurine qe aq shume se pelqente, mesoi te sfidohej, mesoi te luftonte, mesoi te dorezohej e te ngrihej serish, mesoi te dashuroje dike me shume se cdo gje tjeter. E Stivi mesoi te zbuloje se njerezit nuk jane te ndertuar nga interesa e shifra, por nga ndjenja e deshira. Zbuloi veten, nje labirinth brenda te cilit gjeti thesarin e quajtur Grejs. E nga ta dinte biznesmeni me i pashem e beqar i Tiranes, qe ajo nate ne urgjencen e spitalit, do kthente permbys boten e tij?! Nga ta dinte qe studentja kryenece do zoteronte zemren e tij, e do thyente krenarine e tij?! Grejsi, ishte ajo qe e ndryshoi Stiven Demiraj, peruli egon e tij, e me thjeshtesine e ciltersine, aq te pavleresuar ne kete shoqeri, e beri per vete. Ate qe te tjerat kurre nuk ia dolen dot te benin. Mjaftoi goja e saj si brisk, inteligjenca e zgjuaresia, embelsia, qe Stivi te terhiqej nga ajo.

Ishin te ndryshem, por aq te ngjashem ne te njejten kohe. I perkisnin njeri tjetrit. Ishin pjeset plotesuese te puzzle-it, per te sjelle nje pamje me te bukur. Vete, dashuria e tyre ishte e bukur. Nje dashuri qe mendon per tjetrin, nje dashuri qe sakrifikon deri ne veteflijim. Nje dashuri librash, nga ato qe Stivi kurre si kish besuar, por qe vete po e perjetonte. Skuptonin dot fuqine e terheqjes tek njeri tjetri, nuk e shpjegonin dot ate ndjenje. Kurre sdo kuptonin menyren si dashuria kishte pushtet mbi cdo njohuri dhe pasioni ia tejkalonte arsyes, ose sa dekurajuese ishte qe te tjeret mos i kuptonin si ndjeheshin. Nuk ishin tipat e njeri tjetrit, po kjo ishte e mira. Ajo ishte shpetimi per te, menyra e vetme per tia mbathur nga realiteti i kesaj bote, per ta marre ne endrren me te bukur, nje jete me te.

-E di qe kam ditelindjen neser?-e pyeti ajo.

-Mm le te themi qe e mora vesh tani.-beri te paditurin ai, edhe pse e dinte shume mire. Prandaj edhe kishte ardhur, per ti bere asaj nje surprize.

-Ste vjen zor qe se dije ditelindjen time?

-Po cte bej une i shkreti?-vazhdoi rolin ai.

Ajo beri sikur u merzit, duke kryqezuar krahet e saj dhe me qendrimin e ngurte, ktheu koken nga ana tjeter.

-Dashuri, mos bej keshtu. Me fal, ti e di qe une jam harraq apo jo? He pra tani.-preku krahun e saj, duke e kthyer nga vetja me dashuri e kujdes.

-Do te te fal nese me ben ndonje dhurate te bukur,-u tall ajo. Sdonte dhurate tjeter, pervecse atij.

-Nen urdherat e tua, shefe.

E nga ta dinte Grejsi qe Stivi kish planifikuar dicka te madhe per 24 vjetorin e saj, nje mbremje te mbushur plot me surpriza. Ai do ishte aty per tia bere diten asaj me te bukur, per ti kujtuar qe ardhja ne jete e asaj krijese i kishte dhuruar atij vete jeten.


Eshte pak kot si pjese. Po skisha shume frymezim. Historia ka edhe dy pjese te fundit :/. Kjo eshte per te gjithe ata qe mezi prisnin bashkimin e tyre. Hope you like it. xx



PafundësishtWhere stories live. Discover now