Në mundesh!

714 65 39
                                    

-Gezuar ditelindjen e shtrenjta jone!

Ishin prinderit e saj qe e uruan sapo hyri ne kuzhine per te ngrene mengjesin. Ishte e lumtur, madje jo. Nuk kishte fjale te pershkruante ate ndjesi, te asaj dite. Mirepo, urimin e pare nuk e kishte marre nga familja e saj. Kishte qene ai qe ne oren 00:00 i kishte cuar nje mesazh, sa te thjeshte, aq te mbushur plot me ndjenje. 'Gezuar ditelindjen, dashuri. Me shume vite per ty, me shume vite se bashku. Te dua pertej gjithckaje'.

E dinte qe ai nuk do e linte me aq ate mesazh. E parandjente qe Stivi kish pergatitur dicka per te, se skishte si ta linte ditelindjen e saj te kalonte kot. Kur ai bente surpriza ne dite te thjeshta, jo me ne ate dite te vecante per te. Ditelindja e pare me te.

-Shume faleminderit, mam. Ju dua shume.-i perqafoi te dy, e kenaqur qe ata ishin pjese e jetes se saj.

-Do dalim sonte? Ku do te shkosh ti? Babi doktoreshen e ardhshme do ta coje ne vendin me te mire. Vetem zgjidh,-i ati gjithmone ia plotesonte deshirat, e trajtonte akoma sikur te ish nje vogelushe.

-Ba, seshte ne...,-pergjigjen e saj e nderpreu nje mesazh ne celular, te cilin e hapi me idene se ndonje nga shkolla ish kujtuar per te. Por jo.

Sot, ne darke je e imja. Mos u rezervo per askend tjeter.

Buzeqeshi me veten, si nje adoleshente qe sapo kish zbuluar cishte dashuria. Sa i kujdesshem dhe sa i embel ishte! Prinderit e saj e vune re si ndryshoi pamja e se bijes me ate mesazh dhe e kuptuan menjehere qe arsyeja patjeter do ishte ndonje djale.

-Grejs, ka ndonje gje qe do te na tregosh?-e ngacmoi Alma, me syte qe donin ta zhbironin ne cast. Ndersa i ati qendronte hijerende, duke pritur pergjigjen e Grejsit.

-He? Jo..nuk..se kuptoj...,-e kish kapur ne befasi ajo pyetje dhe ndjeu veten te skuqej.

-Ke turp nga ne? Kush eshte ky djali qe ia ka marre mendjen te mencures tone?-vazhdoi me tej e ema, duke mos e ndalur kureshtjen e saj. Dritanin nuk e gezonte kjo situate, aspak. Per te, Grejsi ishte akoma e vogel dhe ishte xheloz qe nje mashkull tjeter ishte pjese e jetes se saj, qe ishte duke i zene vendin atij.

-Eshte nje shok,-uli zerin dhe koken ne te njejten kohe.

-Vetem shok? Sme duket ashtu.

-Ndoshta nuk eshte momenti i duhur, por nje dite do tjua thoja. E quajne Stiv. E kam njohur kete vit.

-Me ne fund, zemra mamit. Po si eshte djali? Ku jeton, me ca merret?-e filloi pyetjet Alma, sic e kishte zakon, ndoshta jo vetem ajo, por cdo mama tipike shqiptare.

-Ma, me avash. Eshte nga Tirana, ka biznesin e vet. Eshte inxhinier ndertimi,-i informoi ajo.

-O sa mire, po..

-Kur do e takojme ne kete?-ishte Dritani ai qe nderpreu hovin e madh te gezimit te se shoqes dhe ate intervisten e saj te stergjate.

-Ba, eshte shpejt akoma.

-Shpejt? Mua tamam me duket. Ta njohim njecike kete tiranasin.

-Ta tmerrosh e ta ekzekutosh do te thuash?

-Une? Jo, sjam nga ata baballare. Jam teper paqesor e miqesor.

-Kete se beson asnje. Dhe jo skam per te ta prezantuar. Jemi ne fillim akoma dhe duam ti marrim shtruar gjerat.

-Shume mire do beni. Meqe e keni menduar keshtu, veproni si dini vete. Por vetem kini kujdes.-dhe ia filloi nga ato keshillat e moralet e saj, me ato shprehjet se si gjerat beheshin ne kohen e saj. E keshtu kaloi gjithe mengjesin, duke u folur per Stivin, por la menjane ato heret kur ai e kishte lenduar, perndryshe do fitonte antipatine e tyre.

-Po sonte cdo bejme?-pyeti serish e ema, ndersa ajo ishte bere gati te dilte me shoqet e saj. Ajseli, Orjola, Ema, Sara, Irisi dhe Jasmina kishin ardhur ne Korce per te kaluar diten se bashku.

-E festojme ne dreke me mire. Nga ora 3 dalim ne ndonje restorant, andej nga Boboshtica ose Dardha. Tani do dal me gocat dhe kur te jeni gati ju, me merrni aty te Banka.

-Po ne darke cdo besh?-nje buzqeshje tinezare i kaloi ne fytyre, teksa shihte te bijen qe kthente shikimin sa te dyshemeja, sa ne te majte e ne te djathte.

-Do dal me Stivin.-pranoi e turperuar para saj.

-Ka ardhur ketu?-kjo po qe ishte surprize per te.

-Po dhe do te me nxjerre jashte, per darke.

-Mire, mire. Ik se mendjen ia mbush une babit.

Takoi shoqet e saj ne nje prej lokaleve te qytetit, te cilat e prisnin me nje buqete me lule dhe te entuziazmuara me teper se Grejsi. Pasi e uruan dhe i dhane dhuratat, filluan nga ngacmimet e tyre.

-Te ka ardhur Stivi he? Po cdo te te beje?

-As vete se di. Jam shume e emocionuar. Mezi po pres.

-Se mos ka rezervuar ndonje dhome hoteli moj.-u tall Ema.

-Ema!-ngriti pak zerin Grejsin, me faqet e kuqe.

-Po beja shaka. Sa seriozisht i merr gjerat ndonjehere ti.

Pasi kaloi nje kohe me to, bashke me prinderit shkoi ne Dardhe. Nje kohe ndryshe me ta, qe e benin te ndjehej aq e vecante. Doktoresha e ardhshme, krenaria e tyre. Ishte mese e lumtur per ta, e cmund te kerkonte me teper?! Kur u kthye ne shtepi, filloi te ndjehej nervoze, sikur mos e kishte takuar ndonjehere Stivin. U be gati, e veshur thjesht, me nje fustan balerine qe i arrinte pak mbi gju, i ngushte ne pjesen e siperme, qe ia perqafonte mire belin, me nje make up natyral qe ia nxirrte ne pah syte e saj te medhenj. Per here te pare, iu duk vetja ndryshe, me e bukur. Se besonte dot qe vajza qe po shihte ne pasqyre ishte Grejsi.

Thesar, jam poshte pallatit. Po te pres.

Ishte mesazhi i tij qe e lajmeroi, se kish ardhur koha te festonte me te. Ndersa zbriste shkallet, mundohej te rregullonte frymemarrjen e saj dhe te kontrollonte rrahjes e zemres budallaqe. 'Mblidhe veten Grejs. Eshte thjesht Stivi. Qetesohu' mundohej te bindte veten.

Ai qendronte poshte pallatit, afer makines se tij, duke bere ecejake, perplaste duart, merrte fryme thelle, kalonte duart neper floke. Edhe ai ishte nervoz dhe se dinte pse. U be akoma me teper kur e pa ate dhe frymen ia mori ajo. Ishte bere mahnitese, magjepsese dhe vetem per te.

-Zot, je kaq e bukur!-e komplimentoi ndersa mori doren e saj dhe e rrotulloi.
-E kupton qe me luan mendsh sa here me del para?

Ndjeu duart e tij te kalonin ne fytyren e saj, pasi ajo vete i kishte mbyllur syte per te shijuar fjalet e tij.

-Eja, duhet te ikim.

-Ku do shkojme?

-Mendon se do te ta thoja?

-Jo.

-Atehere, pse pyet?-puthi doren e saj dhe me pas nderthuri gishtat e tyre, per ta terhequr drejt makines. Hapi deren per ta lejuar ate te futej brenda.

-Gati, jetë?-mbertheu shikimin e saj me syte e tij.

-Gjithmone.

Nisi makinen per te dale jashte Korces, duke shkuar drejt nje destinacioni plot ndryshime, drejt nje kapitulli te ri per ta. Te vendosur per te luftuar kujtdo qe i dilte para, te vendosur per te luftuar per te ardhmen qe do i servirej ne vitet ne vijim.

-Ku po shkojme?-pyeti Stivin kur pa qe lane pas Korcen.

-Diku, zemer. Te kam thene qe je e vecante?

Ajo pohoi me koke.

-Po qe je bere e mrekullueshme sot? Dhe jo vetem sot?

Pohoi serish duke buzeqeshur.

-Te kam thene qe te dua me shume se jeten time?

Ajo mohoi me koke.

-Ta them tani. Te dua kaq shume sa jeta ime varet nga ti. Te dua, engjell!

E kam bere kete pjese duke shkruar ne pjese te ndryshme ne leksion e seminar. Dhe e bera vetem per anapreni meqe ka ditelindjen. Happy birthday. Faleminderit qe e lexon dhe shpresoj te te pelqeje kjo pjese.
E di se thashe qe ka edhe 2 pjese por e shtova nje tjeter. Happy reading :)

PafundësishtNơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ