Lendim lamtumire

778 77 34
                                    

Guys, dua tju paralajmeroj qe eshte nje sad sad part. Don't kill me please!

-Stiv, kam emocione. Si tia bej? Zot, po me dridhen duart, sikur kam ndonje provim.

-Hej, engjell, qetesohu. Jam une ketu. Merr fryme thelle. Cdo gje do shkoje mire.

-Sec kam nje parandjenje, sdi si ta shpjegoj.-u mundua ti tregonte peshtjellimin e shpirtit te saj, edhe pse sgjente dot fjalet e duhura.

-Aman te keqen, mos me bej si Moza. Se ajo kete pune ben tere kohen, jo pashe nje enderr, jo se cme mblidhet ne gryke. Po leri keto tani. Hajde dalim se po na presin.

Zbriti nga makina duke i hapur deren Grejsit, per tu treguar i kujdesshem me te, ajo e meritonte. I kapi doren, ia puthi dhe duke e pare ne sy, si per te hyre ne te thellat e saj i tha:

-Te kam ketu.-duke i drejtuar doren e saj te kraharori i tij, aty ku zemren e tij kish.
-Dhe ketu-vendosi gishtin e tij te koka e tij. -Vec kete mbaj ne mendje, asgje tjeter mos lejo te te ngaterroje. Te lutem. Cfaredo lloj gjeje qe mund te ndodhe dije se te kam shume perzemer, te kam shume xhan, te ...,-ndaloi te ajo fjale, te fjala te dua. Sdonte qe ajo te trembej, te stepej, e ndoshta ai kishte frike se mos ajo valle ndjente te njejten gje.

-Stiv, sikur po iken ushtar po me duket,-e ngacmoi ajo pasi vuri re qe ai u be serioz, me shume se zakonisht.

Ai buzeqeshi dhe nuk komentoi me tutje. E mori perdore dhe ecen drejt hyrjes se restorantit.
Sapo u futen, dritat ishin te fikura dhe menjehere u degjua ajo kenga karakteristike qe Stivi aq shume e urrente 'Shume urime per ty, shume urime per ty, shume urime per Stivin, shume urime per ty'. E te gjithe shperthyen ne britma gezimi, me buzeqeshje ne fytyre, entuziaste per ditelindjen e Stivenit, me shume se vete ai. U stepen pak kur pane qe ne krahun e tij te djathte nje vajze qendronte. Nje vajze qe nuk ngjasonte me ato modelet qe Stivi ish mesuar te dilte. E thjeshte. Teper e thjeshte per te. Jo ne lartesine e tij. Por dicka kishte ne fytyren e saj, miresi e ciltersi.

-Gezuar ditelindjen plak, edhe 100, u plake dhe ti. Hajt dasmen tani-e uroi Arditi i pari, me ato shakate e tij qe i beri te qeshnin te gjithe ne salle.

-Drita e mamit, edhe njeqind te me behesh, te rrosh sa malet, tu befte mami ty.-qante nga gezimi Moza.

-Teta Moza, po cna duhet te rroje sa malet ky, edhe mos qaj se sikur kemi gezim sot apo jo?-e perqafoi Arditi te emen e Stivit, e konsideronte si nenen e vet. Ajo ish kujdesur per te qe ne vogeli, kish degjuar per ato ndarjet e pajtimet e tij adoleshentore, e per cdo gje tjeter.

-Ti duhet te jesh Grejsi-iu drejtua vajzes se turpshme, e shkeputur nga kjo kornize familjare, ku dukej se sbente pjese, se ishte e tepert.

-Mm, po...une..une jam.-i tha me gjysem zeri. 'Ku ishte ajo vajza e guximshme, e forte, e patrembur' mendoi Grejsi.

-Qenke fiks si te ka pershkruar Stivi im, nje engjell, plot drite. Si nje kukull e vertete. Me quajne Mimoza, po me thirr Moza shkurt, mami i Stivenit-u prezantua duke deshiruar me gjithe zemren e saj qe vajze perballe nje dite te ishte nusja e djalit te saj te vetem.

-Gezohem. Me pelqen shume veshja juaj, ju tregon shume bukur,-e komplimentoi Grejsi.

-Ou, te falenderoj e dashur. Dhe ti je shume e mire,-iu be qejfi nga komplimenti i vajzes, gjithmone kish dashur te mbante veten me te mira.

-Stiv, spaske ardhur vetem mesa shoh,-u degjua nje ze i forte, i fuqishem, qe i pershtatej totalisht figures qe ishte perballe. Arturi dinte gjithmone si te bente vend kudo ku shkonte, te tregonte aureolen e tij te famshme, prestigjin e tij, influencen e tij.

-Spo me uron si fillim?-e pyeti Stivi me ironi.

-Gezuar ditelindjen bir, suksese akoma me te medha te prifshin para. Po kjo vajza kush na qenka?

PafundësishtDonde viven las historias. Descúbrelo ahora