'Eshte e vertete, qe ndersa i themi dhe i bejme te gjitha, vajtimi eshte cmimi qe paguajme per dashurine'. Kjo shprehje e shoqeroi deri sa u fut brenda restorantit. Vajtim? Po mbante zi per te? Kur u shkeput prej tij, ndjeu nje copez te shpirtit te saj te ngelej bashke me te. Tashme do hiqte petkat e zeza qe mbante mbi krye, per te lejuar ngjyrat ti vishnin jeten. Stiven Demiraj ishte pjese e se kaluares.
-Grejs, mire je?-degjoi zerin e Xhonit, kaq ndryshe nga ai i tij, nje ze me i holle dhe me i ndrojtur. Kurse ai, nje ze te fuqishem e te trashe, qe ia dritheronte zemren.
-Po, mire jam. Pse pyet?
-Dukesh e zbehte prandaj. Sikur ke pare ndonje fantazem,-qeshi me pjesen e fundit. Vetem kur pa Stivin te futej brenda, prej deres se ballkonit, e kuptoi. U inatos, jo me Grejsin, por me ate. E kishte quajtur te marre qe kishte lene ti ikte prej dore nje vajze si ajo. E tani nuk kishte te drejte ta merziste, ta bente te ndjehej keq.
-Tani, e kuptoj, Grejs. Akoma vazhdon te merzitesh per ate koktrangullin?-ngriti pak zerin duke fituar shikime te shtremberta nga te tjeret rreth e rrotull.
-Ule zerin se po na shikojne,-i foli me te bute, por nderkohe donte ti bertiste e ti thoshte qe mos e quante ashtu Stivin e saj.
-Me thuaj. U takove me te?-kerkonte me syte e tij dicka tek ajo, sikur ai ta kish lenduar.
-Po,-pranoi e mposhtur, e lodhur nga ajo lufte qe kishte ndodhur jashte mureve te asaj salle, bosh sepse zemren e saj ia kish dorezuar atij, edhe pse vendosi ta largonte nga vetja.
-Cfare ndodhi? Tregome,-iu lut Xhoni, ndersa duart e tij mbeshtollen fytyren e saj, per te paralelizuar shikimet e tyre. Veprim i cili nuk i shpetoi Stivit, qe kishte kohe qe po i veshtronte dhe ishte i bindur qe ajo po ia zbraste atij te gjitha. Tym i dilte nga veshet dhe sduronte dot ate te prekte ate qe ishte e tij. Po e tepronte!
-Asgje, asgje,-uli koken per tiu shkeputur presionit te tij dhe per tiu larguar prekjes se tij, prekje e cila sishte aq e bute sa ajo e Stivit, aq ngushelluese dhe mikpritese.
-Te beri gje?-donte me patjeter ta fajesonte per dicka.
-Jo. Xhon, nuk mendon se dashuria eshte bere per te mos lenduar kurre, eshte krijuar per te sheruar, per te qene parajsa e mizerise, per ta bere jeten me te vlefshme?
-Po. Dhe une jam gati per te te dhene gjithcka ti meriton. Vetem ma jep mundesine,-iu lut me syte qe pergjeroheshin para saj, me shpresen e mbjelle tek ta se mos ndoshta ajo do pranonte.
-Jam e thyer Xhon. Ti nuk meriton dike te thyer. Ti meriton dike te plote, dike per te cilen nuk do te te duhet kohe ti fitosh zemren. Jo mua,-perfundoi Grejsi, duke i theksuar dhe njehere tjeter qe nuk e shihte dot me shume se sa nje shok, se sa nje mik shume te mire, mik jete.
-Me lejo te mbledh copat dhe te formoj me to nje dashuri te re, ndryshe. Mozaikun tone!-ia beri haptas ate kerkese, pa shaka brenda saj. Priti per nje pergjigje prej saj, e ne kembim mori vetem nje shkundje koke.
-Jo, Xhon, jo. Askush smund te me ndreqe mua.
-Dakord, nuk po kembengul. Vetem sepse e shoh qe sje mire. Por me vone, te premtoj, qe do fitoj dashurine tende, dua te dukem ndryshe ne syte e tu.
Ajo e veshtroi dhe mendoi si do ishte jeta e saj me Xhonin. Por, se bente dot ate skenar. Rruga drejt zemres se saj u thye kur ai iku prej saj, por ajo ishte lumtur sepse kujtimet e tij ishin te pademshme, te burgosura brenda saj. Grejsi e donte Stivin me nje dashuri qe nuk shikonte papersosmerite, nuk gjente faj, nuk njihte limite.
-Do kercejme?-e shkeputi nga mendimet e saj, qe jo rralle i qarkullonin neper koke.
-Tani?-pyeti konfuze.
YOU ARE READING
Pafundësisht
RomanceMendoj se njeriu dashuron vetem njehere ne jete sepse keshtu ndodhi me ta. Nje dashuri me pengesa por qe ne fund triumfoi besimi dhe ndjenja. Nje histori qe jeton dhe merr fryme cdo dite jo sepse duhet por sepse ushqehet me fjale dashurie e embelsie...