Buzeqeshje e hidhur

628 64 46
                                    

-Ku eshte Stiveni?

-Eshte jashte Shqiperise. Pse?

-Ku jashte?

-Ne Mal te Zi, me duket.

-Po cdo atje ai? Ne i mbyllem kontratat me malazezet.

-Do shkonte per qejf. Lere djalin ta shijoje jeten, Artur. Eshte i ri, edhe do dali, seshte si ne, qe na shkoi rinia pune.

-Po, po se u keput me pune yt bir. Ka ikur me ndonjeren me shume mundesi,-shfryu tere inat.

-Po keshtu me tha.-vazhdoi te merrej me dreken, e qete Moza.

-Po me ate studenten e mjekesise cu be?-donte te nxirrte dicka nga Moza. Kishte vene re qe i biri mungonte shpesh ne shtepi pasditeve, per te mos thene cdo dite. Kishte dale nga ajo faza e tij e vetmise, e agonise dhe dukej sikur kish rilindur. U mundua ta pyeste Mozen sepse ai i hapej shume asaj dhe vete Turi, dinte si tia nxirrte te gjitha asaj, qe goja si rrinte rehat.

-Hic. Ku di une.-dallohej lehte ne zerin e saj genjeshtra qe thurri. Syte i levizte ne te gjitha kendet e mundshme, pervecse te haste shikimin e tij qe e zberthente ne cdo moment te mundshem.

-Moza, me shiko ne sy dhe me thuaj te verteten. A po del më me ate?-nuk donte ti permendte emrin, aq shume i peshtirosej ideja qe Stivi te kishte dicka me te.

Moza nuk ktheu pergjigje. Kot nuk thone qe heshtja pohon.

-Kam per tia rregulluar qejfin atij. U be surrati i tij te dale kunder fjales time. E per me teper me njeren qe do ta zhvasi derisa tia marre te gjitha parate. Mos me thencin Artur Demiraj po skam per ta bere Stivin te pendohet qe smu bind.-ne ato fjale kishte kaq mllef dhe dukej sikur po nxirrte vrer nga goja.

-Artur, te keqen lere djalin. E do vajzen. Duam apo sduam ne, ai ate do marri. Aman mos i hyr ne hak te rinjve. Cte prish ty? Ti as qe e njeh gocen. Aman, te keqen,-iu lut dhe iu pergjerua ndersa i afrohej, duke fshire duart me nje peshqir.

Por ai nuk e degjoi. Doli nga kuzhina dhe u drejtua per te makina e tij, duke nxjerre celularin nga xhepi i xhaketes.

-Fredi, si kalove? Shiko, duhet te flasim. Jo punë pune. Ka te beje me Stivin. Takohemi aty te Tajvani.-mbylli telefonaten me te vellain.

Ndersa Stivi dhe Grejsi shijonin diten e fundit te tyre ne Ulqin, duke mos lene te shkonte dem asnje copez e dashurise se tyre, ne qytetin e realitetit, nje komplot po thurrej.

-Turo, he me plak, ca bere?-pershendeti Fredi, me ate te foluren e tij karakteristike.

-Aman se po me zjen koka. Stivi po takohet prape me ate vajzen qe solli te ditelindja.

-Si mor si? Po kur keshtu?

-Duhet te kene muaj se ai ka kohe qe fluturon nga mendja.

-Kopuku i dreqit. Smori vesh njehere.

-Cfare ke ne mendje?

-Sdoja te arrija deri ketu Turi, po duhet ta bej nese ti thua qe eshte per te miren e Stivit dhe tuajen, si familje.

-Cfaredo lloj gjeje qe te jete, Fredi. Dua qe pasurine e duarve te mia dhe te asaj qe Stivi po rropatet cdo dite te ngelet brenda fisit tone. Jo ndonje servileje nga Korca!

-Dakord. Ma ler mua ne dore,-beri nje ngerdheshje dinake dhe djallezore. Njerezit te cilet kishin hasur Fredin perballe, nuk do donin te kishin te benin më me te. Ai ishte i afte per cdo gje. Ishte i pathyeshem, i pushtetshem, kishte njohje kudo. Arrinte te manipulonte kedo, te merrte ate qe donte, ti dilte e tija. Keshtu, kishte ecur ne jete, gjithmone.

PafundësishtWhere stories live. Discover now