-E thua kete sepse je e inatosur,-sdonte ne asnje menyre te pranonte qe ajo te vazhdonte jeten pa te. Ai vete, nuk e shihte dot te ardhmen pa Grejsin e tij.
-Jo,-tundi koken si per te larguar mendimet qe e terhiqnin mbrapsht, drejt se vertetes se madhe. Asaj te vertete qe ajo edhe pse sdonte ta pranonte, qendronte fitimtare mes tyre.
Iu afrua ngadale, me hapa te pasigurt. Siguria e kish braktisur kur kishte pare syte e saj te ftohte dhe boshllekun brenda tyre. Preku fytyren e saj dhe ne ato momente donte ti jepte me shume se ajo meritonte.
-Mos me prek,-peshperiti, dhimbje ne fjalet e saj.Mundohej te mbante lotet, te fshihej pas maskes se fuqishme te zemerimit, inatit. Por sia doli dot. Lendimi triumfoi dhe ato copezat e ndjenjes qe ajo ishte lodhur aq shume ti zhdukte nga jeta e saj, i nguleshin fort ne zemer. U dorezua, u dorezua perballe atij qe e bente te forte, por edhe aq te dobet ne te njejten kohe. Ai kishte pushtetin dhe aftesine te shnderronte lotet e saj ne dite me diell dhe buzeqeshje. Iu dorezua perqafimit te tij, sepse ishte lodhur. Ishte lodhur se luftuari ate, dashurine e saj.
-Mos qaj, engjell. Te lutem, ste shoh dot keshtu.-i dhimbte ta shihte ne ate gjendje, fakti qe ai ishte fajtori i atyre loteve. Sikur te ish armiku i saj. E mbajti gjate ne krahet e tij, me shpresen se dhimbjen do ia vidhnin dhe siguri do i jepnin. Por aq ishte ai cast.
-Pse nuk heq dore prej meje Stiv? Pse sme le te qete njehere e pergjithmone? Me harro, zere sikur sekzistoj.-genjeu per tu ndjere pak me mire, nese ai largohej prej saj. Por, a jeton trupi pa frymen? Ai ishte fryma e saj.
-Me thuaj te verteten Grejs. Do vertet ate qe sapo me the? Do vertet te zhdukem nga jeta jote?-ktheu koken e saj, per te lejuar kryqezimin e shikimeve te tyre. Atje do gjente te verteten. Syte jane pasqyra e shpirtit.
-Pse humb kohen tende me mua? Qendroji besnik atyre fjaleve te asaj nate. Qe une isha me e lehta, qe ishe merzitur me mua, qe doje rehatine tende. Kthehu tek e vjetra dhe me ler mua te vazhdoj te rene.
-Ishin genjeshtra. Menyra e vetme per te te bindur. Perndryshe xhaxhai im do e merrte vesh qe ne ende kishim nje lidhje, dhe ti sdo vazhdoje me ate specializimin. E be..
-Lere menjane ate dreq specializimi. Nuk e dua. Nuk do e doja kurre nese cmimi i larte per ta paguar do ishte te hiqja dore prej teje. E kupton tani sa shume vlere ke per mua, sa i rendesishem je? Sa shume te dua. Mjaftonte te me tregoje te verteten qe prej fillimit, Stiv dhe do e gjenim nje zgjidhje bashke. Bashke. Ti edhe une, jo vetem ti. Te dy. Por,nuk zgjodhe rrugen e duhur. Gabove. Sepse per te me falur endrren time, me humbe mua.
-Smund te ta beja dot ate gje, jete. Smundesha dot. Sdo te te shikoja dot ne sy nese tregohesha aq egoist dhe hipokrit. Te zgjidhja lumturine time ne vend te lumturise tende.
-Nuk e mendove qe lumturia ime ishe ti? Vetem ti dhe asgje tjeter. Sme intereson asgje tjeter vec teje. Akoma sme ke njohur mjaftueshem sa per te kuptuar qe per mua primare jane ndjenjat. Ndjenjat e mia per ty.
-Cfare do kishe bere per ti ne vendin tim Grejs? Me thuaj. Te njejten gje. Jam i sigurt.
-Jo, gabohesh. Une do kisha qendruar afer teje, duke te dhene force qe edhe pse padrejtesia mund te ndodhte do isha prane teje. E do te te bindja qe do gjenim nje zgjidhje. Por do te te zgjidhja ty.
-Seshte ende vone per tia nisur nga fillimi.
-Kaq e lehte te duket ty? Apo kete ben gjithmone ti?
-Grejs, mos fol ashtu. Je e vetmja per mua. Dhe ti e di.
-Te them te drejten nuk e di, Stiv. Po te isha, do ma kishe treguar. Me vepra, dhe jo me fjale sic po ben tani. Ku shkoi ai djali qe me premtoi infinitin dhe pafundesine? Dua ate Stivin e sigurte e moskokecares, ate qe i ben balle cdo situate, sado e veshtire te duket ajo. Ai qe me ka ngritur lart kur kam qene poshte, ai qe me bere me te forte dhe me kembengulese. Ate kerkoj. E ndersa te shoh ty, veshtroj transformimin tend. Sje me ai.
-Jam une, i njejti Stiv qe ke njohur.
-Jo,-tundi koken dhe me lotet qe i fshinte me menget e bluzes iu pergjigj.-Sje ai qe une njoha ne fillim. Ndoshta ky je i verteti dhe ai i atehershmi ishe thjesht i rreme, per te me marre mendjen. Ndoshta ate imazh kam dashur te besoj, dhe ate ruajta ne mendjen time.
-Skam qene asnjehere i pavertete me ty. Madje me ty, isha me i vertete se me kedo tjeter. Ti pe kush ishte Stivi i vertete.
-Lojera me mua do te besh?
-Kurre. Me ty sdo guxoja asnjehere.
-Por e bere, duke me lenduar shume. Se harroj ate nate, Stiv. E kam para syve gjithe kohen, si nje tik-tak ne koken time.
-Dhe jam penduar kaq shume. Dua te fshij gjithcka. Sikur te kisha mundesine te kthehesha pas ne kohe, do e beja dhe do ndryshoja cdo gje. Vetem mos te shihja syte e ty te lotonin dhe shpirtin tend te lengonte.
-Je teper vone.
-Asnjehere nuk eshte vone per te harruar.
-Une smund te harroj ate qe ti me bere. Seshte aq e lehte.
-E di, dhe do bej cmos vetem qe ti te me falesh. Do shpenzoja gjithe ditet e jetes time, te shlyeja demin qe kam shkaktuar te ti.
-Sdo te ta jepja mundesine per te me thyer serish zemren. Do ishte fatale per mua.
-Do me harrosh dot?
-Se di. Ndoshta po, ndoshta jo. Por, do te te ruaj si nje kujtim te bukur. Do te kujtoj vetem momentet tona ku ti me ke bere te qesh, e te harroj. Dhe po, mund te them qe je gjeja me e mire qe me ka ndodhur ne jete. Me ke dhene shume me teper se cmeritoja Me dhe jete e dashuri. Por kaq nuk mjafton. Jeta kerkon dhe gjera te tjera.
-Si pershembull?
-Besnikeri, besim, durim, sinqeritet. E shume te tjera.
-Sdua te te humbas Grejs, sdua. Nuk do jetoja dot pa ty,-dhe aty e mbeshtolli ne krahet e tij, ashtu si shpeshhere bente.
-As une Stiv, as une. Por smund te bejme dot gje. Duhet te zgjedhim rrugen tone.
-Rruga ime je ti. Cdo pergjigje e cdo pyetjeje je ti. Ste harroj, je e imja. Dhe une jam i yti. E mban mend?
-Une patjeter qe jam e jotja, sepse ti zoteron cdo qelize time. Por ti a je i imi vertet Stiv?
-Pergjithmone dhe pafundesisht, Grejs. Une do jem Stivi yt. Dhe une te zgjedh ty!
Hello, nje update i shkurter. Por ne darke do bej edhe nje tjeter, so kenaquni me kete :p
YOU ARE READING
Pafundësisht
RomanceMendoj se njeriu dashuron vetem njehere ne jete sepse keshtu ndodhi me ta. Nje dashuri me pengesa por qe ne fund triumfoi besimi dhe ndjenja. Nje histori qe jeton dhe merr fryme cdo dite jo sepse duhet por sepse ushqehet me fjale dashurie e embelsie...