Me ler te te dua!

835 63 65
                                    

'Dite te tera larg teje, dhe perseri me mungon. Me mungon aq shume sa dhimbja shtohet sapo me kujtohesh ti. Shfaqesh ne endrrat e mia per te lene gjurme deri ne mengjes, dhe kur zgjohem ti nuk je. E ben kastile, pyes veten? Pse ke zgjedhur te me torturosh edhe ne fazen ku vullneti im zhduket? Mesa duket ndjenjat qenkan te pakontrollueshme. Atehere kur mendoj se jam duke te harruar dhe sje me pjese e imja, ti vjen dhe behesh me i gjalle akoma. Si ia del? Ke pushtuar cdo qelize timen, me mban te burgosur ne kujtimet e tua, sme le te lire. Dua te iki prej teje. Mundohem kaq shume. Por, thelle brenda vetes, nuk heq dot dore. Sepse nese heq dore, do te thote se pranova humbjen, qe te kam humbur ty. E nese heq dore, kam frike se do te te harroj. Dhe nuk dua, sdua te te harroj sepse je cdo gje per mua. Je kalaja ime e forte, shkembi im, vendi ku gjej strehe. Me ste kam afer, dhe kjo me duket sikur me shkurton ditet e jetes sime. Prania jote ishte doza ime e lumturise, po sot? Ndersa qendroj ne kete qytet, shaj veten si nuk luftova per ty? Si nuk dola kunder gjithe gjigandeve te medhenj te kesaj shoqerie, per te qene afer teje? Dua ta shijoj Korcen time me ty. Po ti kushedi ku je. Kushedi me ke. Nese njerezit akoma nuk kane arritur te nxjerrin perfundimin si bie ne dashuri, une mund te them me plot gojen qe ti me mesove si te bija ne dashuri. Nuk eshte ndonje teori e madhe, sepse ti vete je dashuria. Ti, Stiven Demiraj, zoteron gjithcka timen, cdo copez ndjenje therret emrin tend. Nese do kishe mundesine te depertoje ne mendjen time, do gjeje emrin tend te shkruar kudo. Sepse kete bej une. Mendoj per ty, pa pushim. Dhe kjo eshte gjeja e bukur ne bote'.

Ndersa ecte ne pedonalen e qytetit, shihte cifte rreth e rrotull qe perqafoheshin dhe putheshin. Xhelozi ndjente brenda vetes. Ajo mund te ishte si ata, por jeta desh qe ta largonte prej Stivit. Dhe tani e kishte lene te vetmuar, pa shprese, duke i hequr cdo grimce gezimi. Degjoi zilen e celularit te saj, per te pare qe ishte Ajseli ajo qe po e merrte.

-He mi, u kujtove per mua me ne fund?-u tall me shoqen e saj, pasi qekur ishte lidhur me Arditin nuk gjente me kohe per te. Skishte faj, ne fakt. Ashtu ishte dhe ajo me Stivin, vecse tani e kuptonte me thelle vetmine, qekur nuk kishte me nje histori per te.

-Ti thuaj mire qe te mora. Mos do te ta mbyll telefonin e te rrish vetem prape?-kercenim qe nuk do merrte ndonjehere jete ky. Sdo e bente kurre. Perkundrazi, ishte orari i tyre i psikologjisjes e quante Ajsi. Nje kohe mes gocash, qe qanin hallet.

Si po te trajton Korca?

-Mire,-qeshi me humorin e saj,-me duket bosh, se di pse.

-Ndoshta sepse mungon dikush per ta mbushur?-bente cbente aty e conte muhabetin. Edhe pse Grejsi i kishte kerkuar shpeshhere mos tia permendte Stivin, sepse ne kete menyre sdo bente kurre para, ajo nuk dinte te ndalte.

-O Ajs, te kam thene pra. Mos e vazhdo me muhabetin.

-Grejs, mendo njehere te vetme ne jeten tende si e mencur. Domethene ti gjithmone je, po per keto punet amoreske nuk te funksionon truri hic.

-Po ja te funksionon ty,-gjithmone ziheshin me njera tjetren, ngacmoheshin, per te perfunduar ne te qeshura me vone.

-Patjeter qe po. Tere kohen per keto gjera e kam mendjen une. Grejs, te flasim seriozisht. Stivi te do.

-Me do? Po te me donte nuk vepronte ashtu.

-Nuk ka faj. Cdo njeri ne vendin e tij ate gje do bente. E beri per ty. Kete mendo. Pastaj eshte mashkull, e meshkujt shquhen qe sdine te mendojne shume.

-Po na del dhe avokatja mbrojtese e tij tani. Ne cilen ane je ti, ta marrim vesh? Ne timen apo te atij?

-Ne anen e dashurise tuaj, qe nuk duhet te ndalohet me aq. E di qe keni lenduar njeri tjetrin, e ndoshta ai me shume ty. Por e tille eshte nje lidhje.

-Pse ma ngarkon trurin qe ne mengjes?

-Eshte ora 11.

-Per mua duket sikur eshte 7. Jo per gje, po jam zgjuar vone. Mami sot...

PafundësishtWhere stories live. Discover now