Dorezim i plote

820 78 47
                                    

-Me premton qe sdo ndodhe si heren e fundit?-iu lut Grejsi, gati gati e bindur per te pranuar ftesen e tij.

-Nuk me beson? Te thashe qe do jesh me mua. Asgje ska per te ndodhur.

-Nuk jam gati Stiven, sjam gati te me thyhet zemra perseri. Te perjetoj ate mori ndenjash. Thjesht smundem.

-Te premtoj, engjell, te premtoj.-iu pergjerua, me nje fije gezimi brenda vetes sa donte te kercente perpjete pasi kryeneces se tij po i mbushej mendja.

-Nese ndodh dicka, me beso qe do ik. Do largohem e sdo me shohesh me. Do jete lamtumire Stiven, e kam seriozisht.-u mundua te bente seriozen ajo, edhe pse ne ato fjale nje e vertete qendronte e fshehur.

Stivi shkoi tek ajo dhe ngurroi. Ngurroi ta merrte ne krahet e tij, ta mbeshtillte me dashuri, ti jepte force, nje premtim. Ajo sishte e tij. E ne fund, i humbur pasi kish ngritur disa here duart per ta perqafuar i tha:

-Do hipesh?-duke e ftuar per te ikur me te.

Pohoi me koke duke shkelmuar ato mendimet negative, sepse donte te ndjehej e lire. Per here te pare te bente ate qe donte, te dilte jashte kornizave, te ishte ajo duke jetuar per veten e saj dhe jo per te tjeret. Nga ana tjeter edhe ngurronte. Druhej se mos po sillej si nje mendjelehte qe sapo ai e kerkoi menjehere ra pre e sharmit te tij. Vendosi me zemren e saj. Do shkonte me te. Ishte dita e tij, e ajo do mundohej tia bente sa me te bukur, e per here te pare te harronte veten e saj. Altruizem. I kishte munguar prezenca e tij, ndjesia e ta paturit afer, ta degjonte me ore te tera pa u lodhur.

Hipi ne makine me te dhe ne ate moment para syve te saj qendronte nje tufe me trendafila.

-21 trendafila-u degjua zeri i Stivit.

-Pse 21?

-Per ato dite kur ishim larg e nuk pata mundesine te ti jepja.

Qe prej fillimit Stivi kishte marre vesh qe asaj i pelqenin shume trendafilat, ata te kuq. Kishte nje teori rreth tyre. Edhe pse jane me gjemba, mbeten te bukur ne ate te veten. Duket sikur ato gjembat i mbajne per te mbrojtur veten nga te tjeret, per te ruajtuar ate brishtesine e tyre. E ne momentin qe skishin me gjemba ishin te bute, e cdokush mund te perfitonte prej tyre. Keshtu ishte dhe me femren. Mban ate qendrimin e saj te ftohte per te larguar te tjeret me friken se e lendojne, ruan brishtesine e zemres se saj. E kur muret rrezohen eshte e lehte te depertosh brenda, ne thellesi, eshte e lehte ta lendosh. 'Mos lendo zemren time, Stiv, jo pasi ke zbuluar labirinthin brenda meje' i kishte thene nje dite. Se kishte bere dot. Kishte shkelur mbi premtimin, e kishte lenduar. Por ja ku gjendej perpara saj, me nje synim. Per te mos lejuar kurre engjellin e tij te qante e te lendohej prej tij.

-Me ke sjelle trendafila mua kur ti ke ditelindjen? Upss, ti ke ditelindjen. Obobo po une ste kam bere asnje dhurate. Zot, sa budallaqe jam.-fliste pa pushim sikur te kish bere ndonje krim.

-Hej, qetesohu. Sdua asnje dhurate.

-Si nuk do asnje dhurate? Ke ditelindjen. Njeriu merr dhurata.

-Une e mora dhuraten time.

-Kur e more, cfare?

-Ty. Ti je dhurata me e madhe qe mund te kem. Faleminderit.-e pa drejt e ne sy teksa i fliste.

Grejsi u skuq, e spo dinte ca ti thoshte. Ai e kuptoi kete fakt dhe nuk donte ta vinte me ne siklet.

-Mos e vrit mendjen per mua. Rendesi ka qe je me mua. Kaq me mjafton.-e bindi ai.

U nisen bashke drejt nje rruge qe te nxirrte nga Tirana.

-Ku je duke me cuar? Sikur do festonim ditelindjen tende.

-Ate do bejme. Sot do e marresh vesh se cfare je ti per mua. Jo nje me shume Grejs. Ti je e vetmja. E vetmja ime.

-Prit pak, mos ke ndermend te me besh ndonje propozim alla instagramshe se zbrita ketu pastaj.

-Dhe po mendoja si shume e urte e serioze kjo, ce ka kapur? Por ja ku ti nxjerr koken tende, fytyren tende te vertete. Thashe se mos kishe ndryshuar.-filloi te qeshte ai.

-Mos u tall me mua.-beri lozonjaren ajo.

-Spo tallem me ty, po bej shaka.-e ngacmoi Stivi.

-Eshte e njejta gje,-foli me nje ze bebi.-Po ku po shkojme pra, me thuaj.

-Do festojme ditelindjen time me prinderit e mi, te aferm.-e tha sikur te ishte gjeja me normale ne bote.

Grejsi hapi syte dhe ngeli pa fjale.
-Do shk...shkojme....do takoj familjen tende? E ke seriozisht ti? Dhe vjen e me merr si pa te keq te shkolla kur une sjam rregulluar hic. Skam veshur as ndonje gje te hajrit. E ne do shkojme te festojme ditelindjen tende. Pse sme the? Te pakten kishim ndaluar te shtepia ime, te kisha veshur ndonje fustan a ku di une.-ja tek ishte duke folur me te shpejte, aq i kishte zgjatur dhe ajo faza pa fjale.

-Qe te nderroje mendje pastaj? Joo. Pastaj ti shume mire je. Ske nevoje te zbukurohesh. Per mua je me e bukura.

-Po po tallu ti. Une po flas seriozisht e ti ma kthen keshtu. Ku do e festosh?-pyeti ndersa ktheu koken nga xhami i makines

-Vila Toscana.

Ne te qindten e sekondes ktheu koken dhe e pa sikur ishte gati ta hidhte nga makina.

-Vila Toscana? E me thua qe jam mire keshtu? Si ke syte ne balle me duket. Do dukem si nje qyqe atje ku te gjithe do jene te pispillosur e une sikur kam dale nga ndonje operacion.

-Pse ku pretendoje ti te shkonim?-e pyeti ai pasi qeshi njehere me te madhe nga sinqeriteti i saj, qe aq shume e pelqente.

-Ku di une, ndonje kafe, ndonje sufllaqe, pervec ndonje vile.

-Ti ma shton jeten mua. Mos u shqeteso. Gjithcka do shkoje mire. Pastaj ti je arushja ime, te shkon keshtu si je veshur. Pa merak. Askush sdo guxoje te thote gje per ty.

-Por do mendojne Stiv, dhe une kete sdua. Te flasin mbrapa kraheve per mua. Nuk jam ne nivelin tuaj, spershtatem dot me ju.

-Hej, hej me shiko pak,-mori fytyren e saj ne duart e tij dhe duke e ledhatuar i tha,-sme intereson paraja, me interesonte dikur, para se te shfaqeshe ti ne jeten time. Tani kam kuptuar qe eshte thjesht nje cope leter qe nuk te jep kenaqesi e lumturi kur ke zemren bosh. Je thesari im me i cmuar Grejs. Sdo te te nderroja dot kurre, asnjehere, me asgje ne bote.
-Do nisemi tani se po u vonova Moza ka per te me bere namin,-tha me shaka, pasi kishte parkuar diku, anes rruges.

-Mire.-tha me gjysem zemre dhe gjysem zeri. Kishte nje parandjenje, jo nga ato te bukurat, po nga ato qe duket sikur te mbysin, paralajmeruese se dicka do ndodhte. E Grejsi me mendjen e saj thoshte 'Spaskan te sosur dhimbjet per mua'.

Ajo bore qe do binte, valle do pastronte cdo brenge, do shlyente cdo faj? A do kishte mundesine te hynte ne kujtesen e njerezve per ti fshire cdo gje te shkuar keq? Do ndryshonte realitetin e hidhur te jetes? Do vazhdonte gjate? Apo dita e neserme, kur akulli te ishte formuar do te ishin krijuar 'ngrica' ne zemrat e shpirtrat e njerezve? Nje akull qe ndoshta nuk shkrinte me, nje akull ne te cilin dashuria do thyhej?

Ju kerkoj ndjese per update-in e vone. Po me besoni qe skam patur kohe e para dhe e dyta skam qene shume mire.
Shpresoj tju pelqeje kjo pjese. Vote and comment :)

PafundësishtWhere stories live. Discover now