Mundesi e dyte

794 71 22
                                    

Kishte qare, ishte perpelitur, gjuante jastekun e saj, fajesonte veten, shante Stivin, bertiste. Ky ishte aktiviteti i Grejsit. Kishte harruar qe kishte shkolle, seminare e per me teper nje provim para. Shoqet e saj benin cmos qe mos e shihnin ne ate gjendje, madje disa here kishin menduar qe nuk ishte mire menderisht. Humori i saj pesonte luhatje ne kohe te shkurter, dicka nuk shkonte. Kishin pyetur nje shoqen e tyre psikologe. 'Duhet te kete kaluar ndonje traume' kish thene ajo 'Dicka qe ska arritur ta perballoje mire'.
'Eshte ndare nga i dashuri, domethene jo tamam i dashuri po nje pune e ngaterruar'.
'Atehere kjo shpjegon gjithcka. Mos u shqetesoni. Eshte mese normale. Thjesht ka nevoje per mbeshtetje dhe perkrahje. Qendroni afer saj' kishte mbyllur biseden shoqja e tyre.

Nuk kishte me force brenda vetes, kish humbur motivin per te jetuar. Bota ishte bere e panjohur per te, sbente dot dallimin midis ngjyrave. Per te sekzistonte me ylberi, shenje e premtimit qe pas nje stuhie del dielli. Bota per te ishte ose e bardhe ose e zeze. E ne ate kohe lentet e saj ishin prishur, cdo gje e shihte te erret. Lumturia sishte per te, ishte zhgenjyer, te pabeset ishin ata qe gezonin ne kete jete. Ndjenje pesimizmi kish pushtuar shpirtin e saj. 'E ceshte jeta ne fund te fundit' i kishte thene vajzave ne nje moment teksa bisedonin 'Eshte si nje avull qe ne nje kohe eshte e ne tjetren zhduket, mund te humbesh cdo gje kur sapo e ke fituar, me te mbyllur syte cdo gje mbaron'.

E ndjente qe sishte vetvetja, vajza e forte qe si trembej syri per asgje. Njeriu ecen me mendje dhe me zemer. Por kur njera prej tyre plagoset, demtohet, nuk funksionon me, e sidomos kur ndodh me zemren, njeriu humb guiden, humb rrugen, harron te gjeje fillimin e shtegut.

I vuri qellim vetes per te lejuar sherimin e shpirtit te saj, do ia linte kohes, do mundohej te harronte ato muajt e tmerrshem qe i vodhen shpresen, do harronte ate djalin e bukur genjeshtar qe permbysi boten e saj. Do perpiqej.

U zgjua ate mengjes pas shume kohesh per tu kthyer ne QSUT, atje ku gjithcka filloi. Veshi nje buzeqeshje te shtirur, per te mbyllur gojet e atyre qe vdesin te bejne ca thashetheme, te bejne morale e leksione sikur jane me te zgjuar e dine me shume, sikur skane zemer.
Sapo u fut ne klase, vuri re qe bisedat ndaluan, kokat u kthyen drejt saj. Heshtje, nje lloj heshtje qe te shurdhonte veshet, qe krijonte zhurme ne mendjen e Grejsit. 'Cmu desh qe erdha sot? Kisha qendruar ne shtepi' mendoi me vete.
Ishte Irisi, ajo qe u shkeput nga grupi dhe vrapoi drejt Grejsit.

-Grejs, si kalove? Me mori kaq shume malli per ty, mos guxo te zhdukesh me keshtu. Po tezen si e ke? Ajsela me tha qe pak me mire, po permiresohet dita dites.

Cfare teze, cfare i kishte thene Ajsela kesaj?

-E shoh qe e se ke pritur mire, behu e forte, mjekesia ku ska arritur me keto shpikjet e fundit,-i shkeli syrin si per ti thene mbaj lojen. Irisi po mundohej te mbulonte te verteten, nga ata grabitqaret e grupit, qe qendrojne gati per te goditur, per te hedhur poshte. E tille ishte mjekesia, nje fushe lufte ku mbijetonte ai qe ishte me dinaku.

-Hm, po. Me mire eshte. Po e merr veten.-u mundua te genjente Grejsi, edhe pse se kishte ne karakter kete gje. Por sot ia vlente, per te shpetuar nga pyetjet e tyre, ngacmimet e tyre ose mendime te tipit 'Ou qekur u bere ti Grejsi per ndonje cun, si ia more mendjen'.

Pa Xhoni qe po i afrohej e donte te zhdukej. E kishte kuptuar qe ai e pelqente, nuk kishte nevoje per ndonje shqise te mprehte per ta vene re. Por kishte qene Grejsi ajo qe ish munduar ta fshinte kete pjesen, ta harronte, sepse sdonte te humbiste shoqerine e tij. Ishte nje shok shume i mire, qe dinte si te jepte keshilla, gjithmone aty per te, degjuesi me i mire. Nuk donte te perfshinte me ne jeten e saj ndonje djale. I kishte mjaftuar Stiveni. Kishte vendosur qe pas gjithckaje qe ndodhi, sdo lejonte me askend ta vriste, ta lendonte.

-Vogelushja Grejs, me ne fund na nderove me pranine tende.-e perqafoi fort dhe shume afer veshit i tha,-me mori malli per ty.

Grejsi u mundua te shkeputej prej tij me kujdes e delikatese, pasi sdonte ta lendonte.

-Ja erdha pra, jam ketu,-tentoi te buzeqeshe.

-Moj kete e shoh une, po te te vije zor qe me ke lene vetem me keta budallenjte ketu. Jam detyruar te cohem cdo dite, te pergjigjem. Irisi sdonte tia dinte per vuajtjen time. Mos e bej me kete gabim. Eshte faji yt qe kam aq shume minuse ne regjister,-beri shaka Xhoni.

Per here te pare ne aq shume dite, ajo qeshi, qeshi me zemer.

-Te premtoj qe sdo e bej me. Tani me pranoni ne klasen tuaj, zoteri?-i mbajti lojen ajo.

-Patjeter, zonjushe, patjeter. Na falni qe sju kemi vendosur nje tapet te kuq, sju kemi sjelle as lule, paparacet i ke ketu, i njeh besoj. Dhe sa per fansa ska nevoje, pasi jam une ketu. Fansi yt me i madh.

-Si gjithmone, qenke zgjuar me humor ti. Shume faleminderit per tere keto fjale. Hajde ulemi tani,-injoroi ate pjesen qe ai ishte fansi i saj me i madh.

Ai e shikonte sikur te kishte zbritur nga qielli. E kish pelqyer qe ne momentin e pare kur e kishte pare ne karriget e auditorit. E vite me vone kish filluar te ndjente per te. 'Nje dashuri e pamundur' i thoshte here pas here vetes. Por ishte mesuar ta donte ne heshtje, ta shihte prej se largu, e ne fund te ngelej thjesht miku i saj.

U ulen afer njeri tjetrit. Grejsi nuk duronte dot idene qe nje mashkull tjeter qendronte krah saj, krahet e te cilit preknin ato te sajet. Ai sishte Stivi i saj. 'Mjaft me Grejs, nxirre nga jeta jote, mendja jote. Seshte per ty' i foli vetes.

Pasi mbaruan mesim, Xhoni kerkoi qe te dilnin, i gjithe grupi. Ata filluan justifikimet e veta qe skishin kohe e smundeshin dot. Ne fund ngelen vetem Xhoni, Grejsi e Irisi. Kjo e fundit donte kaq shume ti linte vetem por shikimi i Grejsit 'mos bej prove' e ndaloi. Do dilnin te tre.

Me ne fund dukej sikur nje fije rrezeje po hynte ne erresiren e Grejsit. Skishtr me lot, dhimbje, faj. E ajo ishte e gatshme te linte veten te lire. Te ndodhte ca te ndodhte, ajo skish pushtetin per ta ndaluar. Fundja, disa gjera ndodhin per nje arsye. E ardhmja nuk parashikohet e nuk vendoset vete, se po te vendosej vete cfare roli do luanin ndjenjat e lira pastaj? Si do mesoje nga gabimet? Si do rriteshe e do ecje para? Si do mesoje qe disa njerez jane destinuar per te qene per nje kohe ne jeten tende dhe ndonjehere eshte me mire mos jene me pjese?

Pavaresisht gjerave te keqija qe mund te ndodhin, kjo shkolle e larte me emrin jeta te meson me shume gjera se librat. Eshte e dobishme, te perplas pertoke, por ne fund do ngrihesh e do thuash qe isha poshte po tani jam lart. Grejsi ishte gati qe te pranonte realitetin, ate te dhimbshmin. Fundja, cfare mund te shkonte me keq?!

E kisha per ta bere mbreme po spata mundesi. Please forgive me.
Si ju duket Xhoni? I like him :p

PafundësishtWhere stories live. Discover now