Beteje e humbur

613 61 26
                                    

Nuk mund tia lejonte vetes qe ajo te humbise endrren e saj. Perpara egos se tij dhe deshires mishore egoiste, vendoste dashurine e paster qe ndjente ndaj saj. Ajo ishte gjithcka qe ai kishte, dhurata me e bukur. Do sakrifikonte lumturine e tij, ekzistencen e tij vetem qe ajo te merrte ate qe meritonte, ate qe plot 18 vjet ishte munduar te arrinte.

U kthye ne shtepi, i humbur, i lodhur qe jeta kishte zgjedhur ata te dy per te bere lojera, per tu argetuar. Vuri re qe i ati nuk ndodhej ne shtepi, kurse Moza po shikonte nje nga ata telenovelat turke aq te perhapura, e perqendruar sikur ishte gati te futej brenda televizorit per te ndryshuar rrjedhen e ngjarjeve. Iu afrua dhe duke u ulur krah saj e puthi ne faqe. Kishte nevoje per te. Ishte kthyer ne ate femijen e 20 viteve me pare, qe kur merzitej shkonte afer saj dhe perqafimet qe ajo i dhuronte, i kthenin gezimin.

-Zemer, ste degjova kur erdhe. Si kalove andej?-e pyeti ndersa e perqafonte me njerin krah, pa hequr syte e vemendjen nga skena ne televizor.

-E ke mendjen te keta ti prandaj. Cpo shikon tani?-e pyeti ai duke i bere bisht pyetjes se saj rreth fundjaves qe kish kaluar me Grejsin. Nje fundjave e paharrueshme qe perfundoi me nje thyerje zemre.

-Xhihanin. I shkreti me keta femije qe ka. Ca ska bere per te tjeret dhe ne fund prape ky lendohet.-i perjetonte kaq shume emocionet e filmit, duke harruar qe realiteti ishte ndryshe, e ai ishte thjesht nje sajese e hartuar nga skenaristi.

-Ma, ndonjehere ai me i drejti, per te mos thene gjithmone, lendohet, merret neper kembe e sulmohet me shume. Rregulli i mbijeteses ne kete bote te qelbur, ne te cilen paraja ka pushtuar mendjet e njerezve dhe ben ligjin.-foli tere mllef.

-Stiv ka ndodhur gje?-tashme ai zoteronte gjithe vemendjen e saj. I biri rralle fliste ne kete forme.

-Asgje, ma, asgje. Thjesht pak i lodhur nga udhetimi.-nuk e dha veten para saj. Nuk kishte ndermend ti tregonte per takimin me xhaxhain, as per biseden e tyre.

-I sigurt?-nje fije dyshimi ne pyetjen e saj.

-Shume.-u mundua te tregohej sa me shume bindes, para syve te nenes se tij, qe arrinte ta lexonte sikur te ish nje liber i hapur.

-Sme the si kalove. Si eshte Grejsi?-kur fliste per te, i shkelqenin syte. Ajo ishte nusja qe cdokush do donte ta kishte, i kishte thene nje dite Stivit.

-Kaluam shume mire, u kenaqem. Me shume Grejsi. E meritonte te clodhej nga gjithe ngarkesa e shkolles, para se te nise sezonin.

-E shkreta vajze. Me tere ate shkolle qe ka, po i dalin trute. Po ti i the qe dua ta takoj?-padurimi dhe pritja e pergjigjes nga ana e tij, e mbanin te mberthyer.

-Po i thashe. Dhe me tha qe do te te takoje. Vetem kete sduhet ta dije njeri, ma. Asnje. More vesh?

-Mire mire, avash se te degjoj. Seshte nevoja ta ngresh zerin. Pastaj nga une sdel gje.-ishte e lumtur qe me ne fund do e takonte Grejsin, vetem per vetem.

-Po, po asgje sdel nga ty. Mos do te te permend, tere heret qe flisje me grate e lagjes per mua, per te dashurat e mia?-i kujtoi ai.

-Mire mire. Te premtoj qe si them gje njeriu. Tani kur dhe ku? Duhet te le takim ne parukeri, te zgjedh ndonje fustan. Apo te ble ndonje te ri?-filloi te fliste me veten e te planifikonte te gjitha gjerat, te cilat per te konsideroheshin princip ne nje takim si ai.

-Ma, do takosh Grejsin, jo mbretereshen e Anglise,-u tall ai me te emen.

-Nuk te vjen zor qe i flet mamase tende keshtu? Sa keni ndryshuar ju brezat e sotshem, pale ata qe po vijne kushedi sa me keq jane. Ta dish qe tani. Niperat dhe mbesat do i rrit une, qe te kene ca vlera e morale. Se po i edukuat ju, na i bete perendimore fare.-shkonte larg me imagjinaten e saj dhe indinjohej kaq shume me brezat e rinj, si ata nuk kishin ne respekt per prinderit, jo më per te tjeret.

-Mam, shume larg ecen ti. Une sa jam lidhur me Grejsin, mendja niper e mbesa te eshte bere ty. Prit njehere,-u mundua ta zbriste me kembe ne toke.

-E se llafi bie.

-Po iki te fle. Vazhdo shiko keta turqit ti. Kujdes se mos na meson turqishten e hajde te te mbajme pastaj ty ne.-e puthi ne balle dhe u mbyll ne dhomen e tij.

Zera, zera i qarkullonin ne mendje. Zera mbytes, qe e perqeshnin, e tallnin, e vrisnin. Jo. Sdo hiqte dore prej saj. Do e gjente nje zgjidhje. Duhet! Sdo lejonte askend ti nderhynte ne marredhenien e tyre. Askush sdo guxonte te prishte dashurine e ndertuar me aq sakrifice.

Nuk e di ne ke fjetur, por doja te te thoja qe te dua shume dhe je gjithcka per mua.

I dergoi mesazh dhe u sforcua te mbyllte syte qe gjumi ti vinte. Por ajo nate ishte me e erret se vete erresira jashte. Luftonte me veten dhe te tjeret. 'Si ka mundesi qe dheu mban njerez te tille? A seshte familja ajo qe te perkrah e te mbeshtet? A seshte familja vendi me i sigurt, atje ku ske frike te flasesh?' mendime te tilla bluante. Edhe pse agimi zuri vendin e nates, ne syte e tij vihej re mundi, lodhja, trishtimi. Kurre ne jeten e tij skish hasur situata te tilla. Ai gjithmone kishte qene ne mazhorance, duke shtypur minorancen, duke i bere pozite opozites. Ndersa, tani? Tani ai ishte minoranca, opozita qe te tjeret kerkonin ta shkelmonin, ta hidhnin tutje, tu bindej urdherave me te larte. Por, krenaria e tij nuk mund te perlyhej kaq lehte. Stivi shquhej per shpirtin e tij luftarak, qofte ne shkolle ku rropatej per te shkelqyer ne detyrat e kursit apo provimet, qofte ne tregun e punes, qe sot e menaxhonte dhe e udhehiqte mjaft mire.

Po behej gati per te nisur nje dite te re. Nje dite ku do perballej me gjykaten e jetes, do akuzonte padrejtesine, do denonte vepren penale te korrupsionit ndaj dashurise. E do fitonte. Duke patur ne krah si avokate dashurine. A sthone qe dashuria i mposht te gjitha? Grejsi e kishte bere ta besonte, dhe ai do ecte sipas teorise qe ajo aq shume ia perseriste.

Zgjidhja me e mire, per momentin e qe atij i vinte ne mendje ishte fshehtesia. Do te donin njeri tjetrin fshehurazi, si ata adoleshentet e nentevjecares. E vetmja menyre per te fituar kohe, sa ajo te diplomohej.

Por a e njeh sot te ardhmen? A je i bindur qe me kalimin e kohes, planet e tua nuk i merr era? Deshirat e zemres, ndonjehere jane kaq te medha, sa te verbojne. Nuk sheh se ku shkel, nuk njeh vendin neper te cilin po kalon. Per Grejsin dhe Stivin jeta sdo ishte kaq e thjeshte. Por a do ishin te forte per tia dale? Per ti bere balle? Mjafton dashuria per te mos u prekur nga syte paragjykues te te tjereve, nga kurthet qe ngrejne? A mjafton dashuria te blere cmimin e larte te shpetimit, te hequrit dore nga skllaveria, te dorezuarit? A ishte dashuria e tyre aq e forte, sa te ecnin mbi ujera, te qetesonte stuhine?

Te armatosur per nje thirrje te larte per jeten e tyre, edhe pse te frikesuar te shkonin kundra rrymes, do luftonin. Gati per beteje, te rreshtuar perballe armiqve. Le te filloje beteja!


Ja dhe update-i i ri. Me falni qe nuk postova keto dite. Kam qene pak e zene dhe e lodhur. Hope you like this. :)

PafundësishtWhere stories live. Discover now