Mengjes vjeshte

2.7K 129 59
                                    

Si cdo dite tjeter u detyrua te fikte alarmin per tu cuar ne menyre mekanike. E urrente kur kjo ndodhte. Ashtu sic ishte, e pergjumur, u be gati per te dale. E priste nje cikel i ri dhe nje sezon i ri. Vjeshta ishte gati duke perfunduar per tia lene vendin nje dimri qe sic dukej do ishte i ftohte. Nderkohe qe po zbriste shkallet e pallatit po mendonte gjate rreth fjaleve te se emes nje nate me pare: Shiko te keqen mami, ka ardhur koha te njohesh dike, jeta nuk shtyhet vetem. Si gjithmone te njejtat fjale, te njejtat pergjigje: po ke te drejte, patjeter qe do martohem nje dite, do kete ndonje edhe per mua. Pergjigje te cilat ishin te thena sa per te kaluar biseden sepse thelle ne mendjen e saj askush nuk mund ta zevendesonte dashurine e saj te pare. Dhe jo se kam fjalen per ndonje djale, por per degen e saj te cmuar, mjekesine. Grejsi ishte studente ne vitin e fundit, me perpjekje, sakrifica ia kishte dale mbane te arrinte deri ketu. Ishte nje nder studentet me te mira dhe mbahej mend gjate per embelsine e saj ne syte e infermiereve te pavioneve apo pacienteve qe vizitonte sa here i jepej mundesia. Ndersa ecte neper trotuarin e lagur, po mendonte rreth ciklit te ri qe do te niste: mjekesi interne. Kishte degjuar shume rreth kesaj lende dhe pedagogeve te tmerrshem, apo provimit horror qe ata hartonin; por ajo kishte qene gjithmone e mendimit se nese meson dhe ke vullnet ia del.

Dicka do ndodhte ate dite, e ndjente, dicka ndryshe qe do e largonte nga rutina e saj, nga monotonia e cdo dite. Do mjaftonte aq: nje shikim dhe nje buzeqeshje per te permbysur boten e Grejsit. Per ta bere ate te mendonte dicka tjeter pervec librave, per te kaluar ne nje bote plot ngjyra e plot tinguj.

-Alo Iris, mirmengjes. Po duke ardhur jam. Thuaji pak qe do vij 5 minuta me vonese.

-O Grejs po cte ndodhi ty? Ti gjithmone ke qene e para qe do ishe prezente.- iu pergjigj Irisi, shoqja e saj e ngushte.

U njohen ne auditorin e Anatomise, atje ku nuk kuptonin asnje fjale latine qe flitej dhe se mendonin qe trupi i njeriut kishte aq shume kocka e per me teper kishin nga nje emer.

-Fjeta vone mbreme,-ia ktheu Grejsi, vajzat e shtepise donin te shihnin nje film dhe me detyruan qe ta shihja bashke me to, por me e keqja ishte se donin te kontrollonin cdo aktor te mundshem te filmit ne Google, sikur ata do dilnin nga momenti ne moment nga ekrani.

-Hej! Ska asgje te keqe te mendosh se ndoshta nje dite ndonjeri nga ata aktoret te takon ne rruge. Historia perfekte e dashurise mendoj une.
Qenke shume e lodhur, dukesh nga zeri. Nejse po iki tani se erdhi profesori. Nxito.

-Po vij me vrap moj.

Po ecte me hapa te shpejte edhe pse duket qe skishte fat ate dite; semafor i kuq, nje shi i rrembyeshem dhe njerez me cadra qe shtynin njeri tjetrin.

Ishte shume ftohte por Grejsi nuk donte tia dinte. Kishte nje teori per te ftohtin: duket sikur ngrin cdo qelize negative te te menduarit dhe te merr ne boten e akullt atje ku ekziston vetem e bardha, nje vend ku kerkon te dominoje pozitiviteti, optimizmi. E asaj i pelqente te mendonte se cdo gje ndodh per nje arsye, qe cdo e keqe e ka nje te mire. Mendonte se i ftohti te largonte nga ideja e te qenurit aktiv tere kohen; sipas saj njeriu ka te drejte te behet pak pasiv dhe vetem te zhytet ne detin e thelle te ndjenjave. Nuk shquhej si nje vajze qe shprehte shume ate qe mendonte, por e mbante thelle ne vete dhe kur e shprehte do merrte reagime te tipit: Grejs, ti gjithmone i merr shume seriozisht gjerat; cdo mundesi te vjen vetem njehere ne jete; bej edhe ti ate qe bejne te tjeret.

E si perhere nje tingull e zgjoi nga mendimet e saj, nje mesazh nga Irisi

Sot nuk merren mungesa. Do jemi duke vizituar pacientet. Jemi ne katin e dyte, dhoma e pare djathtas.

U clirua qe sdo merrte mungese, nuk e duronte dot faktin te kishte nje shenje te regjistri pervec ndonje plusi apo ndonje 10.

Pasi arriti te spitali, u ngjit me te shpejte, veshi bluzen e bardhe, shenje e nje autoriteti dhe pergjegjesie, dhe u fut ne dhome, gati per ti marre ne pyetje pacientet.

Pas 2 oresh, Samanta po u thoshte vajzave te grupit si i dukej ideja e te berit roje tek urgjenca pasi i kishte munguar shume. Pasi e diskutuan gjate, vendosen qe do i bente mire te rifreskonin gjithe njohurite qe kishin marre dhe ti vendosnin ne praktike.

Pasi hengren dreken e tyre te perhershme: 2 byreke me gjize dhe nga nje kafe per te mbledhur mendjen, u nisen per te urgjenca e QSUT. Do ishte nje nate e gjate, e mbushur me raste interesante qe si kishin pare ndonjehere, me njerez qe kerkonin ndihme ne cdo moment dhe me njerez qe do terhiqnin vemendje vetem me nje fjale.

Per Grejsin kjo nate do ishte ndryshe, do njihte nje ane tjeter te vetes, do kuptonte qe ne grafikun e jetes pervec parabolave te lumturise dhe dhimbjes ka dhe vija te tilla qe shkojne ne infinit sepse si udhezues kane zemren, vija qe mbartin emocione te panjohura, ndjesi te reja dhe aventura per tu zbuluar.

Dhe Grejsi nuk ishte gati, nuk ishte gati te dilte nga streha e saj e sigurise, nga bota e saj e librave, nuk donte te merrte guxim ne nje shteg te jetes se saj ku nuk kishte shkelur kurre.

Por se kishte ajo ne dore. Nje dere e re e hapur per te, me rrezet e diellit qe do ngrohin boten e saj te akullt duke rrezuar cdo mur te ngritur.

Hey people. Kjo eshte historia ime e pare dhe ndoshta e fundit e postuar ne watt :p
Pike se pari dua tju them qe sjeni te detyruar ta lexoni, pelqeni apo komentoni. Po e bej se my little pumpkin qe i bie te jete Erisa__ ma kerkoi dhe thashe hajt se po e bej nje gje edhe une :p. Baby shpresoj te te pelqeje. Edhe nese jo skam cbej :p.
Aniannaa thanks qe me mbeshtet e qe me nxit. Love you
iljena ste lija dot pa te permendur se je shume special. Tani e di ti detyren :p
AngieRun and you sweet thing here it is something of mine. Ato ndryshimet si bera tani por kur te jem ne laptop promise qe do i bej se me pelqyen shume.

Shpresoj qe nga 0-10 ta pelqeni te pakten 0.5.

Cover credits to Erisa__

PafundësishtTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang