Reflektim dashurie

777 59 26
                                    

'Ndersa rritesh, meson se ndjenja me e madhe qe dikush mund te zoteroje eshte dashuria. Fillon me dashurine e ngrohte prinderore, ate dashuri qe askush smund te ta vjedhe e smund ta kembeje me asgje ne bote. E ndersa meson hapat e pare te jetes, ato hapa te cilat do te percaktojne identitetin e integritetin tend kupton qe pervec asaj dashurie qe te ka dhene trajte, ekziston se dashuria kalon ne nje nivel tjeter, ne nje tjeter sfere. Nje force me e madhe se vete fuqia jote, qe mosht gjithcka. Nje dashuri qe nuk njeh limit e kohe,nuk njeh perkufizime, nje dashuri qe rritet. Disa thone qe dashuria eshte e verber, per mua jo. Dashuria mund te jete e verber por ne te njejten kohe ti ke syte e shpirtit te hapur. Perndryshe si do e shihje kete dashuri? Si do perceptoje bukurine e saj, magjine qe ajo permban?! Nuk e njihja kete lloj dashurie, dashurine e nje mashkulli. E dikujt qe te do vertet e te ben te jesh ne qiellin e shtate. Pritja ia paska vlejtur. Po, une e them kete gje. Ska ndjenje me te bukur se kjo, nuk ia kalon asgjeje. Sdo e nderroja me asgje ne kete bote, as me margaritaret e rruzullit. Per mua, ai eshte vete jeta. Ndryshoi gjithcka timen, arriti te depertoje ne te thellat e mia, arriti te me njohe mua ashtu sic jam, duke me pranuar me cdo dobesi timen, cdo papersosje. I jam mirenjohese qe nuk hoqi dore prej meje, qe me do pa kushte, me nje dashuri te persosur. Sepse ashtu di ai te doje dike. Nese do me pyesnit se cili eshte personi me i rendesishem per mua, pa hezitim do zgjidhja ate. Ate qe i dha kuptim jetes time, qe erdhi ne boten time te librave per te shkruar nje liber te vetin. Librin tim te preferuar. Ate liber te cilin ai akoma se ka perfunduar sepse cdo dite ka dicka te re per ti shtuar kapitullit. Dhe jemi akoma ne fillim, ne fillim te nje rrugetimi te gjate qe per ne sdo kete fund ndonjehere, nje fund pa mbarim, nje fund deri ne pafundesi. Te duash dike eshte njesoj si te humbasesh lirine, por per mua nuk eshte humbje, sepse eshte nje fitore. Merr kaq shume nga dashuria, ajo te pasuron shpirtin'.

Mbaroi se shkruari mendimet e saj ne copen e bardhe te letres, kur degjoi nje trokitje ne dere. E buzeqeshur shkoi per ta hapur per tu perballur me personin qe e bente zemren e saj te rrihte me shpejt, e te merrte fryme sikur oksigjeni te kish mbaruar.

-Miremengjes, shpirt,-e mori ne krahet e tij dhe i dha puthjen e mengjesit.

-Miremengjes, Stiv,-e kishte patur gjithmone kompleks ti shprehte ate qe ndjente. Donte kaq shume ti thoshte jete, zemer, shpirt, dashuri dhe sa here behej gati per tia thene i dukej vetja shume romantike dhe qendronte te fjala Stiv.

-Nuk te vret gje nese me thua ndonjehere zemer,- e vuri ne loje ai pasi e njihte shume mire.

-Mos u tall me mua. Ti e di se sa shume une te dua.-i tha ajo ndersa mbylli syte dhe e perqafoi. Po, i kishte munguar aq shume ai. Ishte bere e varur prej tij, kishin vetem pak ore larg njeri tjetrit, por ajo e donte ta kishte afer gjithe kohen.

-Si ishte kjo?-beri sikur se kuptoi.

-Te dua Stiv Demiraj, me shume se veten time. Je gjithcka per mua. Je kuptimi i jetes time, je i imi. U kenaqe tani?-i tha me nje fryme duke pranuar qe zemra e saj nuk e perballonte dot ate shikim qe ai i jepte.

-Te kam jete, Grejs.-dhe aty e puthi perseri sepse te degjonte ato fjale prej saj, i falte lumturi. Ajo e bente ate te ndjente gjera qe kurre me pare si njihte, por me Grejsin, ai kishte filluar eksplorimin e disa gjerave, emrin e te cilave ende si njihte e sdonte qe ti emeronte. Mjaftonte vetem qe ishin te tij dhe te saj, te askujt tjeter.

-Je gati per te kaluar nje dite me kete cun te merzitshem dhe te shemtuar?-u tall ai.

Kjo shaka e tij mori si shperblim nje te qeshur nga ajo.

-A je ti gati per tu turperuar me mua ne krah?-vazhdoi Grejsi shakane.

-Mos e thuaj ate fjale. Ti e di sa inat kam kur fillon te nenvleresosh veten. Te gjithe do me kene zili qe do jem afer teje. E di qe cdo djale do donte te ishte ne vendin tim, por fatmiresisht jam une ai qe te ka. Nisemi se kemi shume gjera per te bere.

PafundësishtDonde viven las historias. Descúbrelo ahora