E kishte injoruar cdo dite te mundshme, kur ai me nje tentative fare te vogel mundohej ti afrohej dhe ajo me nje shikim te akullt e nje pergjigje therese ndalte vrullin e tij. Vinte pengese ne qarkullimin e gjakut ne ate pjese te zemres se tij qe rrihte vetem per te.
Ditet e fundit kishte kaluar shume kohe duke reflektuar rreth sjelljes se tij se fundmi. Spo njihte me veten. Dhe Arditi ia kish vene ne dukje qe ishte bere pak si shume cun per shtepi. Netet e gjata pa gjume e gjenin ne meditime te thella rreth vajzes plot karakter qe i kishte hyre aq thelle ne zemer. E kish pyetur veten shpesh mos ishte valle dashuri. E pergjigjia e tij kish qene jo. Ai sbesonte ne ate dashurine e prezantuar nga romantiket e mbaruar te filmave.Po kjo qe ndjente, cfare mund te ishte? Cfare emri i vihej kesaj ndjenje qe e merrte ne udhetime te cuditshme kohore dhe hapesinore? Smund ta quante pelqim sepse kishte nje teori per keto pelqimet alla adoleshentore. Pelqimi zgjat per nja dy jave dhe zhduket tamam si nje qiri qe tretet, flaka e te cilit nuk le me gjurme. Te ishte obsesion? Obsesioni do permbushej me plotesimin e egos. Normal, edhe ai mashkull ishte si gjithe te tjeret.
Kishte zgjedhur nje flete te bardhe per te hedhur mbi te, ate qe mendja e tij nuk arrinte dot te shprehte e te fliste. Vendosi qe zemra e tij do kish dicka per ta thene, qofte edhe nje ndjenje te vogel sa nje kokerr sinapi. E ashtu sic ishte, me tutat e tij te gjera dhe nje bluze te bardhe u ul ne tavolinen e studios se tij per te shkruar.
Qeshi me veten per budallallekun qe kish ndermend te bente. Sia kishte marre mendja kurre qe ai, beqari me i pashem e me i suksesshem, do duhej te zgjidhte nje ekuacion, vecse jo matematikor, por qe kishte lidhje me zemren e ndjenjen.
Solli ndermend ndodhite e javes se fundit dhe e vetmja gje pozitive ishte fytyra e saj. Por ama para se ajo ta shihte, sepse atehere gjithe embelsia e saj ia linte vendin nje acarimi e nje vrenjtesie.
E vetmja fjale qe ai shkroi ishte 'Frymemarrje'. Per te, kjo fjale kishte shume domethenie. Te marresh fryme do te thote te jetosh, te qendrosh aktiv ne kete jete, funksioni me i rendesishem i mushkerive. Mos! Kishte filluar te mendonte si ajo, me ato shprehjet doktoreske. Frymemarrja ishte e nevojshme per njeriun, per cdo qenie te gjalle. Ishte ajo e nevojshme per jeten e tij, per ekzistencen e tij?
U shtri ne krevat, me duart e vendosura pas koke dhe mbylli syte. E vendosi. Grejsi i tij ishte injektuar ne gjak si nje virus per te cilin skishte asnje kure per ta zhdukur. Po, ishte e tija. Ajo per te ishte e nevojshme si oksigjeni per njerezit.
Po cdo bente per ti fituar zemren, mendjen, disa minuta te vlefshme nga koha e saj? Si , kur ajo e percillte me kembet e para? Por ai do ia dilte. Ajo mendja e tij e ndritur do prodhonte dicka, do e gjente nje zgjidhje. Ajo ishte sfida e tij e radhes, projekti i tij i ri. Do duhet te zgjidhte metoden e duhur te hartimit te planit, materialet e duhura per te ndertuar fortesen e besimit, ndjenjave ne jeten e Grejsit. Dhe materiali baze do ishte durimi.
Grejsi u cua me pertese nga shtrati dhe ashtu pak a shume sonambul hengri mengjes. Ishte dite e shtune, dita qe ajo me zor e priste per te vetmen arsye, gjumi. Por jo, kjo e shtune do ishte ndryshe. Duhet te ishte gjithe diten te urgjenca se keshtu kishte kembengulur Irisi pasi ishte vene ne seder nga disa studente te grupit tjeter.
'Ou, nuk shkoni ne urgjence ju? E si do fitoni eksperiencen?'-kishin qene fjalet e nje bjondeje pa tru, sic e quante shoqja e saj e ngushte.
-Ajsel, po dal une. Kisha per te gatuar per sot, por Irisi me lajmeroi vone mbreme per kete punen e praktikes. Gatuan dot ti ne vendin tim, te lutem?
-Mire mire se e bej une dreken, pa merak. Po aman, te lutem, veri ndonje cike rimel atyre syve se do i traumatizosh te shkretet. Ata ca te semure jane, ca ti shkosh ti, i iku pulsi fare dhe hajde ktheja prape pastaj, -filloi te bente shaka Ajsi.
ESTÁS LEYENDO
Pafundësisht
RomanceMendoj se njeriu dashuron vetem njehere ne jete sepse keshtu ndodhi me ta. Nje dashuri me pengesa por qe ne fund triumfoi besimi dhe ndjenja. Nje histori qe jeton dhe merr fryme cdo dite jo sepse duhet por sepse ushqehet me fjale dashurie e embelsie...