Zhurme e qete

715 70 49
                                    

-Shpirti mamit, haje edhe kete pjesen qe te ka mbetur. He te keqen mami. Je dobesuar shume. Ste shoh dot keshtu.

-O ma, te lutem. Te thashe qe u ngopa. Me ler te mesoj tani. Dhe nuk jam dobesuar, ashtu te eshte fiksuar ty.

Grejsi kishte vendosur qe sezonin e provimeve do e bente ne shtepi, atje ku nuk mungonte kurre dashuria dhe zhgenjimi nuk njihej. Nje te enjte, pas leksioneve te merzitshme kish ndjere nevojen te shkeputej nga Tirana. 'Do iki ne Korce te bej sezonin' kish lajmeruar vajzat. Dhe menjehere sapo pasditja e se premtes kish ardhur, ishte nisur per ne shtepi.
Ndjente mall, mall per ate vend ku i perkiste, per ata njerez qe falnin ngrohtesi. Nje qytet jo aq i zhurmshem sa metropoli, qe aq shume njerez e duan. Ishte lodhur me ate gjendje, nje lloj monotonie qe ste lejonte te bije ne gjume. Duhet te ishe tere kohen alert, i shpejte, ti beje gjerat me vrap, e koha fluturonte sikur ora mos kish akrepa. A thua se ishte New York?!

Ne Korcen e saj do gjente ate qe i kish munguar ate kohe. Mbathjen nga realiteti, prane familjes se saj. Prinderit ishin cuditur kur kish pare te bijen nga ora 7 e pasdites, ne deren e shtepise. 'Kisha nevoje te isha ketu, ta kaloja ketu kete periudhe' ishte justifikuar, kur ne te vertete pas atyre fjaleve qendronte deshira per te harruar Stivin dhe imazhin e tij ne koken e saj. Donte ta hiqte qafe nga mendimet e saj, ta zhdukte nga zemra e saj, mos tregohej nje budallaqe e vertete qe sapo zgjohej ne mengjes te shikonte celularin nese ndonje mesazh i kishte mberritur, apo te shikonte kur ai kishte qene per here te fundit online e ca bente me jeten e tij, pa te. Sdonte te ishte ajo vajze, vajza qe varej nga ekzistenca e nje mashkulli. Por, skishte fuqine ta linte te ikte.

Kishte rreth 5 dite qe mbante veten te zene duke mesuar nje nga lendet me te veshtira, dhe nje liber 1000 faqesh qe po ia nxinte jeten. Por te pakten ia kishte larguar disi mendjen nga Tirana. Perkujdesi i se emes dhe mbeshtetja e te atit, kishin kthyer buzeqeshjen ne syte e saj, dielli me ne fund po ndriconte serish. Mundesi e re, kapitull i ri per tia nisur nga e para.

Alma u largua nga dhoma per ta lene vajzen te mesonte. E kishte kuptuar qe dicka nuk shkonte me Grejsin. 'Dritan, vajza nuk eshte mire. Ajo se kishte ne plan per te ardhur, tha qe do e bente sezonin andej. Eshte shume e mbyllur, shpesh e kam pare me shikimin e zymte, te perqendruar diku. Me tremb kjo gjendje e saj. Seshte Grejsi qe njohim ne, drita jone seshte keshtu' i kishte thene nje nate, kur ishin ne dhomen e tyre.
'Do te na e thote vete se cka ndodhur me te. Eshte e rritur, e pjekur mjaft. Eshte vajza jone Alma. Do ia dale, pavaresisht gjithckaje' kishte siguruar te shoqen Dritani.

Cpo ben?

Zhurma e celularit te saj e shkeputi nga studimi, e mori ne dore, me nje fije shprese ne zemer se ndoshta ishte ai. Por u zhgenjye kur lexoi emrin e personit qe i kishte derguar mesazh. Xhoni. Kishin filluar te shoqeroheshin shume bashke, dilnin me rrethin e tyre miqesor, mesonin ndonjehere se bashku ne sallat e leximit apo ne ndonje book house (sgjeja dot term shqip :/). Me pak fjale, ishin miqesuar me teper. Ai i kishte qendruar prane ato dy jave pasi gjema e madhe kishte ndodhur. Ia kishte treguar te gjitha, Xhoni ishte si nje ditar personal i saji, gjithmone gati per te degjuar dhe per te dhene keshilla.

Po mesoj, po ti cpo ben?-ia ktheu menjehere meazhin.

Ste kuptoj ndonjehere. A e largon ndonjehere ate koken tende nga librat ti apo zhytesh aty edhe sdel me? Nga e gjen kete vullnet xhanem?!-filloi me ankesat e tij te perhershme, ne kuadrin e shakase. 'Je nje nga ato peshkopet e lezetshme ti, qe po te lane te lexosh gjithe diten, je gati' i kishte thene nje dite ndersa mesonin se bashku ne salle.

Quhet dhunti Xhon, dhunti. E ti se ke me duket. Po cje duke bere se sma the.

Ha ha ha na shkrive fare, Toskana. Te duket vetja e zgjuar he? Une per pak do dal. Po u merzita dhe thashe te te coja nje mesazh, sa te me merrte Albi per te dale.

E para e punes une jam e zgjuar, ndryshe sdo merrja gjithe ato 10 une. Dhe le ta pranojme, jam me e zgjuar se ti. E dyta, thjesht per te kaluar kohen he? Me zhgenjeve, Romeo.-kishte filluar ti therriste Romeo qe ne momentin kur ai i jepte keshilla dashurie asaj, sikur vete Shekspiri ti kish folur.

Hej, nuk je fare e lezetshme kur ben te keqen. Dhe jo, vogelushe. Ty te jap kohen time me te mire.-dhe ja ku fillonte me ato deklaratat e tij, qe rralle i bente por qe Grejsin e bezdisnin. 'Ska vend ne zemren time per dike tjeter, apo nje lendim tjeter' i ishte shprehur troc nje dite pasi Xhoni kish rrefyer se e pelqente me shume se shoqe. 'Mjafton te jesh shoqja ime' i ishte pergjigjur. Per Xhonin mjaft ishte ideja per ta patur afer, qofte edhe si shoqe.

Te lutem, mos fillo. Me mire po bej sikur se kam lexuar.

Ti mund te besh cte duash Grejs, po ate qe une ndjej se ndryshon dot kush.

Ke ndermend te mbarosh shoqerine tone? Sepse te betohem nese thua qofte edhe nje fjale tjeter, ste flas me.-e kercenoi Grejsi. E dinte qe ai do hiqte dore sepse sbente dot pa te.

Mire, mire e mbylla. Per tani. He, po te mbajne ndonje cike me te mira ata te shpise?

Po. Le te themi se me duket vetja sikur jam 5 vjece perseri dhe jo 23.

Epo me te drejte. Ti njehere ne hene shkon andej.

Mos u tall me mua. Ti ke ecur ndopak me te lexuarin?

Mmm jo aq. Sapo lexoj dy faqe me lodhet truri, e se cme je pastaj ca sinjale te cuditshme per gjume. Pastaj dua te ha. Jam ne nje marredhenie me frigoriferin keto kohe. Te pandashem me njeri tjetrin jemi bere. Edhe palestra sme le te mesoj. Skam nga tia mbaj une i shkreti.

Po, po. Tere hallet ty te kane rene.
Te lutem Grejs, kthehu. Smundem dot pa ty. Do ngel nese sme meson dot ti ndonje gje.

Mos bej dramatikun kur ste shkon. Pastaj 3 muaj smesove dot gje nga pedagogu?

Ti je me e mire nga te gjithe. Pastaj me ka marre malli per ty.

Ik Romeo ik, se mos te erdhi Albi dhe valle e pe. Flasim se duhet te mbyll kapitullin sonte.

Dhe si gjithmone di ti besh bisht situatave. Po iki. Mos u lodh shume. Kujdesu per veten. Me mungon. Te puth.

Nuk i ktheu me mesazh. Biseda me Xhonin asnjehere nuk ndizte ndonje lloj emocioni te vecante tek ajo. Ai ishte shume i embel, nje djale qe cdo vajze do donte ta kishte ne krah. Pervec saj. Kujtoi ato ditet e para kur kishte filluar te fliste me Stivin dhe fluturat ne stomak. Mezi priste nje mesazh nga ai, qofte nje pershendetje e shkurter. Priste me padurim kur ai mbaronte punen, qe te mund te flisnin pa pushim ose ta takonte.

'Mos shko atje Grejs. Mos e torturo veten. Pse e ngacmon plagen ne zemren tende? Lere te sherohet' i kujtoi vetes. Por lotet e tradhetuan. Nuk u treguan te forte mjaft per te qendruar ne vendin e tyre. Nata kishte rene dhe ne qiellin e zi, hena hijeshonte krenare. Ndjeu nevojen ti fliste dikujt, ne ate erresire ndoshta dikush ndihej si ajo.

'Kam per tia dale valle te te harroj? A me ke harruar ti mua? Une jo. Me nostalgji e dhimbje kujtoj mesazhet e tua, fjalet e tua, zerin tend. Me mungon Stiv, me mungon aq shume sa shpirti me dhemb. Ndoshta u tregova budallaqe, por ne te njejten kohe jam e lumtur qe te njoha. Ishe gjeja me e mire qe me ka ndodhur ne jete. Duhet te te le te ikesh. Eshte me mire keshtu, ndoshta atehere do te clirohem. Po nuk dua. Sdua te kem nje jete pa ty, jo pasi mesova qe te qenurit me ty eshte jete. Nuk dua te mbijetoj. Dua te jetoj me ty. Vetem me ty. Por ndoshta me mire qe ndodhi keshtu. Ke nevoje per dike tjeter qe te te beje te lumtur, te te dhuroje buzqeshje. E ajo sjam une. Do te te dua deri ne pafundesi Stivi im, deri ne frymen time te fundit. Sdua te te harroj, por dua te te le, te besh jeten tende'. Foli ato fjale sikur do i shkonin atij, era do i percillte mesazhin e saj.

Qau ne heshtje, si per te derdhur dhimbjen e pasosur. Qau per te ardhmen, per te cilen kishte frike. Frike sepse Stivi sdo ishte pjese, e bota sdo kishte me kuptim. A jemi krijuar vetem per te mbyllur ciklin tone te jetes, shtegtare te kesaj bote apo copeza lumturie e parajse ndoshta perjetojme per te ecur e per te luftuar?

Me falni qe po bej update kaq vone. Kam qene e ngarkuar dhe pak pa ide. Si ju duket jeta e Grejsit post periudhes Stiviste ( new word :p)?
Shpresoj tju pelqeje.
This part goes to my babygirl ilda1d ♥♥

PafundësishtDonde viven las historias. Descúbrelo ahora