Qendruan per rreth dy ore se bashku, duke i treguar njeri tjetrit ckishte ndodhur ato jave qe sishin takuar.
-Domethene ishe ne Korce dhe une si idiot mendoja se mos te kishin fejuar me ndonje tjeter,-pranoi friken e tij para saj, ndersa e mbante ne perqafim, ne kraharorin e tij.
-Sa larg mendoke. Po sikur ata te duan ndonje dite te me fejojne me dike qe se dua, ca do besh ti?-e ngacmoi per te pare reagimin e tij dhe per te marre nje pergjigje si e shihte ai lidhjen e tyre ne te ardhmen.
-Te te fejojne? Me zor? Sdo i lejoja kurre. Pastaj, deri atehere do jemi fejuar bashke ne,-tha pa hezituar sikur te ishte gjeja me normale ne bote.
-Do jemi fejuar?-pyeti duke ngritur koken per te drejtuar shikimin ne nje nivel me te.
-Po. Kaq e pabesueshme te duket? A ste thashe qe dua te te kem cdo dite afer vetes? Cdo dite. Po mos u shqeteso. Sdo te te bej ndonje propozim ketu. Deri atehere kemi kohe.-e siguroi ai duke vendosur qetesi brenda shpirtit te saj.
Ai mendonte pertej ne lidhje me marredhenien e tyre. Per ta kishte nje te ardhme. I pelqente kjo gje. E bente te ndihej e vleresuar prej tij, e cmuar.
-Faleminderit,-i tha ajo nga thellesia e zemres.
-Per cfare, engjell?-e pyeti ai i perhumbur ne bukurine e saj.
-Qe nuk hoqe dore. Qe me vlereson me shume sec e meritoj. Qe je krah meje tani.
-Sdo mundja dot te jetoj pa ty edhe sikur te doja. Ti nuk meriton vleresim Grejs, meriton admirim. Je e tille, e admirueshme. Te paturit ty ne krah me ben te ndal e te mendoj. Pse me zgjodhe mua nga gjithe te tjeret? Por, i jam mirenjohes Zotit qe me ka sjelle shpejt ne jeten tende. E ti me zgjodhe mua.
Grejsi u skuq nga gjithe ato fjale te embla, te zgjedhura posacerisht per te. E per here te pare i besoi atyre fjaleve per veten e saj. Lexohej qarte sinqeriteti brenda tyre. E perqafoi fort dhe u struk ne kraharorin e tij. Mbylli syte dhe mori fryme thelle si per te thene 'kaq ishte'. Prania e tij e ngopte, i jepte jete, force. Deshira e saj me e madhe ishte te qendronte ne ate pozicion, me te, per shume kohe, larg te tjereve, larg realitetit.-E urrej ta prish kete moment, por duhet te ikim.
-Pse?-foli me pertaci ajo. Sdonte te ikte. Kishte frike se kjo mos ishte vec nje enderr e bukur, nga e cila do zgjohej e do perjetonte nje makth.
-Dua te dalim jashte, te shetisim. Une dhe ti. Bashke per here te pare.-sugjeroi aty per aty. Sdonte ta mbyllte naten kaq shpejt.
-Tani? Po ora eshte 8. Do jete shume ftohte.
-Persa kohe do jemi bashke, sdo ndjejme te ftohtin.-i tha ai ndersa e puthte ne balle, duke e ndihmuar te vishte pallton e saj.
Dolen nga ai ambjent i ngrohte per tu perballur me te ftohtin e asaj mate dhe me eren qe i perplasej pa i interesuar, ne trupat e tyre. Grejsi, menjehere mbeshtolli krahet rreth vetes si per ti shtuar pak me shume nxehtesi trupit te saj. Stivi e vuri re kete gje dhe e mori ne krahet e tij, duke mbeshtetur koken e saj ne kraharorin e tij. Ecnin rrugeve te qytetit, ashtu te perqafuar. Nuk flisnin. Asnje fjale. Ndonjehere, kur je me personin e zemres nuk mjaftojne dot fjalet per te folur, por jane veprat ato qe flasin me teper. E ata mjaftoheshin me ate qetesine e tyre, ajo ishte bota e tyre.
-E di qe shpesh here pyesja veten ne isha cmendur? Kudo ku hidhja syte, te shihja vetem ty. Pastaj, kthjellohesha dhe kthehesha perseri.-i rrefeu ndersa mbante doren e tij shtrenguar pas te sajes.
Ajo i hodhi njehere syte drejt duarve te tyre te bashkuara. Hapesirat rreth gishtave ishin bere qe te mbusheshin prej tyre. Buzeqeshi dhe pastaj u kujtua qe ai i kish deftyer dicka.
-Po mami e pa gjendjen tende?-e pyeti me delikatese.
-Sigurisht. I keputej shpirti e i pikonte ne zemer kur me shihte ashtu. Mendonte qe kisha rene ne depresion.
Grejsi e pa e trishtuar dhe me lote ne sy iu pergjigj:
-Eshte faji im qe te kam lenduar kaq shume. Mendoja se do ishe me mire pa mua. Nje barre do hiqej nga supet e tua. Nuk doja, me beso.
-Hej, hej. Engjell. Me shiko pak,-ndaloi ne mes te trotuarit dhe mblodhi fytyren me duart e tij.-Nuk eshte faji yt. Absolutisht qe jo. Fajtori i vetem jam une. Ti sje barre per mua. Ti je mbeshtetja ime. Por me mire i leme keto biseda qe na sjellin trishtim. Te mendojme vetem per gjera te bukura, qe do sjellin lumturi. Te.mendojme per ne.-sugjeroi ai duke kerkuar gezimin ne syte e saj.
-Dakord. Por kam nje pyetje te fundit.
-Jepi,-e nxiti ai.
-Po me ate bjonden e stazhionuar je takuar me?-uli koken kur e pyeti. Ndoshta do thoshte po, po kjo ishte qe e trembte.
-Bjonde? Per cilen e ke....mos e ke gje per Stelen?-qeshi me te madhe kur pa pohimin nga ana e saj.
-Mos qesh. Po me kthe pergjigje,-beri nje fytyre bebi.
Ai mori duart e saj te te tijat dhe duke e pare ne sy i tha:
-Jo, as e kam takuar e as dua ta takoj me. Sdi ca me tha mendja ate dite qe dola per dreke me te. Dhe per tiu pergjigjur edhe pyetjes tjeter ne mendjen tende te ndritur, jo. Skam qene me asnje femer tjeter. Ti je ketu,-beri me gisht nga koka e tij,-je ketu,-te zemra e tij, -je ne gjithe trupin tim. Ska asnje tjeter vec teje, engjell. Asnje.
Buzeqeshja rrezatoinne fytyren e saj dhe shkeputi duart e saj prej tij per tia rrethuar drejt qafes.
-Te dua kaq shume Grejs, aq sa me tremb kjo ndjenje. Me kontrollon cdo dite mendimet. Nuk arsyetoj dot. Cme ke bere keshtu, se nuk e kuptoj?-pyeti retorikisht duke mbeshtetur ballin e tij tek i saji.
'Duhet ta puth tani apo pastaj? Si do e marre nese e puth? Do e pelqente?' Luftonte mendimet e trazuara brenda vetes. Vendosi te veproje ashtu si ai donte. E afroi prane vetes, e pa thelle ne sy dhe iu afrua me ngadale. Hezitonte se mos ajo largohej, ose mos e refuzonte. Shikimin e mbante te ngulitur thelle tek ajo per te pare ndonje shenje refuzimi apo mosdeshire. Kur nuk gjeti asnje prej tyre, mori kurajon per te shkuar me tej. Preku buzet e saj te njoma dhe i dhuroi puthjen e pare. E ndjeu ne cdo moment ate puthje, qe ne castin kur ajo vendosi duart e saj ne kraharorin e tij e deri kur mbaroi puthjen per ti dhuruar nje tjeter ne balle.
-Je kaq e mrekullueshme dhe e pafajshme.-peshperiti afer ballit te saj.
Grejsi uli koken e turperuar, nga mungesa e eksperiences. Ai duhet te kishte patur shume te dashura, vajza me te dala se ajo.
-Dashuri, pse heshte?-e pyeti ai kur vuri re qe ajo spo nxirrte asnje fjale.
-Asgje.
-Ma thuaj. Ske besim te une. Mos me thuaj qe ste pelqeu puthja? Ishte shume shpejt per ty?-pyeti ai shpejt e shpejt.
-Jo, jo seshte ajo. Por, se di a te pelqeu ty.
-Nese e ke fjalen per veten tende qe ishte puthja jote e pare, me lejo te te them qe kjo do te thote shume per mua. Jam i privilegjuar qe jam une ai qe ndjeu per here te pare buzet e tua. Dhe do jem edhe i fundit.
Ishte e lumtur? Me shume se kurre me pare. Duhet te falenderonte Ajsin dhe Arditin qe i kishin thurrur kete komplot qe ne fund u mbyll me shprehje ndenjash. Do e mbante mend gjate kete nate. Ajo ishte e Stivit dhe Stivi ishte i saji. Dolen kunder cdo pengese e barriere, edhe pse u lenduan gjate rruges, perseri ashtu, te plagosur sic ishin qendruan ne kembe. Te kapur per dore, i jepnin fuqi njeri tjetrit, gezim, shpetim. Do luftonin se bashku kudo, kurdo, kunder kujtdo. Ishin bere me te forte sepse ishin spirancat e njeri tjetrit.
YOU ARE READING
Pafundësisht
RomanceMendoj se njeriu dashuron vetem njehere ne jete sepse keshtu ndodhi me ta. Nje dashuri me pengesa por qe ne fund triumfoi besimi dhe ndjenja. Nje histori qe jeton dhe merr fryme cdo dite jo sepse duhet por sepse ushqehet me fjale dashurie e embelsie...