Pjese e imja

910 84 56
                                    

Ishte bere gati qe ne momentin kur Grejsi i kish thene qe te shkonte ta merrte. Dhe ja ku ishte. Poshte pallatit te saj dhe pa ate te zbriste shkallet. Ishte veshur si nje arush dhe floket e saj leviznin nga era qe frynte duke e bere ate te dukej si ato vajzat e vogla. Iu afrua atij me duar ne xhepa dhe me buzeqeshje.

-Sa shpejt qe erdhe.

-Kisha frike se mos nderroje mendje.-u tall ai.

-Edhe mund te ndodhte. Ca nuk pret nga une.-e ngacmoi.

-Pse me je bere si nje arush dudush?-e pyeti ai nderkohe qe qeshte.

-Nuk jam nje arush! Nese do ti besh pershtypje nje vajze sduhet te flasesh keshtu.-u perkedhel Grejsi e u shtir sikur u prek nga fjalet e Stivenit.

-He moj se po beja shaka. Pastaj per mua dukesh me e embel keshtu.-iu afrua dhe e perqafoi. Fort. Sikur do ti ikte nga duart dhe do fluturonte larg, e sdo e kishte me afer. E perqafoi edhe bute sikur te ishte nje kristal e mos thyhej.

I mori ere flokeve te saj, thelle. Ne ato dite dhjetori aroma e saj ishte bere aroma e tij e preferuar. U largua me ngadale dhe e veshtroi ne sy.

-Je gati?

-Pse do zbrisja une ne kete te ftohte? Hajde ikim te makina se po ngrij,-gjithmone i kthente fjalet e tij serioze ne shaka. E kete e bente per te mos e lejuar ate te vazhdonte me tej me shprehjet amoreske te tij. Merrte super xhiro ndonjehere dhe hajde ta ndalje. I vinte cudi me te. Nuk njihej si ai djali qe shkonte pas nje vajze e per me teper ta ftonte ate per nje pasdite se bashku.

Hipen ne makine dhe ai menjehere ndezi kondicionerin. I mori duart e saj dhe filloi ti ngrohte me frymen e tij. Grejsi per nje sekonde, e pa me admirim dhe u shkri e gjitha para asaj skene. Pastaj mblodhi veten dhe tha:

-Duket qe vdes pas Nicholas Sparks. Kot se kam thene qe ne fillim.

Ai ngriti syte drejt saj i cuditur.

-Huh?

-E ke lexuar The Vow ose e ke pare film besoj? Ja po perpiqesh te besh te njejten gje si ai djali.-dhe menjehere hoqi duart dhe i futi ne xhupin e saj te ngrohte.

-Pse gjithmone ben keshtu? Ke vendosur te ma nxish jeten me duket.

-Hajde ndize makinen dhe nisu pra. Cpo pret akoma?

Ai e pa njehere sikur po e shihte per here te pare.

-Si urdheroni zonjushe.

-Ku do shkojme?

-Sdua e sta them. Tani ben mire ta mbyllesh ate gojen tende te bukur dhe te shijosh muziken e pamjen.-ia ktheu Stivi ndersa ndizte radion.

Kaluan Tiranen dhe kuptoi qe po shkonin ne Durres.

-E gjete tani. Ne durres?

-Pse cfare ka? Ste pelqen?

-Fare. Me mire mos kisha ardhur.-tallej me te.

-Zot me ndihmo me kete njeri.

Ajo filloi te qeshte me ze te larte. E atij i ngelej vec ta sodiste. Tingulli me i bukur qe kish degjuar ishte ajo, e qeshura e saj plot jete. Tashme makina e tij ishte e mbushur plot me aromen dhe me zerin e saj, qe ishte melodi per veshet e tij.

-E mire mire se u shkrive fare.

Ndaluan afer nje lokali buze detit. Grejsi, edhe pse ishte munduar gjate gjithe rruges te bente shaka, nuk ia kishte dale te mposhte mendimet e saj qe dicka nuk po shkonte mire. Kur kuptoi qe po e conte ne Durres, menjehere iu kujtua biseda me te para ca ditesh kur ai i ishte shprehur sa shume e donte natyren. Sa shume e donte detin. Sa i pelqente dallget qe perplaseshin ne breg e perseri riktheheshin nga kishin ardhur. Sikur i benin vizite atij dhe merrnin me vete cdo problem, cdo shqetesim, cdo brenge dhe e fundosnin ne thellesine e tyre.

PafundësishtWhere stories live. Discover now