E nderuara, Grejs Toskana. Jeni e ftuar ne evenimentin e mbajtur nga QSUT. Darka do te zhvillohet ne oren 20:00, ne Royal Hill. Ju presim.
Lexoi me vemendje ate ftese, qe ne te vertete nuk e priste. Pse duhet te ishte ajo ne kete darke kaq te rendesishme?
-Edhe ti e more ate gjene aristokrate ne duar?-degjoi zerin e Xhonit pas vetes. U kthye dhe e pa me ate stetoskopin te varur ne qafe, si te ishte nje mjek i vertete. 'Keshtu edhe me ngjiten me shume gocat, sidomos ato pacientet plaka' i kish thene nje dite.
-Po. Dhe se kuptoj cduam ne aty.
-Jemi te ftuar nga ana e Dr.Gentit. Se jemi duke bere praktiken ketu pra, dhe sepse kemi qene me te miret. Jo te gjithe stazhistat do shkojne.
-Ti ke shkelqyer nga te gjithe ne. Kjo eshte e sigurt,-u tall me aftesine e tij ne profesion. Rrinte korridoreve dhe vetem kur Grejsi e terhiqte pas vetes, kujtohej qe ishte aty per te bere praktiken dhe jo per tu sorollatur kot.
-Sme beson ti mua? Po mua Salusi me ka bere kerkese qe tani. Pa ty nuk bejme dot me thane, eja shpejt se ka ngelur spitali si peshku pa uje,-bente shaka ai dhe Grejsi qe vetem qeshte me te. Ia shtonte diten me ato batutat e tij.
Ai e bente te qeshte, te qeshte me te vertete pas aq shume kohesh.Kishin ndodhur shume gjera ne 2 muaj. Ajo kishte vazhdur jeten e saj, ishte mesuar te pershtatej me ate faze te jetes se saj. Kish mesuar te behej me e forte, mos e merrte me jeten aq veshtire, por perpiqej te ishte me optimiste per gjerat. Kish marre telajon ne doren e saj per ti dhene pak ngjyre jetes, deshirave, pasionit. Te ndertonte ajo vete panoramen e jetes se saj, nje panorame qe sapo kishte nisur. Kishte ende shume pune me te, por koha i tepronte.
Ne kish mundur ta harronte Stivin, ia bente shpesh vetes ate pyetje. E pergjigjia ishte jo. Sdo mundte dot kurre. Ishte pjese e se kaluares se saj, nuk ishte aq e lehte te fshije kujtimet. Ai qendronte si lapidar kujtimi ne zemren e saj, kokeforte per tu permbysur. Por ishte mesuar tashme me ate gje. Do e mbante mend per shume mesime te vlefshme, si ai ia kishte dale mbane ta bente me te forte, me te shkathet, me kerkuese. I mesoi si mos i besonte me aq shume njerezve, si te ngrinte mure akoma me te larte se te paret. I ishte mirenjohese per ate lendim, qe edhe pse i kushtoi shume lot, kishte veshur buzeqeshjen me te paster dhe me te cliruar. Nuk e kishte falur. Ende jo. Ishte shpejt dhe plaga ishte akoma e hapur. Zor se mbyllej. Sidomos kur ajo vazhdonte ta donte. E vetmja gje qe Grejsi nuk bente dot ishte ta urrente ate. Po si ta urrente ate njeri, kur vete ai i mesoi se cishte dashuria?!
Ishte ai qe e drejtoi ne ate maratone te pazbuluar me pare, ndoshta e lene per gjysem, por ai e beri. Tek ai gjeti rimisherimin e shume librave dhe filmave, edhe pse ne fund rezultoi nje skenar i hartuar mjaft bukur. Ne ate boten e tyre, qe Grejsi kish kujtuar qe ishte dashuri, arriti te zbuloje ndjenjat me sublime, ato me te papershkrueshmet. Kjo e tashmja ishte jeta pas Stivit, duke lene dashurine menjane, pasi ajo hoqi dore nga teoria e saj, qe 'Dashuria nuk deshton kurre'. Jo, dashuria deshton dhe zhgenjen.
-Prape ne mendime, zonjushe?-hoqi shikimin prej pamjes nga xhami dhe pa Xhonin qe po i afrohej.
-Jo, thjesht po mendoja ca do vishja sonte.-u mundua te fshihte te verteten qe qendronte pas fjaleve te tij.
-Une mire qe e kam te zgjidhur. Mami ma ka blere kostumin qe kur fillova mjekesine. Pret ta vesh per dasem, a thua do jete e njejta mode kur te martohem une.
-Mire ti qe do veshesh kostum, po une?
-Fustan. Shkojme per pazar bashke. Te betohem qe jam nje shoqerues dhe dhenes keshillash i mire,-mje ngerdheshje mbante ne fytyre.
-Uu larg qofte. Kurre. Une me ty ne nje dyqan, teksa nderrohem. As ne endrrat e tua.
-Pse mi, ca te keqe ka? Ti zere sikur sjam aty,-mbante nje pamje serioze, por Grejsi e dinte mjaft mire cfare kishte ne mendje.
-Te besoj si syte e ballit,-u tall ajo.
-Ika tani. Shihemi ne darke, te restoranti.-Ca restoranti thua moj? Une do vij te te marr te shtepia. Me makine, pa merak. Princesha nuk shkon dot ne ballo pa princin.
-Na shkrive fare tani. Po cne qe do vish apo keshtu tu tek?
-Thjesht sepse dua.-me keto fjale iku duke e lene Grejsin gojehapur. Hera e pare qe tregohej aq i prere me te. Xhoni kish tentuar disa here ta bente per vete, por qellimit sia kishte arrire ende.
Nje zile u degjua ne zyren e tij. Pa qe ishte celulari i tij. Flori po e merrte.
-O plak, he mo cben? Mos me thuaj se do luajme ndonje kalceto sot se skam fuqi, me thene te drejten.-iu pergjigj menjehere, pa pritur shokun e tij te sqarohej.
-Darke? Me juve? E cpune kam une me ju?-u cudit nga sugjerimi i tij.
-Ok e mora vesh. Dakord. Shihemi,-mbylli telefonaten.
Ai event dukej se ishte bere me shume per te treguar cilat nga doktoreshat kishte fustanin me te bukur, sesa per nismat e reja qe ishin ndermarre dhe arritjet gjate atij viti.
Greji hyri bashke me Xhonin, krah per krahu, duke ngelur te mahnitur nga madheshtia e asaj feste. Nuk kishin qene ndonjehere ne raste te tilla, as ne ate Ballon Gala te mjekesise qe zhvillohej cdo vit. Grejsi kish veshur nje fustan te gjate, te zi qe ia perqafonte format e saj perfekte dhe Xhoni me ate kostumin e tij kish bere per vete gjysmat e specializanteve.
-Zot, jam shume nervoze Xhon. Po sikur te bie ketu e te le nam? Po sikur te me griset fustani?-alarm lexohej ne fytyren e saj. Xhoni i kapi doren, ia puthi dhe i tha:
-Sdo ndodhe asgje e tille. Mos i hiperbolizo gjerat. Jam une ketu per ty. Dhe meqe ra fjala. Dukesh mahnitese. Me e bukura e mbremjes.-e komplimentoi. Syte e tij vallezonin ne cdo pjese te trupit te saj, dhe fokusoheshin tek buzet e saj te plota e mishtore. Shikimi qe ajo i jepte here pas here sikur donte ti thoshte 'mos e mendo, mos bej ndonje budallallek'. E keshtu, skish guxuar te merrte asnje hap, edhe pse deshira ishte e madhe ta mbante ne krahet e tij sikur te ishte e tija.Grejsi vendosi te shikonte perreth sallen, per tu ndeshur me nje pamje jo shume te kendshme. Pse pikerisht tani, kur ajo e kish zhdukur nga jeta e saj? Ajo qe e vrau me teper ishte personi qe qendronte krah tij.
Stivi dhe Stela, se bashku. Ajo, me floket e saj onde, perdridhej para Stivit per ti fituar pak vemendje, syte e te cilit sishin aspak te interesuar per trupin e saj. Syte e tij thjesht veshtronin sallen, derisa u mbushen me plotesi. Kur pa ate. Engjellin e tij.Ishte bere aq e bukur. Rrezellente e gjitha, ia kalonte cdo vajze tjeter qe me make up-in e renduar dhe fustanet e ekzagjeruar, nuk kishin arritur te merrnin vemendjen qe donin. Dhe ja, ku ishte ajo. Me floket e saj te drejta dhe vetem pak make up ne dukje natyral, kishte fituar shikimet e shume meshkujve ne ate salle, jo vetem te Stivit. Dhe ai e kish kuptuar kete. Ndihej xheloz. Ata skishin te drejte ta shikonin ate si nje pre, sikur donin ta zhvishnin aty. Por, gjeja qe e revoltoi me shume ishte ai cunaku qe qendronte afer saj, e i ledhatonte doren. Mos ndoshta ishin bashke? Mos ndoshta, ajo e kish harruar aq shpejt? Po vetem dy muaj kishin kaluar. Ai kish vendosur mos e harronte asnje dite, po cdo moment e kujtonte dhe enderronte sikur te kalonte nje cast me te.
U be gati te shkonte drejt saj, por per momentin vendosi te luante ate lojen e shikimeve. Te mbante shikimin me te. Ne fakt, thelle brenda vetes, ishte i lumtur qe e pa, edhe pse ishte me ate tipin. Ajo me ne fund i ktheu frymen trupit te tij. E mbushi erresiren e tij me ngjyra.
Me falni per update-in e vone. Kam qene duke mesuar per nje provim qe e dhashe sot, dhe kjo pjesa ishte si nje relax per mua. Dhe pasditen kam qene me nje femije camarrok (nese e pate ne instastory-in tim) qe mi mori gjithe energjite.
iljena welcome back! ♥
YOU ARE READING
Pafundësisht
RomanceMendoj se njeriu dashuron vetem njehere ne jete sepse keshtu ndodhi me ta. Nje dashuri me pengesa por qe ne fund triumfoi besimi dhe ndjenja. Nje histori qe jeton dhe merr fryme cdo dite jo sepse duhet por sepse ushqehet me fjale dashurie e embelsie...