Udhetim

743 62 43
                                    

Kishte kaluar rreth 3 muaj qekur ata ishin bashke dhe cdo dite e tyre ishte e mbushur me ndjenja dashurie e embelsie. Sigurisht kishin edhe ata nga ato zenkat e tyre, ku ishte vete Stivi ai qe perulej para princeshes se tij. Ishte mesuar qe ti shkonte nga pas. Ajo e hipontizonte me magjine e bukurise se saj, me miresine e saj dhe ne te njejten kohe me kryencesine qe aq shume e karakaterizonte. Fundja kjo ishte arsyeja pse ai ne fillim kish spikatur, studenten e perkushtuar. Ishte fillim mes maji, atehere kur lulet kishin filluar te celnin e te perhapnin ate aromen e tyre te mire. Zogjte i bashkoheshin zhurmes se qytetit dhe i jepnin melodi te bukur qetesise se liqenit.

Stivi kishte kohe qe thurrte disa plane ne mendjen e tij. Donte te bente dicka ndryshe me Grejsin. Jo se ishte lodhur me bisedat e tyre, se pikerisht ato bisedat i kishin sjelle me afer e kishin njohur njeri tjetrin akoma me teper. Thjesht donte te largohej nga rutina e perditshme, nga te njejtat fytyra dhe te njejtat lokale. Kishin shkuar shpesh ne kinema, filmat i kishte zgjedhur ajo. Nga ata filmat me romance te tepruar brenda, ku realiteti valle cekej gjekundi, por ai nuk kundershtonte. E si tia bente zemra, kur ajo e shikonte me ca sy qe ia vidhnin mendimet dhe deshirat?! E perfundonin gjithmone duke pare se si dy te rinj ia dilnin gjithmone te ecnin para pavaresisht veshtiresive dhe stuhive. 'Po sikur ne jeten tone te vijne stuhi te tilla, a do jemi te forte mjaft per ti perballuar, per te kaluar matane? Po sikur mos jene stuhi, po uragane? Nga ata te fuqishmit qe lene gjithcka te shkaterruar pas? Cfare do te bejme ne' e kish pyetur nje dite Grejsi ndersa kishin dale nga kinemaja. 'Pse mendon te tilla gjera? Jeta ka per tu treguar e mire me ne. Sdo ndodhe asgje. Largoji keto mendime. Jemi bashke, deri ne fund, ne cdo kohe e ne cdo rast' kishte mbyllur biseden Stivi, pasi kish vendosur qe do hidhte tej cdo ndjesi negative e pesimizmi.

Por Grejsi nuk vepronte dot si ai. Kishte nje parandjenje qe dicka do shkonte keq, jeta kishte rezervuar dicka me te madhe per ta. Se dinte si tia vinte emrin asaj ndjesie. Te ishte proteste kunder asaj qe ata po perjetonin apo nje lloj komoditeti per momentin dhe me vone ndonje trazire qe do helmonte shpirtrat e tyre. I kishte lene menjane keto mendime pasi vete Stivi ia kishte kerkuar. Sduhet te mendonte me me frike. Jo, me. Me te i kishte kaluar kaluar te gjitha. E pse duhet te kishte ngacmime te tilla ne zemren e saj? Ata ishin bashke, kishin triumfuar kunder cdo gjeje, per te qene atje ku ishin. Meritonin lumturine, meritonin te qeshnin e te gezonin, qofte edhe per detaje fare te vogla.

Ate dite ishte e premte. Grejsi mbaroi mesimin dhe rruges, teksa, kthehej per ne shtepi, nje mesazh e beri qe te mos kalonte semaforin, por te nxirrte celularin nga canta e saj. Pa qe dashuria e saj ishte kujtuar per te. Po, dashuria e saj. Kishte qene pas 2 javesh kur Grejsi i kishte thene fjalen 'Te dua' Stivit. I kishte dhuruar emocione te forta dhe ishte bere i papermbajtshem. Ajo e donte, madje me shume se cdo gje tjeter.

Dashuri cfare po ben?

Buzeqeshi e lumtur qe ai ishte pjese e dites se saj, pjese e gjithe jetes se saj. Se mendonte dot veten pa Stivin, pa dashurine e tij. Ai e kishte nxjerre nga lugina e pasigurise per ta sjelle ne token e sheshte te qendrueshmerise, sigurise, forces e guximit. Kishte qene ai qe kishte luftuar cdo shigjete, cdo sulm te hedhur kunder saj, kishte fituar beteja te medha per te. Stivi nuk ishte vetem gjysma e saj me e mire. Ai ishte miku i saj, mbeshtetja per te cilen ajo aq shume kishte nevoje, ishte bere strehe per te dhe mendimet e saj. Keshilluesi me i mire, degjuesi me i mire. Nuk lodhej kurre me te, edhe sikur te ishte i mbytur me pune, perseri do gjente kohe per te. Edhe pse skishte kohe, e gjente gjithmone rastin per ta takuar cdo dite, madje dy here. E cmund te thoshte me teper per heroin e saj te pamposhtur?

Sapo mbarova mesim dhe po kthehem per ne shtepi. Po ti?

Edhe une duke mbyllur punen. Kam dicka te rendesishme per me vone.

Ou? E cfare na qenka kjo? Mos me thuaj qe sdo me takosh sot?

Nuk e imagjinonte dot diten e saj pa e pare ate. U merzit shume dhe donte te qante, Po, ai e kishte kthyer ne kete vajzen e ndjeshme keto kohe, sa sbente dot pa te.

PafundësishtWhere stories live. Discover now