Nate e kuptimte

911 90 64
                                    

-Te kam thene keto kohet e fundit ndonjehere sa shume te dua? Po qe je femra me e rendesishme e jetes time?-deklaroi Stivi pasi e puthi fort.

-E kujt i kemi borxh gjithe kete lumturi e gezim qe djali im ka?- tha Moza pasi perqafoi birin e saj.

-Pse duhet te jete patjeter dikush qe me ben te qesh? Njeriu ka ato momentet e veta, kur kenaqet e do tia tregoje gjithe botes qe ia vlen te jesh i lumtur.

-Ehe, hajde nxirre emrin e goces qe po te ben te fluturosh.

-O ma, gjithmone do me pyesesh per keshtu gjerash. Nga e kupton ti qe eshte nje vajze e nuk eshte ndonje cun pershembull?-e ngacmoi i biri.

-Qyqja. Zot na ruaj.-filloi te shqetesohej e ema.

-Mam, po beja shaka.

-Kush eshte, pra, kjo bukuroshja qe ta ka marre mendjen fare?

-Aq e dukshme eshte?

-Ste kam pare keshtu qe atehere kur...

-Mos e vazhdo me ate fjali perndryshe ika fare.-tha me seriozitet Stiveni.

-Mire, mire mos shkojme te e shkuara. Po he, me grep duhet te ti nxjerr fjalet une ty?

-Nuk e di ma, nuk e di. Di vetem qe ajo ma ka bere mendjen corbe, me ka rrembyer cdo mendim. Sa mbyll syte fytyra e saj me shfaqet. Ky sjam une ma, sjam une. Une kam patur gjithmone kontroll mbi jeten time, femrat i kontrolloja une e jo ato mua. Zot, me duket sikur po cmendem. Eshte faji i saj.

-Shpirti i mamit, paske rene brenda.

-Jo sbesoj. Ceshte kjo dashuri qe vjen me dy muaj njohje. E cnjohje thuaj. Ajo ma ka bere jeten ferr derisa sot me ne fund me dha numrin e celularit. Ajo ma heq trurin komplet.

-Se di ca i thua ti kesaj nese seshte dashuri. Por une, duke folur jo si nje prind, po si shoqja jote qe te njeh shume mire, si nje pale e trete them qe ke gjetur ate shpirtin binjak.

-Fillove edhe ti me keto ide klishe, si Arditi?

-Epo meqe dy persona e thone kete gje, qenka e vertete atehere, -e vuri ne loje e ema.

-Studion mjekesi, do behet doktoreshe. Ashtu si te ka pelqyer ty historikisht, e qe une e kam urryer kete profesion per gjithe jeten time. Eshte kaq e embel. Zot, buzeqeshja e saj? Thjesht mahnitese. Eshte kryenece e kokeforte, do ti dale e saja, te behet sic thote ajo. Nuk ra pre e sharmit tim, e para kjo ma, e para. Po zeri? Zeri i saj eshte si nje melodi per veshet e mi, madje ia kalon simfonise se Bethovenit. Syte e saj jane aq hipnotizues saqe thjesht dua ti shoh gjithe kohen.

Moza e shikonte me vemendje te birin dhe mezi po mbante entuziazmin nga brenda.

-Domethene deshira ime po plotesohet?-pyeti me syte e saj te mbushur me shprese e pritje te madhe.

-Cfare deshire?-ktheu koken Stivi nga e ema.

-Per te patur nje nuse ne shtepi.

-Ma, si gjithmone i ekzagjeron gjerat ti. Une sapo e kam njohur ti me thua nuse. Prit o ma se si dihet cndodh. Ajo do te jemi miq te mire.

-E do durosh ti te jesh miku i saj he?-dyshoi Moza.

-Ashtu e lame, po se di si ka per te shkuar kjo pune.

-Ti me mua po flet dhe je gati ta shtrengosh e jo me kur do jesh afer saj.

Ata te dy ishin si shoke te ngushte. E shprehnin gjithmone ate qe kishin ne mendje. Po Moza ishte ajo qe i thoshte me troc gjerat.

-E di qe seshte thjesht nje pelqim, eshte me shume se kaq. Sjam ndjere kurre keshtu. Sdi si te veproj.

-Thjesht ji vetvetja, zemer. Ajo duhet te te pelqeje per ate qe je. Po emrin si e ka? Nga eshte? Si i ka prinderit?-filloi bombardimet me pyetje.

PafundësishtWhere stories live. Discover now