Shikim i heshtur

748 72 40
                                    

Hante thonjte nga nervozizmi, e larguar nga grupi i shkolles. Asnjehere si kishte pelqyer ideja e te perseriturit disa minuta para provimit. Kishte mesuar shume, madje shpesh e kishte gdhire. Ndjehej e sigurt? Jo. Por kishte besim qe do ia dilte. Fundja, gjithe mundi skishte per ti shkuar kot.

U fut e corientuar dhe nervoze ne sallen e provimit. Vendosi te ulej ne bangen e pare, pasi nuk duronte dot zhurmen qe behej nga rreshti i fundit dhe kopjet qe benin ecejake sa djathtas, majtas, para e mbrapa. Mori fryme thelle dhe ishte gati. I quante beteja keto provimet. Sfida qe duhet ti kalonte per te arritur ne ate nivelin e shumepritur per ti dhene titullin mjeke. Sapo mori tezen para, i hodhi nje sy pyetjeve. Bingo! I dinte te gjitha.

Doli e lodhur nga salla, e kenaqur me cka dha, ne pritje te nje rezultati pozitiv. Dhe ne nje moment degjoi nje ze.

-Zonjushe Toskana

Ishte ai, personi qe e bezdiste cdo nate me mesazhe qe e shkepusnin nga merzitja e monotonia. Xhoni, miku i saj. Ndjeu nje shkundje ne trupin e saj dhe nje perplasje me dike. Perqafimet qe jepte Xhoni ishin nga ato shtrydheset, copetueset qe te thyenin cdo kocke.

-Me kishte marre kaq shume malli per ty,-i peshperiti ndersa e shtrengonte ne krahet e tij. Nese dikush do i shihte, do mendonte se ata ishin bashke, nje cift qe po takoheshin pas kaq shume kohesh.

Ajo u shkeput prej tij dhe e pa, ne nje menyre tjeter. Sikur ai te ishte Stivi i saj. Zot, kishte filluar te kishte halucinacione! Duhet ta kishte nga lodhja e tepert. Nderkohe Xhoni mbante duart e tij rreth belit te saj, duke i dhene nje lloj sigurie Grejsit dhe nje lloj posesiviteti atij vete. Nje pamje qe do ndalte frymemarrjen e dy personave, do thyente copezat e copetuara te zemres, do sillte zhgenjim.

Stivi kishte qe ne mengjes qe ishte zhytur ne punen e tij dhe skishte dale fare nga zyra. Ishte duke lexuar nje projekt-prezantim te nje plani urbanistik qe ia kishin derguar para dy ditesh. Derisa degjoi zilen e celularit te tij. Pa e pare se kush po i telefononte, e hapi.

-Alo,-foli me ze seriozi dhe autoritar.

-He mo burre pse kaq serioz qe ne pike te mengjesit? Ca ke keshtu?-ishte Arditi qe si gjithmone nuk i linte batutat e tij.

-Aman ti qenke? Me ler mo plak te punoj.

-Lere punen, po hajde dalim nje xhiro ketej nga puna e Florit, pijme ndonje kafe.

-Po cne me Florin? Cte kapi?-pyeti i habitur, tashme Arditi kishte gjithe vemendjen e tij.

-Po thashe te takoheshim njehere, meqe kemi kohe qe nuk shihemi. Pastaj me kishte kontaktuar vete para ca kohesh. Thashe dilnim sot meqe eshte dite e bukur,-ne fakt Arditi kishte dicka tjeter ne mendje. Ishte lodhur nga gjendja ne te cilen kishte rene Stivi. Donte ta shihte si atehere kur kishte Grejsin afer. I kish premtuar vetes qe do sillte perseri gezim ne jeten e Stivit. Do i sillte engjellin e tij, Grejsin e tij.

-Ore je mire ti? Prit, prit. Mos kemi ndonje te re nga ti qe je budallallepsur keshtu?-u tall Stivi.

-Te rejat do te ti them kur te takohemi. Sthuhen te gjitha gjerat ne telefon. I humb lezeti, si thua ti?

-Sje ne terezi mesa duket. Po mire se po vij atehere. Nga do takohemi?-u dorezua pavaresisht punes se madhe.

-Ta thashe njehere qe do takohemi nga puna e Florit, po ti se ke mendjen. Te duhet ajer i paster shoku. Hajde levizi kembet. Domethene makinen,-qeshi nga ana tjeter e celularit.

-I sigurt qe je mire? Mos ke pire ndonje gje dhe je ne urgjence? Skam kohe te merrem me ty Ardo.

-Hajde mo se po te presim. Jemi ketu te 'Friends-i'.

Me pertese u ngrit nga tavolina. Mori celularin, celesat e makines, veshi pallton dhe doli.

-Anila, po dal per pak. Me merr ne telefon per ndonje rast emergjent.-i dha porosi sekretares ndersa merrte ashensorin, pa i kushtuar vemendjen e duhur.

Sapo arrit te lokali, afer spitaleve, ndjeu zemren ti rrihte fort. Kishte kohe qe skalonte nga ato ane. Ajo zone i kujtonte ate. I kujtonte kohen kur e priste, ose ate dite. Diten e ditelindjes se tij. Te ishte kthyer ne Tirane, valle? Do jepte cdo gje vetem ta shihte ate dite. Ktheu koken ne menyre instiktive, sikur donte ta gjente diku aty, mes trotuareve, duke kaluar semaforin apo brenda ne lokal. Por, jo. Doli nga ajo gjendje ne te cilen shpesh e gjente veten kohen e fundit. Hapi deren dhe aty ne katin e pare i pa ata te dy. Dy shoket e gjimnazit, ata ishin treshja fantastike e asaj epoke. Kohe te arta!

-Cuna, he mo si kaloni?-u pershendeten me ate metoden e cuditshme qe cunat kane me.njeri tjetrin.

Kaluan kohe se bashku duke kujtuar rrengjet qe kishin bere, gallatat pafund, kujtuan te gjithe klasen, madje dhe ish te dashurat. Ndersa qeshnin, te ulur afer xhamit, ku kishin mundesine te shikonin rrugen, hodhi syte nga drejtimi i spitaleve. Zemra i ngriu. Mes gjithe asaj turme syte e tij gjeten ate. Engjellin e tij te embel, driten e jetes se tij. Brenda vetes nje reaksion u shkaktua. Emocione, mendime, ndjenja, deshira u mblodhen se bashku per te formuar nje sinteze. Donte te cohej e ti shkonte prane. Jo, jo ti shkonte prane. Donte ta mbeshtillte ne perqafim, ta shtrengonte aq fort prane vetes sa ajo te mund ti degjonte rrahjet e zemres se tij, frymemarrjen e tij. Te gjitha per te.

Hovin ia ndali ajo pamje. Ajo pamje qe kurre se mendonte se do e shihte ne jeten e tij. Ajo po perqafonte dike tjeter qe sishte ai. Dhe ai person ishte shoku i saj nga mjekesia. Duhet te ruante gjakftohtesine. 'Gjerat sjane ashtu si duken, Stiv. Mos gabo ne te menduar' i thoshte vetes. Sdonte te shkonte aty, ne mes te rruges e te bente xhelozin. Do linte nam, do turperonte Grejsin, do i hiqte me shume pike vetes. Por si tia bente shpirtit te tij qe vuante? Vuante nga ajo qe shihte. Kurre ne bote se pranonte qe femra e tij, po ishte e tija, te ishte ne krahet e dikujt tjeter. Ai se kishte humbur. Donte ta zhdepte ne dru ate tipin, tia rregullonte qejfin. Si guxonte te prekte princeshen e tij?

Nuk duroi. Doli nga lokali dhe po qendronte perballe tyre. Pa sesi ai i tha ca fjale asaj ne vesh e pastaj ajo u largua pak nga ai, edhe pse ai vazhdonte ta mbante ne perqafim. Ajo po e veshtronte. Mos...mos ndoshta e kishte harruar, kaq shpejt, kaq lehte?

-Xhon mos me perqafo me keshtu. Njerezit do mendojne se jemi te dashur,-i foli Grejsi pasi mblodhi veten.

-Sme intereson ca mendojne te tjeret. Eshte mekat qe nje shok te kete mall per shoqen e vet? Me thuaj nese jam gabim.

-Jo, por....,-fjalet i ngelen ne goje, pasi ktheu koken ne te majten e saj. Ai ishte aty. Sa i kishte munguar! Tiparet e tij te theksuara, postura e tij, veshja. Edhe menyra si merrte fryme e cmendte ate. Ndjeu se me ne fund mund te merrte fryme. Skishte me stres per te, as ankth. Cdo gje kishte marre clirim. Ai ishte doza e saj e lumturise dhe gezimit. Po c'e kishte ate shikim te akullt, vrastar?

Ai e kishte pare me Xhonin, ndjehej xheloz. Nuk kishte nevoje per ndonje ekzaminim te madh, dukej qe i dilte tym nga veshet. Donte ti afrohej, ta perqafonte, ti thoshte sa ia kishte ndjere mungesen. Por kujtoi premtimin qe i kish bere vetes 'Lere te ike Grejs, ti sje per te'.

Te dy qendronin perballe njeri tjetrit, pa fjale, pa asnje veprim. Ndonjehere shikimet jane ato qe flasin me shume. Fjalet jane te teperta, e ndonjehere fjalet te vrasin. Kishin lene boten jashte botes se tyre. Per ta skishte askend tjeter. Ishin vetem te dy. Fjale te pathena qendronin ne ajer. Sy qe flisnin, zemra qe hapeshin, shpirtra qe qanin.

Se pranonin dot qe gjithcka te kthehej ne hi, te harrohej ne faqet e se kaluares. Terhiqeshin si nje magnet. Prania e njeri tjetrit i jepte jete, paqe, siguri. Valle do shuhej ky shikim i heshtur? Apo do thyhej? Cili do merrte hapin i pari? Kush do guxonte te kalonte ne anen tjeter te rruges? Ta kalonte semaforin qe i dukej si nje gjyqtar qe do ndante ceshtjen e tyre.

Ajo, per te ishte si ngjyra me e bukur ne ate bote te erret. Melodia me e embel e asaj zhurme shurdhuese. Rrezja e drites ne ate dite te ftohte. Margaritari me i cmuar i gjithe thesareve.

Ai, per te ishte vete jeta. Siguria. Mburoja. Shpresa. Gezimi. Dashuria. Besimi. Ai ishte qetesuesi i saj. Nevoja e saj me e madhe.

Ju kerkoj falje per postimin e vone. Me ne fund gjeta kohen ta shkruaj. Shpresoj ta pelqeni.

Me thoni pak. Doni te dini si do shkoje historia e Arditi dhe Ajsit apo jo? Tell me, don't be shy.

Vote and comment if you want. :)

PafundësishtWhere stories live. Discover now