Jam nje idiot. Me fal. Te lutem.
Ky ishte mesazhi i dhjete qe merrte prej tij, perpos telefonatave pafund te cilave ajo nuk u ishte pergjigjur. Ishte inatosur me te, shume. Si pelqente ata tipat xheloze dhe manjake. Kish besuar gjithmone qe nje lidhje ndertohet mbi themele besimi, aq te forte sa genjeshtrat apo mashtrimet si prishin dot. Nje marredhenie nuk ecen dot pa qene te sigurt se personi qe ke ne krah, sdo te te zhgenjeje. E pa mesazhin e tunduar per ti kthyer pergjigje. Per te falur? Ndoshta. Por ai duhet te mesonte nga gabimi i tij.
Te dua. Sduroj dot kur je larg meje. Je larg edhe me zemer tani. Me kthe pergjigje. Me shaj, me bertit, me bej cte duash vec mu pergjigj.Nota pergjerimi lexoheshin mes atyre rreshtave. Donte kaq shume ti kthente pergjigje, por jo. Kokefortesia e saj qendronte mbi keqardhjen e dhembshurine. E dinte se ai do e priste te pallati ose te hyrja e spitaleve, per pak mbaronte. Le te rrinte dhe pak duke vuajtur. Nuk ishte e keqe jo, kishte nje zemer te madhe. Por, donte ti tregonte Stivit qe nuk mund ta fitonte kollaj faljen e saj. E nese me te tjerat ishte mesuar te bente ate qe ai donte, ne kete lidhje te dy ishin te barabarte e do respektonin njeri tjetrin.
Ashtu sic supozoi, e gjeti Stivin te hyrja e pallatit me koken e ulur dhe syte e mbyllur. I beri te njohur ardhjen e saj me kercitjen e kepuceve. Ngriti koken dhe pa engjellin e tij perballe. E ajo pa lodhjen me syte e tij dhe ndjeu dhimbje. Se shihte dot ne ate gjendje.
-Grejs.-u sul drejt saj, sikur te ishte hera e pare qe e takonte pas shume kohesh. E mbajti ne krahet e tij derisa trupin e furnizoi mjaftueshem me prezencen e aromen e saj.
-Me mungove kaq shume.-i peshperiti afer veshit,-Me fal. U tregova nje debil i vertete. Sduhet te kisha reaguar ashtu. Me beso,-i lutej nderkohe qe i dhuronte puthje te vockela.
U dorezua perballe pergjerimit te tij. Nuk i rezistonte dot embelsise se tij. E perqafoi me tere forcen e saj.
-Me ke munguar shume sot,-pranoi me zerin e saj te mbytur per shkak se ishte ngjitur me trupin e tij.
-Mund ta kishe hapur celularin kur te telefonova.-beri shaka ai.
-Mos u tall. Isha e inatosur me ty. E doja te vuaje pak,-e tha me ze te ulet pjesen e fundit, sikur ishte e zene ne faj.
-Si ishte kjo? Doje te vuaja? Dhe ia dole se tere dita ters me ka ecur. Mire qe sisha i perqendruar fare po edhe nja dy mbledhje te rendesishme i humba.
-Vertet?-u merakos Grejsi dhe fajesoi veten si mund te ishte treguar kaq budallaqe dhe femije.-Me fal. O Zot, jam nje idiote. Smendova kaq larg. Stiv te kerkoj shume ndjese. Ke te drejte te merzitesh me mua. Nje drame per nje kaprico timen.
-Hej, hej. Qetesohu, dashuri. Su be gjema. Rendesi ka qe jemi ne rregull. Apo jo?-kerkoi pohimin e saj te cilin e mori me nje tundje koke.
-Te kam zemer, e di?
-Ehe,-murmuriti me ze te ulet ajo.
-Po ti?-e pyeti ai.
-Une cfare?-beri sikur se kuptoi pyetjen e tij.
-Me ke zemer?-kapi fytyren e saj te ulur ne duart e tij, duke pritur pergjigjen e saj.
-Ehe,-u degjua me i larget zeri i saj
-Ehe cfare?
-Po pra,-i tha ajo me fort.
-Po cfare Grejs?-e shtyu me shume ai.
-Po. Te kam zemer,-pohoi me plot gojen ajo. Dhe kur kuptoi qe kishte ngritur zerin pak me shume sec duhej, u skuq dhe uli perseri koken.
Ai qeshi me reagimin e saj por edhe u kenaq me ate pergjigje. Sa vinte dhe me shume ajo dilte nga streha e saj e pasigurise, pranonte me teper ate cka ndjente per te. Ky ishte misioni i tij. Te largonte komplekset nga jeta e saj, frikerat. Mos kishte frike te deshmonte me ze, ato qe zemra mbante. Te ecte drejt dhe e sigurt bashke me te, ne rrugen e jetes. Pa e kthyer koken, pa u lekundur. Ai donte ta mesonte si te zbulonin shtigje te reja se bashku, si te shkelnin ne toke te thate, si duhet ti hidhnin hapat. Donte ta mesonte si te degjonte zerin e tij ne erresire dhe ta ndiqte, qe ai te ishte udherrefyesi i saj.
-Je kaq e lezetshme. Por edhe kokeforte. Se kuptoj si ke qendruar kaq ore pa me kthyer pergjigje. Mos me thuaj qe ai Xhani ishte me ty?-dhe ja ku fillonte perseri te nxirrte koken ajo xhelozia e tij.
-Mos fillo perseri, Stiv. Dhe jo. Po merresha me pacientet. Pastaj te thashe qe isha aq shume me nerva sa nuk doja te te flisja. Dhe emrin e ka Xhon, jo Xhan. Mos bej kot sikur se mban mend.
-Ne rregull, mire. Mos e vazhdojme me se perndryshe do na ike gjithe koha. Dhe une sdua kete. Po mendoja te dilnim sonte.
-Kam per te mesuar. Njehere tjeter?-kerkoi ajo.
-Po ska gje. Mos meso kete here. Po mendoja te dilnim me Arditin dhe Ajselin. Ia kemi nje darke borxh. Per shkakun e tyre jemi bashke. Si thua?
-Dakord. Ne ca ore duhet te jemi gati?
-Nga ora 7. Do vij une te te marr. E sigurt qe Arditi do vije vete per Ajsin. Jane bere te pandashem tani.
-Ok. Do te te pres.-i dha nje perqafim te fundit dhe u kthye per te ngjitur shkallet. Ne ato momente, ndjeu dy krahe ta terhiqnin drejt tyre dhe me pas buzet e tij qe preken te sajat. Tani qe kishte provuar puthjet e tij, skishte menyre tjeter me shperqendruese, relaksuese dhe shkeputese nga bota.
-Harrove te me puthje?-i tha ai nderkohe qe pa mbaruar mire fjalen, e puthi serish.
E hutuar dhe e dehur prej puthjeve te tij, qe si gjithmone, e linin pa fryme, u ngjit lart. Sapo u fut, pa Ajsin qe po hante ne tavoline.
-Ajsel, behu gati per sonte se jemi per darke. Na ka ftuar Stivi.
-O sa mire. Po me crast?
-Qe ju ishit sebepi qe ne u lidhem. Jua kemi borxh tha Stivi.
-U na rrofshi e na qofshi. Po he si po ju ecen lidhja, ju te dashuruarve? Se jeni dhe sefte, pa jo per gje,-filloi me ngacmimet e saj Ajsi.
-Jam shume e lumtur krah tij. Kemi shume pak qe jemi bashke por me duket sikur kam gjetur kuptimin e jetes me te. Nuk e di, po sa here jam afer tij me duket sikur koha ndalon dhe jemi vec ne te dy. Me mbush me gezim, me jep force. Ne te gjithe, ne jete kerkojme per te fituar dicka, per ndonje pasuri. Une e kam gjetur Ajsel. Ai eshte thesari im me i cmuar. Ndoshta dukem si ndonje adoleshente apo romantike e mbaruar. Por ai keshtu me ben te ndjehem.
-Eshte ndjenje e bukur ne fakt. Dhe jo nuk po tregohesh nje adoleshente. Dashuria nuk njeh moshe Grejs. Edhe sikur te jesh 20, edhe sikur te jesh 40 ndjen te njejten gje. Budallallepsesh, harron te tjeret, harron veten. Ai zapton mendimet e tua dhe ske mendje per te mesuar. Eh, cti besh moj moter.
-Jemi ne te njejten situate apo jo? Cthote Arditi?-ishte radha e saj per ta pyetur.
-Cte thote? I njejti. Por me mua eshte kaq ndryshe. Jemi akoma ne ate fazen e njohjes sic i them une. Edhe pse kam shume ndjenja per te, sia pranoj dot. Me duket sikur do tregohem mendjelehte qe do bie pre e perpjekjeve te tij per te me bere per vete. Por, eshte kaq i mire. Zot, me ka bere te fluturoj. Sperqendrohem te bej dot gje. Tere kohes me con mesazhe, me merr ne telefon, dalim. E pranoj qe ma ka vjedhur zemren. E tani me ngelet vec ti them ate 'po-ne' aq te deshiruar prej tij.
-Jam e sigurt qe ai ka per te te mbajtur ne pellembe te dores. Duket hapur qe vdes per ty.
Pas bisedes se tyre, filluan te beheshin gati per darken. Me me fund qetesia kish mberritur. Skish me lot, dhimbje, te qara. Me ne fund lumturia kishte trokitur ne dyert e te dy cifteve. Tamam si ne ato shfaqjet ne teater, kur aktoret e luajne kaq bukur rolin e tyre duke nxjerre ne pah si nje histori e dhimbshme gjithmone ka nje fund te lumtur. Por nese kjo shfaqje eshte nje drame, si mund te kete nje fund te lumtur?! A eshte historia e tyre nje romance e bukur, plot jete apo nje drame, me lot e dhimbje e fund te hidhur?
Kjo pjese shkon per fatmiraa. Shpresoj te te pelqeje.
Keta shume romantike po behen, keshtu qe gjerat do fillojne te prishen pak nga pak :p
YOU ARE READING
Pafundësisht
RomanceMendoj se njeriu dashuron vetem njehere ne jete sepse keshtu ndodhi me ta. Nje dashuri me pengesa por qe ne fund triumfoi besimi dhe ndjenja. Nje histori qe jeton dhe merr fryme cdo dite jo sepse duhet por sepse ushqehet me fjale dashurie e embelsie...