Infiniti im mban emrin tend!

1K 77 75
                                    

'Disa thone qe lumturia varet tek parate, fama, suksesi, pushteti. E te tjere kane kthyer stilin e tyre te jeteses ne nje forme gezimi apo mburrjeje. Per ta ndoshta mund te jem deshtakja me e madhe, njeriu pa ambicie. E pse? Sepse per mua lumturia varet vetem nga Stivi im, krenaria dhe mburrja ime.
Rrugetimi yne nisi shume ndryshe, larg por qe ne fund gjetem njeri tjetrin. Mendja kurre sma kishte marre, qe ai do zoteronte jeten time. Njeriu me acarues i asaj nate, do kishte pushtetin per te me zoteruar mua. Akoma e kujtoj ate nate, madje do jete ne memorien time ndoshta perjete. Doja kaq shume ta mbysja me duart e mia, po pikerisht tipi i tij me beri per vete. Kaluam shume stuhi, pengesa, qe nuk ishin pak. Por ne fund ia dolem. Ia dolem te ishim ne, te dy kunder cdokujt. E ndersa sot, ndersa qendroj ne kete dhome, kujtoj buzeqeshjen time. E per kete ka vetem nje arsye. Eshte ai! Bejme 5 vite se bashku, e mund te them qe jane vite te cilat kane qene te mbushura me fjale embelsie, dashurie pa fund. Si ia dolem te hiqnim qafe gjithe kercenimet? E thjeshte. Stivi doli me i forte se ata. Doli kunder te gjitheve, per mua. Cdo dite ma verteton se jam e para per te, prioriteti kryesor. Babai i tij ende ska pranuar faktin qe ai eshte me mua, e do jete gjithmone me mua. Sigurisht, kemi kaluar ne fazen e komunikimit por thjesht aq. Ende i thote Stivit qe te kerkoje nje nuse per jeten e tij. Ndersa Stivi ia kthen duke i thene: Per ca vite do behesh gjysh. Sdo i duash niperat e tu?
Para dy vjetesh me propozoi per martese. Nese mendoja se idete i ishin shterur, u gabova. Ma vertetoi ate nate, kur ishim ne Paris. Per tia nisur nga fillimi. Kishte prere dy bileta per ne Paris, ishte fundi i Majit. Do shkonim vetem nje fundjave per te hequr mendjen nga stresi i punes. Ne darke me tha qe do me priste te restoranti se do takonte dhe nje mikun e vet ndersa une behesha gati. Tek dera kish lene nje shofer per te me cuar te vendi i duhur. Kur ndaluam afer kulles Eiffel, dyshova por mendova se ndoshta shoferi do merrte ndonje porosi. E porosia do ishte vete surpriza e tij. U mrekullova kur pashe ate perpara meje me nje tufe me trendafila, e te tjere rreth e rrotull tij qe mbanin nga nje trendafil ne dore. Ishim me qindra njerez, dhe pas tij nje orkester e madhe qe luanin muzike ne sfond. Te thoja qe ngela pa fjale, eshte e kuptueshme. Ato trendafila simbolizonin gjithe ditet qe ne ishim bashke, dhe ato qe ai mbante ne duar ato qe do te pasonin. U ul ne gjunje para meje dhe me kerkoi te kaloja jeten me te. Te isha personi me te cilen do zgjohej cdo mengjes. Doza e tij e lumturise dhe dashurise. E kur i thashe po, fishekzjarre u pane ne qiellin e qendisur me yje. Nata me e vecante per mua. Ai di si te ma ktheje buzeqeshjen. Rri e pyes veten a e meritoj ate? Eshte me i miri qe mund te kerkoja, dhe eshte i gjithi i imi. Nuk lodhem kurre me te, perkundrazi kur e shoh gjithe lodhja dites zhduket, venitet. Ai i kthen mundimet e mia ne paqe, lotet e mi ne buzeqeshje, barrat e mia ne zgjedhë te lehte. Ai eshte forca ime. I dha drite jetes time, i dha jete. Ai shpesh me therret engjell, pa e ditur qe eshte vete ai engjelli. Engjelli im, qe mr shpetoi nga kjo bote. Nuk humba veten, fale tij. Sepse ishte aty per te me mbrojtur e per te me dhene kurajo per te ecur para. Hoqi velin nga syte e mi, zhduku verberine qe aq shume me erresonte. Tani, e shoh boten ndryshe. Nuk ka me bardh e zi per mua. Ka ngjyra, ka jete, ka shkelqim. Per te gjitha ndjenjat qe ai zoteron tek une, do duheshin libra te tera per tu shkruar, dhe fjale duhet te shpikeshin, sepse fjalori si permban. E ka here qe nese me pyesin per te, ngelem pa fjale. Sepse nje shikim i imi drejt tij do fliste me shume se fjalet. Dhe thjesht mund te them kaq. E dua!'

Ndjeu dy duar qe rrethuan belin e saj, e me pas fytyren e tij qe e bashkonte me te sajen.

-Dashuri cpo ben?-e puthi ne faqe e me pas qafen e saj te bute.

-Mm po shkruaj.

-Sa ditare ke shkruar deri tani? Ste mjaftojne?

-Sdo kete mjaftueshem leter per te shprehur me ndjenjat e mia per ty.

-E di sa me pelqen kur flet keshtu per mua? Edhe pse 5 vite bashke, prape ma ben zemren te me rrahe fort kur te shoh. Mami me thote cje bere keshtu si ata cunat e filmave. E i them te te fajesoje ty, se keshtu u bera kur te njoha.

-Dua qe keto ditare ti lexojne femijet tane, qe te mesojne si te fitojne ne kete jete, si te luftojne. Si te jene si babi i tyre.

-Ti do jesh mami me e mire. Jam i sigurt. Hajde te hame tani se na vrau Moza.

Mori doren e saj, pasi dolen nga dhoma. Ende ishin si te dashuruarit e diteve te para, e me zenka mes tyre. Nje Stiv xheloz qe mendonte se cdo pacient ia kishte vene syrin te fejuares se tij. Sa nje dite beri cmendurine me te madhe, duke i shkuar ne spital per ti bere nje surprize e bertiste me ze te larte: Grejsi eshte e fejuara ime. Per dite te tera pa inatin e saj, qe jo lehte i rane nervat. Por ai, gjithmone ia gjente telat, e zbuste kryenecen e tij. Madje kish arritur ta bindte qe te kishin 3 femije. Ai gjithmone merrte ate qe donte.

Jeta e tyre ishte nje mesim i vertete per ata qe kane frike te guxojne, per ata qe kane frike ti qendrojne besnik fjales se dhene, per ata qe e kane te veshtire ti mbajne premtimet. Eshte e veshtire te mos lendosh ne kete jete njerezit qe do, sepse gjate gjithe kohes do ti ruash prane vetes, ti kursesh qofte dhe dhimbjen me te vogel. Stivi ish nje nder keta persona. E ne ato 5 vite ish munduar qe do ia mbushte jeten cdo dite asaj me gjera te reja, me shprese, me synime. I kish premtuar infinitin e ate do i jepte. Sepse ndjehej borxhli ndaj saj. Ajo kishte zgjedhur ti jepte atij zemren e saj, kish zgjedhur ta donte me cdo dobesi e cdo te mete te tijen. Djali me moskokecares, qe shijonte jeten cdo nate tani kishte nje jete tjeter, te cilen sdo e nderronte per asnje gje tjeter. Jeta e rehatshme me Grejsin ia shtonte ditet, e kish thene energji. Fundja, jeta eshte nje avull qe sa hap e mbyll syte, mbaron. E ai kish vendosur qe do shijonte cdo cast me te, me burimin e tij te jetes, ajo qe e lexonte me mire se kushdo.

-Ma, do dalim ne.

-Ku do shkojme?-pyeti e habitur ajo pasi as asaj si kish thene gje. Kish qene ate nate nga shtepia e tij dhe ate dite duhet te shkonte me shoqet e saj per tu marre me pergatitjet e dasmes.

-Surprize.

Nuk kish dite qe ai mos ti bente asaj dicka. Por e sotmja ishte me e madhe. Kur ndaluan ne nje prej zonave larg kryeqytetit plot zhurme, u habit edhe më.

-Stiv, cduam ketu ne?

Ai hapi pellemben e dores se saj dhe vendosi aty nje celes.

-Miresevjen ne shtepine tone, engjell. Ne shtepine ku do e mbushim me femijet tane dhe dashurine tone. Familja jone. Deri ne pafundesi.

A ka ndonjehere fund te lumtur, ashtu si Hirushja, Bukuroshja e Fjetur apo Borebardha? Mos ndoshta perrallat na kane futur ne nje realitet ndryshe dhe i besojme ketyre trillimeve? Apo realiteti ndonjehere te befason e te tregon qe lumturia ekziston? Ajo mban emrin dashuri. Edhe sikur te dinim te gjitha misteret dhe mbare shkencen dhe po te kishim gjithe besimin sa te luanim nga vendi malet, por po te mos kishim dashuri, nuk do te ishim asgje. Dashuria mbart fuqine per te thyer prangat e vetmise dhe skllaverise. Ka pushtetin te na beje njerez me te mire. Ata te dy e zbuluan dhe ngelet vetem te shihet cvjen pas. Ndoshta nje 'ata jetuan te lumtur pergjithmone' ndoshta nje 'ai e deshi si shpirtin e vet deri ne fund'. Por rendesi ka qe ata do ishin bashke. Ata ishin infinitet e njeri tjetrit!
FUND


Ndoshta sdo ju pelqeje kjo pjesa, por ketu tregohet qarte qe ata ia dolen dhe Stivi zgjodhi Grejsin perballe familjes e presionit. Ju kerkoj ndjese qe se bera pjesen qe me pare, po sapo gjeta kohen ta shkruaj.
Kete pjese dua tia dedikoj
Aniannaa faleminderit qe me ke mbeshtetur qe prej fillimit dhe ke besuar te une. Je me e mira! ♥
iljena do me mungojne komentet e tua prej puro vlonjateje :p shumee thanks Iljena. ♥
AngieRun edhe pse je duke e lexuar do arrish deri ketu :p shume flm per cdo fjale te mire ♥
Erisa__ ti ishe e para qe me "detyrove" te nisja kete liber por te falenderoj pa mase. Love you delke e vockel ♥
AmmyReal98 shume flm per komentet e tua qe ma shtonin jeten me te qeshura :)

Por me se shumti kjo pjese shkon edhe per SumelaGjata, frymezimi im :p muza ime :p
Nisjeta love you baby
ilda1d

Shume faleminderit te gjithe qe e kane votuar dhe e kane lexuar. Nese ju ka pelqyer ndopak, bejeni share me te tjeret, gjithmone nese keni deshire.
Pres komentet tuaja per kete pjese.

PafundësishtWhere stories live. Discover now