Grejsi u largua me tutje per te vizituar paciente te tjere qe vinin me tension te ulet, ndonje i pire po nga pas ndjente nje shikim qe dukej se e mberthente.
E ndoqi me sy derisa mori kthesen majtas dhe shkoi pas saj.
-Doja te te kerkoja falje per sjelljen time te vrazhde,-tha Stiveni.-Ska gje. Sje i vetmi qe gjykon vetem ne pamje te pare,-ia ktheu Grejsi tere ironi.
-Shiko, mos bej te zgjuaren me mua. Doja te beja te sjellshmin me ty po shoh qe sia vlen.
-Atehere, perse erdhe...
-Grejs, zemer si ke qene?-ishte Flora, infermiera e dashur qe nderpreu irritimin e Grejsit dhe ate luften e shikimeve te tyre per te pare kush mposhtej i pari.
Qe te dy ishin kokeforte dhe aspak tolerante, donin tju dilte e veta. Grejsi se kuptonte veten e saj. Ky njeri ishte duke nxjerre nje ane te sajen qe se njihte, madje se dinte qe ekzistonte. Por nga ana tjeter ndjente qe donte te kalonte kohe me kete person sepse e nxiste, e sfidonte.-Flora ca ben ti? Mire ja thashe te vija ne urgjence per ca ore,-iu pergjigj tere embelsi Grejsi duke i buzeqeshur gruas afro te dyzetave.
Stivenit nuk i shpetoi ky detaj dhe ndjeu cepat e buzeve te tij te harkoheshin. Cfare po i ndodhte valle?
Grejsi ktheu koken dhe pa nje buzeqeshje te tipit fantazme, por qe ishte aty, ne fytyren e ketij tipit qe e acaronte pa arsye. Per nje moment donte qe arsyeja e buzeqeshjes se tij te ishte ajo, donte ta merrte me vete ne lumturine e tejskajshme dhe te perjetonte me te cdo grimce gezimi.Te dy mblodhen veten nga mendimet e tyre dhe secili u largua per ne punen e vet. Grejsi per te kaluar nje nate te gjate ne urgjence por me shperqendrime te shumta, nuk donte tia hidhte fajin vetes apo zemres se saj budallaqe qe rrihte sapo ne mendje i vinte nje arrogant por fajin e kishte ai dhe sjellja e tij tipike e nje mendjemadhi; faji i syve te tij te shkruar dhe embelsise e magnetizmit qe ato permbanin, faji i flokeve te tij kaf qe do donte ti prekte e perkedhelte apo i trupit te tij te mireformuar.
-Grejs mblidh veten! Cfare po mendon keshtu? Mos harro mjekesia e para dhe gjerat e tjera te dytat. Hajde futju punes tani dhe boll u solle si nje adoleshente hormonale,-i kujtoi vetes.Ndersa Stivi mori kusheriren e tij dhe tezen, i coi ne shtepi dhe pastaj u nis per te marre valixhen e tij sepse pavaresisht gjerave qe ndodhen ai duhet te ishte i pranishem ne ate konference, qe vetem Zoti e dinte si do shkonte.
Gjate rruges per ne aeroport mendonte rreth vajzes se urgjences, asaj mjekes se ardhshme qe kushedi ci dukej vetja por ne te njejten kohe te bente per vete. Nuk i kishte pelyer kurre gocat me shume vetbesim apo me moton: Mund tia dal sepse jam shume e afte; aq me pak nje studente mjekesie. Ato si duronte dot. Por ja qe Grejsi kishte pushtuar mendimet e tij, cdo qelize te trurit, cdo neuron conte informacione ne sistemin nervor vetem ate emer: Grejs.Pasi u akomodua ne dhomen e hotelit, ishte orari per te fjetur sepse nje dite e gjate e priste por ne syte e tij gjumi skishte ndermend ta vizitonte.
-Grejsi. Grejsi. Pse sme le te qete se kuptoj!! Pfff,-shfryu nga inati.Te nesermen ne mengjes shkoi ne sallen e katit te 8 per te sistemuar cdo gje dhe ishte gati. Gati per te lene shenje ne tregun nderkombetar, per tu futur ne rrethin e me te mireve.
Konferenca filloi dhe salla ishte mbushur plot. Ne ekran shikoje prezantime te ndryshme, njerez te perqendruar dhe gati per te sulmuar nese te kapnin ne ndonje gabim.
Vetem Stiveni nuk ndodhej aty. Jo, fizikisht aty ishte me ate kostumin e tij qe nxirrte ne pah syte e tij te bukur dhe trupin e tij te palestruar saqe kishte terhequr vemendjen e femrave dhe kishte fituar xhelozine e meshkujve. Ndoshta ata kishin kuptuar qe nga qendrimi dhe postura e tij qe ai mund te zoteronte vendin dhe ishte i afte dhe i zoti ne cdo gje.
Por mendja e tij ishte gjetke, diku andej nga Shqiperia, ndoshta ne QSUT. Nuk i kontrollonte dot mendimet e tij, as zemren e tij. Per here te pare ai skishte ne dore frenat e jetes se tij. Ajo kokeforta e tij ne spital e kishte zoteruar. Pa prit pak, e tij? Ci kishte keto deshira? Stiv, hajde mor burre, largoji keto mendime. Ka kaq shume femra dynjaja aty e gjete te te ngelet mendja? Te nje studente e papjekur e kapricoze?-i thoshte vetes.Mirepo ne memorien e zemres se tij kishte zene vend totalisht vajza e embel me te tjeret dhe e prere me te. Pse nuk sillet edhe me mua ashtu si u soll me ate Farijen a si e kishte emrin, me aq dashuri si u soll me Sonelen? Dua ta bej te qeshe me mua, ti jap fryme frymemarrjes se saj, ta bej zemren e saj te rrahe vetem me nje shikim, ta bej te ndjehet e sigurt afer meje.
E kishte kuptuar tashme qe ajo i ishte injektuar si nje ilac ne trupin e tij e per me teper kishte hapur deren e vulosur te ndjenjave ne zemren e tij. Kishte arritur qe te gjente celesin, se dinte ku sepse ai e kishte hedhur diku por ajo dukej se ishte nje eksploruese e zonja e tashme ishte brenda. Kishte frike. Po, e pranonte qe kishte frike se cfare do ndodhte tani qe ajo ishte pjese e tij.Konferenca mbaroi me sukses. Stiven Demiraj ishte nje nder personat qe shkelqeu ne ate prezantim. Pati perkrahje dhe mbeshtetje nga pothuajse te gjithe; pati plot firma ndertimi te interesuara per te lidhur kontrate me kompanine e tij. Ia kishte arritur qellimit, ia kishte dale mbane.
Pasi beri nje dush, vendosi te dale jashte atij hoteli qe dukej sikur po e mbyste ose ndoshta donte ti bente te lira mendimet e tij dhe brenda asaj dhome ashtu ndihej: i mbytur dhe i perhumbur. Zbriti ne holl dhe gati gati me vrap, doli jashte per te thithur ajrin e paster per te cilin kishin aq shume nevoje mushkerite e tij. Po kalonte ne trotuaret e atij qyteti aq te bukur duke shijuar madheshtine e ndertesave te larta por dhe te vjetra, ajo arkitekture klasike e thurrur aq mjeshterisht me ate moderne. Ishte thjesht fantastike dhe mbreselenese.
Zgjodhi nje stol afer lumit te qytetit dhe u ul duke soditur ate pamje qe te linte pa fryme. Kishte qene gjithmone nje adhurues i natyres dhe me kete lidhej edhe pasioni i tij per pikture.
Aty rrotull po kalonte nje cift dore per dore qe qeshnin me njeri tjetrin dhe dukeshin kaq te lumtur. Ate lumturi e percillnin dhe tek te tjeret e benin te ndjeheshin ziliqare se si ne ate te ftohte te acarte, ata ecnin plot qetesi e paqe.
Per nje cast enderroi te ishte ai ne vendin e tyre, e ajo vajza te ishte kryenecja e tij. Qeshi me emrin qe i kishte vendosur dhe shkundi koken. Ah, moj Grejsi, si ia dole te depertosh ne te thellat e shpirtit tim?! Ajo ishte si nje hir i rene prej qiellit, nje favor i pamerituar per te nga vete Zoti. Ngriti syte lart dhe me nje psheretime tha: Faleminderit.
Kishte gjetur rrugen e shpreses, ate rruge me shume mjegull perpara por per sa kohe zemra e tij ishte ne paqe ndersa merrte cdo hap, ishte e sigurt. E dinte, e ndjente brenda vetes qe duke ecur ne kete rruge pamja do qartesohej e do merrte nje forme te kthjellet e ne mes apo ne fund dikush do e priste krahehapur.Kujt ia merrte mendja qe nje vajze aq e thjeshte do behej pjese e pandashme per Stivin?
U ngrit me ngadale, tere pertese, i trishtuar qe do linte ate pamje dhe i lumtur qe do gjente nje pamje akoma me te soditshme kur te kthehej.
Stiveni do kthehej me nje qellim te caktuar ne Shqiperi. E kishte vendosur. Pasi kishte dale te ishte triumfues ne planin e punes, kishte synimin te ishte triumfues ne nje plan tjeter.
E di qe nuk ju intereson shume ky update-i po ska gje :p
Do jete i fundit per kete vit. Ju uroj nje vit sa me te mbare. Qofshit te lumtur dhe 2017 plotesofte cdo enderr tuajen.Nese keni deshire mund te komentoni rreth historise e si ju duket, nese jo ska gje. Nuk merzitem :p . Just feel free to give your opinion.
Kjo eshte nje histori based on something in my mind for my doctor SumelaGjata.
YOU ARE READING
Pafundësisht
RomanceMendoj se njeriu dashuron vetem njehere ne jete sepse keshtu ndodhi me ta. Nje dashuri me pengesa por qe ne fund triumfoi besimi dhe ndjenja. Nje histori qe jeton dhe merr fryme cdo dite jo sepse duhet por sepse ushqehet me fjale dashurie e embelsie...