-Do vazhdojme te kembengulim derisa te na pranojne oferten. Ate tender duhet ta fitojme ne. Me degjove? Ne!-mbylli telefonin me nerva. Skishte kujt tia nxirrte inatin.
Kishin kaluar dite qe prej asaj nate qe vrau jeten e tij, copetoi zemren, flaku shpresen per te dhe per engjellin e tij. Kishte tentuar shpesh here ti fliste, ti conte mesazh, e kishte bere. E ne kembim skish marre asgje mbrapsht. E gjente veten poshte pallatit te saj cdo pasdite pasi ajo kthehej nga shkolla. Mjaftohej me aq, duke e pare, se largu. Mallkonte veten qe ishte treguar aq idiot, qe e kishte lene te ikte. E ndjente se ndoshta kjo ishte perfundimtare. Se duronte dot idene qe ajo mos ish me pjese e tij, fakti qe mund te dashurohej me dike qe sishte ai. Jo, ne menyre absolute jo. Ai sduronte dot idene se ai tipi qe kishte ne grup ti afrohej. E kishte kuptuar qe ai se shihte si shoqe Grejsin. Ajo ishte e tij, edhe pse kurre se kishte pranuar, ato fjale ate nate i jepnin sigurine qe Stivi sishte thjesht nje shok per te. Nje shoku si thua dot 'te kam shume xhan' e sidomos me nota te thella aq te ndjeshme.
Nese heren e pare fajesonte si veten dhe Grejsin per menyren si kishin shkuar gjerat, kete radhe pesha e fajit rendonte mbi te. Zgjohej naten nga makthe, i torturuar me endrrat qe e tmerronin. Me engjellin e tij qe qante dhe kur ai donte ta merrte ne krahe ajo zhdukej, sikur mos kishte ekzistuar kurre. E here te tjera ajo e akuzonte dhe e fajesonte qe e kishte lenduar, e kishte vrare, e kishte shuar nga faqja e dheut. Djerse te ftohta mbulonin trupin e tij dhe ato imazhe qe pushtonin mendjen e tij. Po cmendej ndoshta nga mosprezenca e saj qe i jepte jete, ajo ishte bateria e tij karikuese, energjia.
Cdo bente pa te? Jo. Skishte jete pa te. Do e linte per pak kohe qetesi, qe ajo te rigjente veten, te mblidhte forcat e atehere do shfaqej perseri, e kete here per te fituar zemren e saj perfundimisht. Ajo te quhej e tij. E mbase ajo do e lejonte.
Familjaret kishin kuptuar qe dicka nuk shkonte me te, ishte mbyllur ne vetvete, nuk fliste, nuk qendronte ne shtepi pothuajse fare. 'Cfare ndodhi qe djali mu be keshtu Ardi? Se shoh dot kur eshte ne kete gjendje. A flet me ty, hapet, ti tregon ca ndjen' e kish pyetur nje dite Moza Arditin. 'E ka nga dashuria teta Moza. As une se kisha pare ndonjehere keshtu. Gjithcka nisi si nje loje per tr kenaqur egon e tij, askush si thote jo Stivit. E kur Grejsi e beri, ai e pa si nje sfide. Donte ta bente te binte ne dashuri me te. Por rruges, ra ai brenda. Dhe tani vuan, vuan per te pamunduren, per ate qe i reshkiti nga duart pa e rrokur mire' i kishte rrefyer Arditi.
Vertet qe Stivi e kish nisur si loje cdo gje, per ta patur si nje trofe ne duart e tij. Por, ajo i rrembeu zemren, e beri per vete. Kurre ne jeten e tij skishte njohur dike si ajo, me nje shpirt aq fisnik e te paster. Gjithmone mendonte se njerezit shikonin interesin e tyre, serviloseshin per te marre dicka ne kembim, donin te blinin shoqerine, dashurine, lumturine me parate e tyre. Te marre! Si mund ti blesh keto pasuri me nje kartemonedhe? Grejsi ia kishte ofruar falas, pa i dhene para.
Ne boten ku jetonte Stivi, paraja merrte vleren me te madhe. Kush e kush te shkonte ne restorantet me te mira, te blinte rrobat me te shtrenjta, te kishte celularin me te fundit, makinen me luksoze. Te gjithe qe donin te mburreshin para te tjereve dhe qe donin vemendje, te tregonin qe mbi ta skishte njeri tjeter. Njerez materialiste, siperfaqesore, fallco. Pa karakter, pa personalitet. Stivi ish pershtatur me kete gjendje, si nje kameleon. Por Grejsi?! Ajo kishte sjelle ndryshim ne mentalitetin e Stivenit. Ishte nje revolucion per te, nje revolucion dashurie, identiteti. 'Nuk eshte paraja cdo gje Stiv. Nuk ta mbush jeten. Shoh njerez qe kane cdo gje por nuk gjejne dot sherim per veten. Kane fituar gjithe boten e ne fund kane humbur shpirtin e tyre. Cfare dobie kane? Sgjejne shpetim per ambicien e tyre te llahtarshme, qe jane gati te sakrifikojne femijet e tyre, familjen. Mekat, mekat te heqesh dore nga gjerat qe vertet vlejne. Sdo e nderroja asnjehere nje moment gezimi me familjen time, aty ku ka ngrohtesi e ata njerez japin nga vetja cdo gje qe kane. Jane aty per te te degjuar, per te te dhene kurajo, kane besim te ty, jane krenare per ty. Sdo e nderroja per nje rrobe, makine, telefon, udhetim, cfaredo qofte. Per mua, rendesi ka cfare mban zemra. Zemra eshte nje burim bekimi, ajo me mjafton' kishin qene fjalet e saj nje nate ndersa flisnin ne telefon.Dhe tashme, asnje shifer si bente me pershtypje Stivit. Ajo kishte ndryshuar programin e mendjes se tij. E kishte ndryshuar vete ate.
Ishte shume nervoz. Mundohej te mbante veten te zene me pune, te tregohej i serte me te tjeret, ndoshta ashtu do ndjente me pak. Punonjesit kishin vene re ndryshimin e humorit te tij. Nuk guxonin tia hidhnin syte. Stiven Demiraj mund te ishte shume i bute, ama kur donte mund te ishte shume i ashper.
-Anila, eja pak te zyra ime, shpejt!
Ne dere u pa Anila, e trembur se mos ndoshta dicka kishte bere gabim.
-Po, zoti Demiraj,-dridhej nga frika e pasiguria.
-Me gjej pak kur eshte se fundmi konferenca e mjekeve, domethene ajo qe ata mblidhen e degjojne.
-Mm zoteri, nuk eshte vetem nhe konference, ka...
-Po me thua qe sia kam idene ketyre gjerave? Mos je ti me e informuar he?-kercenoi eger ai.
-Jo, jo..nuk..nuk e thashe ashtu, po ngaqe shoqja ime e ngushte eshte per mjekesi, i di kur mbahen konferencat. Dhe jane te ndryshme.
-Ke shoqen e ngushte per mjekesi? Ca viti eshte ajo?-pyeti ai, me interes.
-Ne vit te fundit, te 6.-u gelltit nga frika. Mos ndoshta i bente ndonje gje asaj? 'Po ctu desh qe e permende, moj budallaqe' mendoi me vete. 'Por ai seshte ndonje maniak'.
-Perfekt,-tha Stivi. Ne mendje i erdhi qe ajo mund te njihte Grejsin. E kishte thene qe do e linte rehat per nja nje muaj e pastaj do i afrohej prape. Shoqja e ngushte e Aniles mund te ishte karremi.
-Pyete pak ate shoqen tende kur kane konference, a ndonje trajnim, seminar dhe me thuaj. Ne rregull?-Po zoteri.-iu pergjigj Anila teksa largohej.
'Do jemi bashke Grejs Toskana. Bashke ne perjetesi. Jemi bere per njeri tjetrin. Kurre skam dashur dike si ty dhe jam aq egoist sa te luftoj per te, per te patur afer'.
Hola! Hope you're having a great Saturday!
This one's for SaRa77564
YOU ARE READING
Pafundësisht
RomanceMendoj se njeriu dashuron vetem njehere ne jete sepse keshtu ndodhi me ta. Nje dashuri me pengesa por qe ne fund triumfoi besimi dhe ndjenja. Nje histori qe jeton dhe merr fryme cdo dite jo sepse duhet por sepse ushqehet me fjale dashurie e embelsie...