Kishin vazhduar jeten e tyre sikur nuk kishte ndodhur asgje. Vetem dy ditet e para. Se me vone do kuptonin qe sbenin dot pa pranine e njeri tjetrit. Ne fakt dukeshin sikur thjesht mbijetonin ne kete bote ku njerezit luftojne me kapitalizmin per te ushqyer egon e tyre, per tia dale mbane, per te shtypur. Ata skishin me pse te luftonin. Kishin humbur. Kishin humbur zemren ne nje beteje te forte e skishin mundesi te riperteriheshin. Ishin te lodhur.
Kur Grejsi ish kthyer ate nate ne shtepi, nuk belbezonte dot qofte edhe nje fjale te vetme. E gocat nuk e pyeten me pasi ajo i tha nje thjesht 'Mori fund'. Po cfare kishte marre fund valle? Lidhja e tyre qe asnjehere nuk u nis? Miqesia qe asnjehere squhej e tille sepse kishte ndjenja ne mes? Dashuria kur as vete Grejsi se kuptonte kete fjale?
Gjithsesi, kishte perfunduar. Aq ishte. E me denese kishte filluar te qante e te pyeste veten ku kishte gabuar, mos ndoshta ishte treguar shume e mire qe e kishte lejuar ate te behej pjese e jetes se saj. Apo mos ndoshta ishte treguar nje budallaqe qe i besoi fjaleve te nje mashkulli?Te nesermen ishte ngritur e vendosur per ta fshire nga mendja e saj, ta hiqte nga zemra, te shkaterronte cdo qelize qe i kujtonte ate, te largonte cdo kujtim. Do ia niste me fshirjen e mesazheve, te kontaktit te tij, hedhjen e trendafilave qe ai i dhuronte pothuajse cdo dite qe ajo i mbante ne vazo me uje per te mos u thare. Ne momentin qe mori celularin ne dore, filloi te lexonte mesazhet e tij, fjale nga me te emblat, me te rrallat, me te gjeturat per te. Se bente dot. Nuk shkeputej dot prej tij. Nuk gjente dot force brenda vetes. E kish lene kete detyre qe i kishte vendosur vetes dhe ishte nisur per ne shkolle me vonese.
Keshtu kishin kaluar dy ditet e para per te. Dite te mbushura me te qeshura, shaka nga Ajseli, Irisi, gocat e tjera. Te gjitha mundoheshin qe tia benin me te lehte Grejsit jeten pas Stivit. Mbase po shkonte mire cdo perpjekje. Mbase. Vecse ato nuk shihnin dot brenda Grejsit. Nuk kishin lentet e duhura. Ato sishin Stivi i saj. Zemra i qante e i perpelitej. Tentonte te behej e forte. 'Ske pse ben keshtu. Ishte thjesht nje shok qe jeta e fshiu prej teje. Ec para' mundohej ta bindte veten.
Seminare, leksione, praktika, rojet, mbanin larg Grejsit mendimet rreth Stivit. Se cfare mund te ishte ai duke bere, a mendonte per te, a kujtohej per te valle?E kur nje dite te shtune u zgjua me zell per te mesuar, atehere u zgjua me te vertete. Doli nga ajo gjendje shoku. Ishte ngritur e lumtur per te hapur celularin e me pas u trishtua kur asnje 'Miremengjes arushja ime' si kishte ardhur. Aty e kuptoi. Ai sishte me aty. Jo me. E ne ato momente Grejsi ndjeu. Ndjeu qe bota e saj u vra, u shtyp. Ndjeu veten te keputej e te plagosej pa patur njeri qe ta kapte. Kuptoi qe ai ishte gjeja me e bukur qe i kishte ndodhur. Ishte bere pjese e pandashme per te. Nuk e llogariste dot diten pa fodullekun e Stivit. Djalit qe i kish vjedhur zemren. As vete se kishte kuptuar si kishte rene ne dashuri. E ku e dinte ajo se cish dashuria. Po ia kishin thene qe kur bie ne dashuri harron si merr fryme por e vetmja gje e rendesishme ishte ai. Shpirti binjak. Sa klishe! Por ajo ashtu e ndjente. Ai ishte i saji. Ishte bere per te.
Shpertheu ne lote duke shqetesuar shoqet e saj qe pyesnin 'Grejs, ca ndodhi? Pse qan keshtu?'
Ajo vetem tundte koken dhe levizte me duart e vendosura rreth gjunjeve. Po shkaterrohej, po humbte veten, humbi shpirtin e saj.Ndersa Stivi? Epo Stivi eshte nje djale dhe djemte jane te forte. Nuk lejojne nje vajze te permbyse boten e tyre. Keshtu i kish thene Arditi pasi ishin takuar. E kish genjyer Grejsin per ate mbledhjen. Ne te vertete do takohej me shokun e tij, sepse smundej dot me. Kish nevoje te shfryhej diku. Ishin ulur ne nje bar ne qender te qytetit duke pire nga nje gote alkool.
-E mo burre leje me kaq. Keshtu ishte e shkruar fundja. Tani ajo do jete duke bere gallate me shoqet e veta e ti me qurravitesh ketu. Mblidhe veten. Cunat sbejne keshtu.
-E ke kollaj ti te flasesh. Do te te shohim kur te biesh ne dashuri e ti nje dite. Ama te rastiste ndonje qe sta var hic e pastaj do jesh ti ai qe do me marresh e do me kerkosh te pijme ndonje teke.
-Sekziston dashuria per mua o plak, po nejse. Qenke rende fare robo.
-Si mos jem Ardit. I dhashe zemren time dhe si interesoi qe e beri copash. Nuk i interesova une. Per asnje cast.-piu gllenjken nga gota e tij dhe kerkoi nje tjeter nga kamarieri.
-Ske pse flet keshtu per te. Duhet ta kete patur ndonje arsye. Une mesa e pashe me duket goc e mire Stiv, nga ato qe rralle i gjen. Si thone plakat tona 'nuse per shpi'. Sdo te te lendonte me qellim.
-Atehere pse u soll ashtu? Pse hoqi dore prej meje? Donte te me zhdukte nga jeta e saj nje ore e me pare.-e piu me fund dhe ate gote qe mori. Ngriti doren per te kerkuar edhe nje tjeter.
Ishte Arditi ai qe e ndaloi kamarierin ti sillte dhe nje tjeter gote.
-Boll ke pire. Ti sje keshtu.
-Do pij sa te me doje qejfi.
-E mire mire mos na bej si bos ketu.
-E dua Ardit. E dua ashtu sic skam dashur kurre dike. E dashuroj me gjithe qenien time. Ne cdo vajze qe hedh syte me shfaqet ajo. Me ka cmendur fare.
-Mos u inatos po vete e ke fajin.
-Si ishte kjo? Ca thua mo?-u inatos Stivi.
-A e mendove te zgjidhje kompanine ne vend te saj? Dhe pastaj si nje rrote e merr me vete ne Durres dhe i thua ca te kishte vene perpara Turi. Je ne terezi?
-Doja te isha me te. Ta kisha prane.
-Po mire e marr vesh. Po mos ia kishe thene me mire. E kishe zgjidhur vete.
-E di qe ia futa kot. Po ne ato momente nuk mendova. Pastaj crendesi ka tani se cndjej une. Ajo sdo tia dije per mua.
-Mjaft bere si ato femrat e lenduara nga ndonje qeros me x6. Po cohu e rregulloji punet me te.
-Ncuq. Skam ndermend ti perulem me. Boll u bera si nje palaco para saj. Te beje ca te doje.
-Dakord. Po mos eja tek une sa here te mendosh per te e te me kerkosh te behem partneri jot i pijes.
Pasi ishte zgjuar me koken e rende dhe nje dhimbje therese, ish nisur per ne pune pa iu pergjigjur pyetjeve te se emes se ckish ndodhur. U fut ne zyre dhe kerkoi Anilen.
-Ne oren 2 neser me rezervo dy vende te Padami per dreke.-e urdheroi.
-Patjeter. Ne nje vend me te qete e privat?
-Si gjithmone.
Po bente nje gabim po ne ato momente se mendoi. Donte te largonte cdo mendim, kujtim te sajin nga trupi i tij. E vetmja menyre ishte Stela. Po. Ish e dashura e tij.
-Stela, bukuroshe, nga ke humbur?
-Stivush, une apo ti? Po he ce mire te solli tek une?
-Neser te Padami ne 2. Si thua?
-Si gjithmone i drejperdrejte. Patjeter. Aty do me kesh. Te puth zemra.
Nuk e pershendeti por fiku telefonin duke e hedhur mbi tavoline. Do e harronte. Stela do bente qe ai ta harronte. Engjellin e tij te bukur, miresine e kesaj toke, mrekulline me te bukur.
Pas asaj dreke, ne te cilen skish ndodhur asgje nga ato qe Stela do donte, kuptoi qe se bente dot. Se harronte dot.
Pasi ishte shtrire ate nate mendoi.
Cfare me bere moj Grejs Toskana? Erdhe si nje fllad ere ne jeten time, permbyse cdo gje, me bere per vete, me trazove mendimet, ndalove kohen, rrezove muret e mia, me bere te me marre malli per ty qofte edhe dy ore, te qesh pas telefonit si nje i marre. Me bere te bie ne dashuri me ty e ne fund, me hoqe qafe. Me hodhe tutje si nje lecke. Pse duhet ta beje? Ti sje e tille. Je e mire, e embel, e dashur, je drite. Si do ia bej pa ty? A me kujton? Te ka marre malli?
Nuk ishte e lehte. Per asnje seshte e lehte ne fakt te ngrihesh perseri pasi ke rene ne toke. Duhet kohe. Fundja, a nuk sheron koha cdo gje?!
Me falni per update-in e vone. I haven't been feeling good emotionally. Dhe kjo pjesa me ka bere me keq :p bej shaka.
Cfare mendoni se do ndodhe??
Vote and comment if you liked this. :)
YOU ARE READING
Pafundësisht
RomanceMendoj se njeriu dashuron vetem njehere ne jete sepse keshtu ndodhi me ta. Nje dashuri me pengesa por qe ne fund triumfoi besimi dhe ndjenja. Nje histori qe jeton dhe merr fryme cdo dite jo sepse duhet por sepse ushqehet me fjale dashurie e embelsie...