-Mos ke ndermend te me mbyllesh syte e te numerosh deri ne tre qe une ti hap serish?-beri shaka ajo, ndersa kujtonte gjithe ato heret qe kishte pare ne filma te njejten skene.
-Je kaq e zgjuar ndonjehere sa me cudit,-u tall ai sa me zor priste reagimin e saj impulsiv, qe nuk vonoi te vinte.
-Mos u tall me mua. Meqe kam ditelindjen, te pakten mundohu te ma besh ca qejfin.
-Po beja shaka dhe ndryshon shume. U lodhe?
-Jo, sepse jam me ty.
-Per pak mberritem.
-Po cne qe me solle Pogradec?-e pyeti ajo kur makina ndaloi afer liqenit.
-Ne fakt kisha menduar gje tjeter, po sdoja qe si dhurate te kishe koken time ne ndonje pjate te argjendte. Nga babi yt, flas.
-Paske frike nga Dritani?-e ngacmoi duke pritur pergjigjen e tij. Nuk dukej nga ata djem qe kishin frike babain e vajzes, madje ishte nga ata guximtaret qe fare mire, shkonte ne shtepi e ia thoshte gjerat troc.
-Aspak, sdua te te prishet ty dita.-beri shaka Stivi.-Eja tani. Eshte koha te marresh dhuraten time. Se kushedi mendove se mos ky budallai te kishte harruar.
-Nuk je budalla.
E mori perdore, duke e afruar me afer bregut, e ne ato momente vendosi duart e tij ne faqet e saj. Largoi disa fije floku nga fytyra per tia kaluar pas veshit. E veshtroi thellesisht, si per te lene kujtim ne brendesi te saj. U magjeps nga bukuria e syve te saj dhe ceku ballin me buzet e tij. Puthje te vogla, rresht, njera pas tjeter i la si gjurme ne lekuren e saj. Dhe duke u larguar pak, ngjeshi buzet e tij me te sajat, me nje pasion te pashtershem dhe me delikatesen me te madhe njekohesisht.
-Gezuar ditelindjen, engjell. Kjo eshte per ty.-i peshperiti afer buzeve, ndersa fryma e tij e nxehte perplasej ne fytyren e saj.
E me pas e lejoi te kthehej ne te djathten e saj, per te soditur surprizen e tij. Nje surprize e thjeshte, por qe Grejsi kurre nuk e imagjinonte se ai do bente dicka te tille per te. Ne reren e liqenit ishin vendosur qirinj te bardhe, te vegjel te cilet formonin nje rruge drejt nje shtepize te vogel. Cdo gje e rrethuar me petale trendafili, tullumbaca heliumi qe rrinin lart me drejtim nga qielli dhe pusulla te vogla kudo me fjale nga me te emblat. Fjale te cilat ai vete ia thoshte asaj cdo dite. Te thoje qe ajo kishte ngelur me gojehapur ishte pak. Nuk gjente dot fjale per te shprehur gjithe ate qe ai kishte bere. U mahnit, lote gezimi i rrodhen neper faqe dhe u kthye drejt tij.
-Kjo eshte per mua? Po une..se meritoj gjithe kete..kjo eshte shume. Nuk..nuk e di cte them,-pranoi para tij.
-Jeta, meriton kete dhe me shume. Seshte nevoja te thuash gje. Thjesht shijoje. Eshte e gjitha per ty. Ishte kenaqesia me e madhe per mua ta beja kete per ty. Hajde tani.
Ne mes te asaj shtepize te vendosur buze liqenit, nje tavoline ndodhej ne qender. Dhe ne momentin qe ai e uli ne karrige, dy djem dhe dy vajza u vendosen ne forme harku duke i rene violinave.
-Stiv, kjo eshte e mrekullueshme. Nga e dije se me pelqenin violinat?-veshtronte sa nga te rinjte sa te Stivi.
-Te pelqen?-i kapi doren ndersa qendronte perballe saj.
-Me pelqen thua? Me ke lene pa fjale, Zot, eshte kaq bukur.
Ne ato momente tinguj te embel, te kenaqshem per veshin, filluan te degjoheshin ne sfond. Stivi kish porositur cdo gje nga Tirana, sepse donte tia bente diten te vecante, donte qe ajo te ishte qendra e botes.
Pasi kaloi pak kohe, pasi kishin shijuar ushqimin e pergatitur nga nje prej shefave me te mire, ishte koha qe Stivi ti jepte dhuraten e tij. U ngrit duke shkuar drejt saj, zgjati doren per ta marre me vete.
YOU ARE READING
Pafundësisht
RomanceMendoj se njeriu dashuron vetem njehere ne jete sepse keshtu ndodhi me ta. Nje dashuri me pengesa por qe ne fund triumfoi besimi dhe ndjenja. Nje histori qe jeton dhe merr fryme cdo dite jo sepse duhet por sepse ushqehet me fjale dashurie e embelsie...