Mall dashurie

817 72 57
                                    

Syte i shetisnin sa nga njera ane ne tjetren, me nje ndjenje padurimi e kish pushtuar.

-He mo plak, ca bere?-pershendeti Arditi teksa ulej ne karrigen perballe tij.

E kishin lene te dilnin bashke per kafe, diku aty te Rruga e Kavajes, afer punes se Arditit.

-Shpejt u kujtove zotrote per te ardhur.-i foli me inat.

-E mire mire, cke qe je me nerva?
-Kam mbi gjysem ore qe te pres.

-Kerkoj ndjese publike, i nderuar.-u tall Arditi.-Mire hajde, me thuaj cke sot?

-E pse duhet te kem patjeter dicka, per te dale bashke?

-Thuaja ndonje tjetri kete. Pa hajde, jepi te degjojme.

-Grejsi eshte zhdukur. Seshte ketu. Po me ik truri fare. Vras mendjen nga behet. Lloj lloj mendimesh me vijne ne koke.

-Po ti nga e more vesh? Sikur u mbyll ajo pune mes jush apo jam mbrapa bote une?-pyeti me habi Ardi.

-Ti mendon se une do hiqja aq kollaj dore prej saj? Absolutisht jo. Po sikur? Po sikur te jete larguar nga Tirana Ard? Ose familja ta kete fejuar me dike tjeter?-rrefeu i trishtuar dhe i frikesuar.

-Per kete pjesen nese eshte larguar nga Tirana sbesoj. Ka vitin e fundit te shkolles. Se ka lene mendja ta perfundoje ketu. Per ate pjesen e fejeses edhe mundet.-beri shaka Arditi.

-Mos mi ngri nervat dhe ti. Boll kam mendjen time qe ca nuk imagjinon. Se duroj dot ore, e kupton. Se duroj dot as idene e atij tipit qe ka ne grup.

-Cilit tip?

-Eshte njeri qe e ha me sy sa here e shikon. Me vjen ta marr me grushta, ta zhduk nga jeta e saj. Eshte e imja, Ardi. E imja.

-Avash njehere, se po flet sikur e ke prone. A e late se do vazhdonit me jeten tuaj? Ste kuptoj ndonjehere mo burre.

-Si mund te vazhdoj une me jeten time pa te? Se imagjinoj dot. Po e le ate te qete, ne nje paqeje. Te kuptoje ndjenjat e saj, te qartesohet.

-Kaq shume e do?

-Me shume se jeten time, Ardit. Me shume se cdo gje tjeter. Do beja gjithcka per te. Keto jave pa te kane qene bosh. Sme pelqen kjo vetmi. E dua ate afer meje, sjetoj dot pa te. E kupton? E dua.

-Kujt ia merrte mendja, mer plak? Ti keshtu? Re brenda dhe ti si e gjithe bota.-filloi te qeshte.

-Ja do te te shohim edhe ty. E pastaj do jem une ai qe do tallet me ty. Pa he cpo ndodh me ate Ajselin?-e ngacmoi Stivi.

Qe ate dite kur pane vajzat, Arditit i ishte fiksuar keq Ajseli, shoqja e ngushte e Grejsit. Ishte munduar ti gjente numrin e celularit dhe i kerkonte te dilnin. Por si rralle here, Ajsi e kishte refuzuar.

-Eh, ajo eshte fiks si Grejsi jot. Sma var hic. Mi shikon mesazhet e as me mi kthen. I kam shkuar te shkolla, po nderron rruge sa here me sheh. Fiksim koti. Do kaloje. Do gjej ndonje tjeter.

-Keshtu thua ti, se sje mesuar te te preket egoja jote. Kam qene fiks si ty ne fillimet e mia me Grejsin. E nisa si nje loje, pasi asnje femer sme thoshte jo. Une jam Stiven Demiraj, djali me i pasur, beqari i pashem i qytetit. Dhe nje studente hundeperpjete smund te me thoshte jo. E kuptova qe sishte me nje loje dhe qe e pelqeja kur gjeja veten te mendoja per te papushim. Mundohesha te bindja veten qe do kalonte. Por jo. Ja qe jeta paska plane te tjera per ne, gjera per te cilat ne si imagjinojme dot.

-Pse gjej veten te ato fjale?

-Miku im. Miresevjen ne klub. E ke takuar ndonjehere keto dite?

-Jo. Dua te shkoj neser te pallati i saj dhe tia them troc. Po kam frike se mos me le si nje dru aty.

-Ke te drejte. Eshte pak e frikshme ajo,-u tall Stivi.

-Hej, ajo seshte e frikshme,-e pa vengert Arditi. -Ajo eshte thjesht, e lezetshme, shume.

-Mos fillo te na enderrosh ketu. Po futju punes. Pac fat.

U ngriten nga tavolina, me perfitime nga ajo bisede. Te dy kishin qare hallet e tyre, po ne fund kishin dale me rezultatin qe vajzat, per te cilat u kishte rene ne koke, po ia sillnin mendte verdalle. Po luanin nje loje qe atyre si pelqente, rregullat e se ciles ishin te pazbuluara nga ata, por te vendosura prej vajzave.

Edhe Arditi i ishte bashkuar mendimeve te Stivit. Nuk kishte dashur, gjalle ne bote, te pelqente nje vajze per me shume se nje jave. Ai ishte me ndryshe se Stivi. I nderronte te dashurat cdo muaj, flirtonte me kedo qe i dilte para, ishte nje don zhuan qe se kishte shokun. Kishte shume shoqeri, ishte i qeshur tere kohen dhe se vriste mendjen per asgje. Keto karakteristika i kishte vene re dhe Ajseli, prandaj dhe sdonte te kishte te bente me te.

Por, Arditi shquhej fort per krenarine e tij, kembenguljen e tij. Cdo gje qe donte, e arrinte. Me cdo kusht. E ne keto momente kete donte. Nje takim me vajzen qe po e refuzonte me dhjetera here. Kishte dicka tek ajo qe e terhiqte. Ndoshta karakteri i saj i forte, tipi, karzima e saj. Se dinte ca ndjente, thjesht donte te ishte njehere vetem me te, ti zberthente gjithe enigmat, mendimet e saj. Ti zbulonte lojen, te rrezonte muret e saj, ta largonte nga streha e saj e sigurie e ta linte te pambrojtur. Valle si do vepronte ajo? Do tentonte. Nuk kishte per tu dorezuar.

Pasi u ndane, secili shkoi ne rruge te vet. Njeri me synimin per te fituar nje takim e tjetri per tu zhytur serish ne detin e thelle te mendimeve e endrrave.

'Ku je Grejs? Nga ke humbur? Mos ndoshta me shmangesh? Thjesht ndjesia qe sje ne te njejtin qytet me dhemb, sikur po jetoj kot. Me mendon? Me ke ne endrrat e tua, sikurse une te kam cdo nate? Sa do doja qe njehere te vetme te dilje nga guacka jote e pasigurise e te pranoje realisht, cfare ndjen per mua. Une e di qe une jam dicka per ty. E ndjej. Engjell, ku je?'

Mendoi ndersa ngiste makinen. Per nje cast, e ndaloi anes rruges, mori telefonin dhe shkruajti nje mesazh.

Nuk dua tia di qe sflasim me. Me mungon shume engjell. Me mungon aroma jote. Me cmend ideja qe ste kam afer. Me thuaj qe je mire Grejs. Vetem kaq. Qe je mire.

Ia coi mesazhin menjehere. A u pendua? Ndoshta. Po ne ato momente donte vetem te merrte vesh qe ajo 'ishte gjalle'. Priti per nje sinjal mesazhi, nga ajo. Qe kurre serdhi. 'Ndoshta po meson, ndoshta eshte e zene me pune e ska kohe, ndoshta se ka pare ende' mendime te tilla ngushelluese pranonte ne mendje. Largonte ato te tipit 'sdo tia dije per ty, po vazhdon jeten e saj, te ka bllokuar numrin, te ka harruar, eshte me ate tipin e mjekesise'. Kjo e fundit e terbonte. Por jo. Do vazhdonte te luftonte per te.

Ajo ishte qetesia e tij, plotesimi i gjithe lutjeve, deshira me e thelle.

Hello. Hope you like this.
Dua tia dedikoj kete pjese LauritHyseni . :) :)

PafundësishtWhere stories live. Discover now