Veshi pallton e saj te trashe, bashke me kapucin e dorezat dhe ashtu sic ishte u nis per ne shkolle me nje buzeqeshje ne fytyre. E dashuronte cdo dite te atij muaji. Copeza lumturie qe zbrisnin nga qielli ne forme meteori ne toke dhe rrenjoseshin ne zemren e Grejsit per nje kohe te gjate. Si gjithmone ishte e perpikte ne oren e mesimit, gati per tu pergjigjur sakte dhe per te trajtuar cdo pacient te mundshem.
Kishte humbur ne mendime kur ndjeu prezencen e dikujt afer vetes. Ktheu koken dhe pa qe Irisi ishte ulur ne karrigen ngjitur me te dhe ne fytyre mbante nje buzeqeshje pak enigmatike.-Cfare ka ndodhur tani?
-Hic. Asgje. Perseri ajo buzeqeshja qe si ndahej.
-Iris, sjam ne terezi per lojerat e tua tani. Jepi. Fol.
-Ta thashe ,pra, asgje.
-E pse ke ate fytyre ashtu sikur ke fituat llotarine? - ngriti njeren vetull Grejsi, nderkohe qe e vezhgonte imtesisht.
-Po sikur te te them qe ky muaj do jete plot me surpriza?
-E cdo te thuash me kete? Sikur ke lexuar te ardhmen time ti.-qeshi duken shkundur koken.
-Vete ke thene qe ke pritshmeri te medha per kete vit apo jo?
-Ne rregull, me thuaj cfare po kalon ne ate mendjen tende djallezore? -iu kthye duke perqendruar gjithe vemendjen tek ajo.
-Ai bukuroshi arrogant eshte ketu...dmth...po qendron jashte..mmm..epo..-po fliste neper dhembe.
-Iris, ngrije pak zerin dhe fol qarte.
-Ai bukuroshi yt eshte aty perjashta duke te te pritur ty, me nje buqete me trendafila.-pjesen e fundit e tha me gjysem zeri, sikur te kishte bere ndonje faj.
-Si, si?? Ai tipi "gjithe vemendja duhet te jete tek une" eshte ketu? Si guxon njehere?-fliste me inat Grejsi sa dukej sikur po i dilte tym nga veshet.
Per nje moment ktheu koken me te shpejte nga mikja e saj dhe hapi syte dhe pasi u kthjellua, iu drejtua: Pa prit pak. Cfare the se kishte? Nje buqete me trendafila?
-Epo, ashtu mu duk mua. Ah, se harrova te ta them. Te kerkon jashte.
-Je ne vete ti? Qekur je bere postierja e tij ti njehere? A sduhet te mbash anen time? Sikur jemi shoqe te ngushta me duket mua. Ci duket vetja atij? Princ Harry apo Tom Cruise?
Ashtu me nerva sic ishte, vendosi ti hidhte nje sy temes se asaj dite por perqendrimi ishte ne nivelin me minimal te mundshem. Mundohej e stermundohej, duken iu kthyer nje paragrafi dy here, por perseri rezultati ishte i pakenaqshem.
U degjuan disa zera. 'Erdhi, erdhi'.
Pedagogu i lendes u ul ne tavolinen e tij, me qetesi dhe me ate qendrimin e tij menefregist. Duhet te ishte rreth te 30, sapo kishte mbaruar specializimin; ishte nga keta mjeket e fresket fare, sic thonin ca e ca, nga ata qe mendonte se tashme kishte pervetesuar cdo dije dhe mund te zgjidhte cdo semundje. Por se dinte i shkreti qe ky ish vec fillimi.
Para se te fillonte apelin e te bente ate pyetjen aq te urryeshme 'Kush eshte pergatitur per sot', trokiti dera.
-Hyr,-u degjua zeri i tij i thelle, me shume mundesi nga duhani qe konsumonte cdo dite.-Pranoni njerez qe sjane paciente ne zyren tuaj doktor Flori?-pyeti dikush qe kish zgjatur koken te dera.
-Stiven?-pyeti i habitur mjeku i ri.
Ne ato momente, Grejsi ktheu koken nga dera me nje shprehje habie ne fytyre dhe me mendimin 'Ca dreqin po ben ky ketu tani?'
Stivi u fut plotesisht ne klase pasi mori konfirmimin e plote te shokut te tij te gjimnazit.Stiveni dhe Flori kishin qene shoke te ngushte qe ne adoleshencen e tyre, por rruget u ndane me te filluar universiteti, e qe atehere ishin takuar shume rralle, per te mos thene pothuajse fare keto vitet e fundit.
ESTÁS LEYENDO
Pafundësisht
RomanceMendoj se njeriu dashuron vetem njehere ne jete sepse keshtu ndodhi me ta. Nje dashuri me pengesa por qe ne fund triumfoi besimi dhe ndjenja. Nje histori qe jeton dhe merr fryme cdo dite jo sepse duhet por sepse ushqehet me fjale dashurie e embelsie...