Në një tjetër jetë

656 60 27
                                    

-Kaq ishte? Mbaroi?-e veshtroi me syte qe po i mbusheshin me lot. Si mund te largohej prej saj, prej asaj qe i jepte jete? A ishte ky ndeshkimi per gabimet e tij? Por, nje ndeshkim kaq i madh, copetues, vrases.

-Mesa duket, po,-pranoi ajo me lotet qe vazhdonin ti rridhnin ne faqe, pa ndonje deshire per te ndaluar.

-Zot, nuk e bej dot. Nuk heq dot dore prej teje. Eshte njesoj si te vras veten.

-Ne vrame njeri tjetrin Stiv, me fjalet tona, me zgjedhjet tona. Ndoshta nuk ishim te duhurit per secilin. Ndoshta dikush tjeter, atje jashte, do te te doje me shume se une dhe do te jape me shume se sa une te dhashe. Ndoshta ajo do te jete e duhura,-nuk e pranonte dot qe ai te kishte dike tjeter ne krahun e tij, dike qe nuk ishte ajo. Dike qe ai do e puthte dhe do i falte gjithe boten. Ckishte bere per te merituar nje fat te tille?

-Mos fol kot, Grejs. Askush nuk mund te te zevendesoje ty. Nuk ka njeri tjeter per mua, vec teje. Skam nevoje per ndonje femer tjeter. Mos e bej kete gabim, te mendosh se une mund te kaloj jeten me dike, qe sje ti. Dhe as ti nuk mundesh dot. Ne jemi per njeri tjetrin. E pranoj, shume deme i shkaktuam lidhjes tone, une me se shumti. Po kjo na ben te vecante. Te papersosur vec e vec, por se bashku te persosur. Ti duke me plotesuar mua ne dobesite e mia, duke me bere te forte dhe une te tuat.

-Nese jemi bashke, thyhemi me shume. Ndoshta ka nje te ardhme per ne Stiv. Ku i dihet. Ndoshta ne kete jete, ndoshta ne nje tjeter. Por, dije kete. Te dua. Dhe do te te dua deri ne frymemarrjen dhe rrahjen time te fundit.-me keto fjale perfundoi lotimin e saj, duke e perqafuar per te mbajtur mend si ishte te qendroje ne krahet e tij. Ta merrte me vete ate kujtim kudo.

-Sdo heq dore prej teje, Grejs. Kurre. Tani qe gjeta driten per erresire time, sdo lejoj zerat rreth e rrotull te te marrin me vete. Je e imja. Ti me perket mua.

Per te nuk ishte lamtumire. Sepse do kthehej tek ajo, do gjente perseri rrugen per te zemra e saj. Do ndiqte zerin e saj te embel, si nje udherrefyese. Dhe do perfundonte tek thesari i cmuar. E atehere do te ishte nje fillim i ri, nje ere e re, nje dashuri e re. Do priste, sado kohe ti duhej Grejsit per te rilindur. Ai, per te, kishte gjithe kohen e botes. Madje ishte gati ta blinte, ne menyre qe limiti mos arrinte kurre.

Ndoshta ishte ndarja e fundit, ndoshta kurre me nuk do shiheshin, por ajo cka ndodhi ate dite do i jepte drejtim jeteve te tyre. Nga njera ane ishte Grejsi dhe zhgenjimi i saj, e lodhur dhe e mundur nga armiqte, duke hequr dore. Nga njera ane ishte Stivi, i sigurt dhe i bindur per te luftuar per princeshen e tij. A nuk luftojne princat per princeshat e tyre, e pas gjithe peripecive ka nje fund te lumtur per ta? Po per ata te dy a do kishte nje fund te lumtur? Nje 'dhe ata jetuan te lumtur pergjithmone'? A ekziston ky pergjithmon-i?

Qau per here te pare ne jeten e tij, jo per veten. Vetja si dhimbsej aspak. Qau per te, per engjellin e tij, krahet e se ciles ia kish prere ai. Ai ishte bere per ta dashur ate, edhe pse ishin zemra te pashpresa, qe ecnin si shtegtare ne kete jete. Zemrat, a sjane bere per tu thyer? Hipi makinen, per te arritur te puna e Arditit. Ai ishte i vetmi person qe do e kuptonte, qe do e sillte ne vete.

-He mo plak ca ka ndodhur?-e pyeti Arditi pasi e futi ne zyre.

-Mbaroi, Ard, mbaroi.

-Ca mbaroi se spo te marr vesh?

-Une dhe Grejsi. Mori fund.

-Po si je kaq i sigurt? Jo per gje, po a ske thene gjithmone keshtu?

-Kete here duket se mbaroi vertet. Ajo eshte e lodhur dhe e zhgenjyer prej meje, dhe me te drejte. Jam nje budalla qe se ka shokun.-donte te rrihte veten. Si ishte treguar aq i marre sa te lejonte ca kercenime ta largonin nga ajo? Ishte penduar, por pendesa e vone ishte e kote.

-Keq puna.-ai e pa gjendjen ne te cilen ishte katandisur Stivi dhe se shihte dot ashtu.-Po he se do i rregulloni punet ju. Jeni bere per njeri tjetrin.

-Ma beri te qarte, mo burre.

-Dhe ti do e lesh me kaq?-pyeti dyshues Arditi. E njihte mire mikun e tij, nuk hiqte dore aq kollaj, sidomos nga gjerat me vlere.

-Jo. As qe behet fjale. Ore, e kupton qe une e shoh te ardhmen time me te?

-Do martohesh? Po pse sthua ti te dalim te festojme?-u tall ai.

-Tallu ti tallu.

-Po ti ishe ai qe thoje une skam per tu martuar ndonjehere, ska vajza te mira ne dynja, e gjera te tilla.

-Epo tani ndryshon puna.

-Po cke ne plan te besh? Apo ndonje urgjence tjeter mjekesore?-i kujtoi ate diten kur e detyroi te hiqej sikur e kishte cuar Stivin rende ne spital, si pasoje e nje aksidenti.

-Nuk ha me buke kjo. Mora vesh qe do ikte ne Korce te mesonte per ate punen e specializimit.

-Edhe chyn kjo ketu?

-Ndonjehere ben vete apo je budalla me vertet?

-Ik ore,-e qelloi me shuplake pas koke, pasi si pelqente kur ai i fliste ne ate menyre.

-Edhe une do shkoj andej se kam ca pune me kompanine. Dhe rastesisht do takohemi ne. Ama rastesisht.

-Sikur e mbyllet muhabetin ju. Si do u takokeni rastesisht?-luajti te paditurin ai.

-Pse me ben me nerva kot? Do na beje mire nje vend i ri, me njerez te rinj. Do shkeputemi. I kam bere planet.

-Kur po ndaheshe me Grejsin apo kur ishe duke qare vete po i beje planet?-vazhdonte shakate Arditi, dhe ne kete rast ishte ai qe mori nje goditje, por jo nje shuplake, po nje grusht ne krah.

-Se mos i marresh gjerat seriozisht ti ndonjehere.

-Me ka bere Ajseli si vetja.-qeshi i lumtur sapo permendi emrin e saj.

-Fluturoke zotrote. Mesa duket punet ecin mire.

-Perfekt fare. Dua ti bej nje surprize, po seshte ketu.

-Prandaj i vare turinjte ti tani? Po pse ku eshte?

-Ne shtepi, te prinderit. Mbaroi shkollen dhe iku andej per pushime. Po cmendem pa te. U bene dy jave qe se takoj.

-E pse nuk shkon ti ta takosh?

-Po, edhe ta marre vesh tere lagjia dhe te thone Ajseli qenka fejuar. Apo si ka ca qejf keto gjera ajo. Po do vije se nis shkolla tani.

-Ne re fare qenke. Ule veten me kembe ne toke se le nam,-ishte radha e tij per tu tallur, qe nuk linte rast ti ikte per tia kthyer me te njejten monedhe.

-Kur te zbresesh ti do zbres dhe une.

Nuk kishte gje me te mire per Stivin ate pasdite, se ai takim me Arditin. Ishin shoke per koke, shoke nga ata te cilet te njohin mire, pa qene nevoja ti tregosh cka ndodhur, shoke qe te shoqerojne deri ne fund. Dhe ashtu si i tha Arditit, ate do bente. Jeta ska kuptim pa personin e duhur, pa ate gjysmen tjeter qe aq shume perflitej lart e poshte. Jeta para saj ishte aq e thjeshte dhe e vendosur, tani me te eshte e plote, nje jete me jete brenda.

Jo gjithmone do te jemi vetem. Dikush, atje, eshte duke pritur per ne, ose duke ardhur drejt nesh. Stivi nuk ishte vetem. Kishte ate, Grejsin qe e bente te plote. Ashtu si e kishte emrin, ashtu ishte. Nje hir i cmuar, rene prej qiellit per te. Se meritonte, e cmund te meritonte nje mekatar si ai? Po dhuratat nuk kthehen mbrapsht, e ajo ishte nje dhurate e Zotit. Do donte ta kthente mbrapsht per ta cuar ne nje vend me te mire, te dikush qe do e trajtonte me mire. Por, nuk ishte aq altruist. Vazhdonte te mbante te rrenjosur ate egoizmin e tij, i cili do e mbante ate dhurate. Do e mbante si nje kuti te cmuar me vlere, pa dashur ta thyente me. Gjithmone kishte qene ajo per te, dhe gjithmone do te ishte ajo. Deri ne fun.



Dhe ja ku keni update-in e dyte. Meqe sot jam shume e lumtur dhe sepse dola shume mire ne nje provim. Me thoni pak cmendoni per pjesen? Dhe pjese te bukura do vijne tani. xD.

Kjo pjese shkon per SidorelaHasa. I hope you like it :)

PafundësishtWhere stories live. Discover now