Drejtesi mbi padrejtesite

642 62 23
                                    

-Jasmina, hajde pak ketu, te keqen babi.

Iu afrua te atit, duke lene menjane ato 3000 pyetjet e licenses, mbi te cilat kishte gjithe ato jave qe mesonte.

-Njeh ndonje Grejs Toskana, eshte per mjekesi me duket?

-Po, pse?-pyeti e cuditur se clidhje kishte i ati me shoqen e saj, nje nder me te mirat.

-Isha ne ministri dje dhe ne bisede e siper me drejtorin pergjegjes, me tha qe eshte duke u bere nje lufte e madhe mes zgjedhjesh se kush e kush futet ne listen e secializimeve, ne baze te kritereve. Dhe per kete vajzen me foli shume. Si ca persona kishin bere cte ishte e mundur qe ta hiqnin nga cdo liste, dhe edhe nese futej ne konkurs, te digjej.

-Ba, cfare je duke thene? I sigurt qe flitej per Grejsin?

-Po shume i sigurt. Si eshte si vajze?

-Eshte nje nder studentet me te mira, ba. Se di kush jane keta persona qe ia duan te keqen, sepse ajo vete eshte nje nder njerezit me te mire dhe me te dashur. Kurre nuk ka lenduar njeri, perkundrazi, eshte gjithmone ne ndihme te te tjereve. More vesh gje kush ishin?

-Saimiri sme tha gje, nuk donte te nxirrte emra. Po mu duk si e njohur, prandaj te pyeta.

-E ckishte ndermend te bente ky drejtori?-frike ne zemren e saj kishte, per Grejsin. Se meritonte, vite te tera per te shkelqyer, e ne fund te perfundonte nje mjeke e thjeshte.

-Di qe po jepnin shume para, dhe miqte ishin te forte sipas tij.

-Ba, ka ndonje gje te cilen mund ta besh? Te lutem.

-Do perpiqem, do bej cte jete e mundur. Edhe pse situata duket e veshtire. Jane koka ata, Jas. Njerez qe nuk njohin limite. Kjo vajza a ka patur te dashur njerin me mbiemer Demiraj?

-Po. Stivenin, djalin e Artur Demiraj,-kishin njohje sepse aq e vogel ishte Tirana, te gjithe beheshin miq kur kishin nevoje per ndonje interes.

-Tani e kuptoj cdonte Fredi ne zyren e Saimirit. Fredi eshte vellai i Arturit. Ai eshte duke ia punuar nipit.

Jasmina nuk donte qe asaj ti ndodhte dicka. Kishte pare stresin ne syte e saj kur ishin takuar bashke, dy dite para. 'Kam frike se do zhgenjehem Jas. Qe sdo marr shperblimin per gjithe mundin. Njerezit jo gjithmone marrin cfare meritojne ne kete bote. Dhe me duket sikur jam nje prej tyre' kishin qene fjalet e saj, ndersa mbante lotet te burgosur ne syte e saj.

Filloi te kontrollonte ne cdo faqe interneti per ti gjetur nje numer telefoni, dhe u kur e gjeti me ne fund, u lumturua dhe duke formuar numrin ne celular, u fut ne dhomen e saj per te folur me privatisht.

-Alo, pershendetje, a mund te flas me Stiven Demiraj, ju lutem?-i kerkoi me miresjellje zonjushes qe qendronte ne anen tjeter te telefonit.

-Kush e kerkon?

-Thuaji qe eshte e rendesishme, ai nuk me njeh por..

-Zonjushe smund tju kaloj z.Stiven pa patur nje takim me te apo pa e njohur.

-Thuaji qe ka lidhje me Grejsin dhe pastaj nese sdo te flase atehere do e mbyll.-kembenguli Jasmina.

-Prisni nje sekonde,-dhe menjehere dikush tjeter ishte ne anen tjeter te telefonit

-Po, kush eshte?-nje ze mashkulli, qe e mori me mend se duhet te ishte Stivi i Grejsit.

-Jam Jasmina, shoqja e Grejsit nga shkolla.

-Ka ndodhur gje me Grejsin? Dicka e keqe?-pyeti i frikesuar ai se mos dashuria e tij dicka kish pesuar.

-Jo thjesht doja te te thoja dicka te rendesishme. Ne ministri jane futur njerez per ti djegur specializmin Grejsit, jane te forte.

PafundësishtWhere stories live. Discover now