-He pra, cohu. Te lutem. Nderi i fundit qe te kerkoj. Te premtoj.
-O Ajsel po kam shume per te mesuar. Merr ndonje nga gocat.
-Grejsi si ben edhe ti? Une te dua ty.
-E ca do bej une atje?
-Te me shoqerosh.
-Po ti do jesh vetem me te, chyj une apo te rri si qyqe vetem aty?
-Eshte hera e pare qe dal me te dhe sdua te jem vete. He do vish? Do vish? Te lutem, te lutem.
Kishte rreth nje ore qe mundohej te bindte Grejsin, per ta marre me vete. Arditi i kish cuar nje mesazh ate pasdite, perpos atyre te zakonshmeve. 'Ne oren 6 do takohemi. Do jemi brenda. Ju pres. Ty me shume'.
Ishte ora 3 e pasdites dhe po mundohej tia largonte librin nga dora dhe ta drejtonte drejt dollapit te rrobave.-Ne rregull, vetem qe mos thuash pastaj qe skam bere asgje per ty,-u dorezua perballe kembenguljes se stergjate te Ajsit, qe si gjithmone i dilte e saja.
-Je shume e mire, ta kam thene ndonjehere?
-E di qe per lajka sta merr njeri, po me thuaj ku do shkojme qe te di cfare te vesh.
-Vishu bukur. Jo bukur jo. Behu yll fare.-e nxiti plot zell.
-Po shkojme qe te te pelqeje ai ty apo mua se spo te marr vesh?
-Po do kete ndonje afer me ne, ndonje tavoline ngjitur.
-Dhe ne tere ate ambjent do mi hedhe syte mua ai njeri he? Na shkrive fare.
-Pse moj? Ca ke ti qe mos te ti hedhe syte njeri? Meqe ra fjala do jemi te Divina.
-E pse aq larg? Pse si the per ndonje lokal ne qender, do e kishim afer.-sdonte te shkonte ne ate zone, i humbiste koha. E per te koha ishte flori, shfrytezonte cdo minute te mundshme per te mesuar.
-E zgjodhi vete ai. E kishte afer me punen.
-Hajde hajde goca. Cun me leke he? Ste dija keshtu,-u tall Grejsi.
-Nuk eshte ashtu si mendon ti,-kundershtoi Ajsi, pa ndonje teze argumentuese te forte.
-Po bej shaka. Hajde behemi gati. Po ti duhet te shkelqesh qe kur te te shikoje ai te kuptoje se ke do kete ne krah.
-Kush tha qe do me kete njehere?-beri interesanten ajo.
-Une e them. Qekur po del me te, do te thote qe eshte mbyllur puna. Ta ka marre mendjen bandilli se sbie dakord kollaj ti. Po ai na doli i zgjuar. Arriti te te beje per vete.
-Eshte shpejt akoma per te folur per keto konkluzione.
Grejsi qeshi njehere dhe shkundi koken. Mikja e saj po dorezohej me ne fund, do gjente lumturine. Ate lumturi qe ajo vete smundi dot ta realizonte, ta conte deri ne fund. Nje lumturi qe pati nje fund te hidhur. E trishtueshme si eshte jeta. Ne nje moment te fal gjithe boten e ne fund, pa pike meshire ti rremben te gjitha e te le bosh.
-Nje ore do te behesh gati, si femrat edhe ti,-shfryu i merzitur Stivi teksa shikonte Arditin te rregullohej para pasqyres.
-Bukuria snjeh gjini, plako. Pastaj si do ia marr mendjen une asaj sot? He me thuaj ti, eksperti i dashurise.
-Une ekspert dashurie? Une e ndrita per vete dhe duhet te te mesoj ty, i bie?
-Mos fillojme ta hapim ate teme aq te prekshme se fillon na qan dhe ngelemi pa dale,-u tall me shokun e tij. Mbrapsht mori nje goditje me grusht ne krah.
-Gati? Do marrim makinen tende apo timen?
-Vec e vec. Ku i dihet cndodh sonte. Plot supriza eshte nata.
YOU ARE READING
Pafundësisht
RomanceMendoj se njeriu dashuron vetem njehere ne jete sepse keshtu ndodhi me ta. Nje dashuri me pengesa por qe ne fund triumfoi besimi dhe ndjenja. Nje histori qe jeton dhe merr fryme cdo dite jo sepse duhet por sepse ushqehet me fjale dashurie e embelsie...