-Domethene po heq dore?
-Dore po heq ti Stiv, ti me zgjedhjen tende. Jo une.
-Te thashe qe do e rregulloj une punen me babin. Pse ben keshtu?
-E cfare po bej? Shiko, kemi vetem dy muaj qe jemi njohur, madje shoqerine sapo e nisem. Nga njera ane me mire qe ndodhi keshtu.-u mundua te tregohej e forte para tij, por syte e saj e tradhetonin. Levizte shikimin ne te gjitha kendet pervec syve te tij. Nuk guxonte ta shihte dhe te tregohej e vendosur per ate qe sapo kishte thene.Parkoi makinen, aty ne autostrade dhe me nje shikim vrastar iu kthye asaj.
-E ke seriozisht ti apo po tallesh me mua? Une te kam shprehur gjithmone ate qe ndjej per ty, kam lene mbledhje te rendesishme, darka familjare, ngrihem ne mengjes per te te shkruar ty, vij te takoj perhere, sillem si nje i dashuruar i cmendur sa kur dal me shoket e mi flas vetem me ty e ti me thua me mire qe ndodhi keshtu? Jemi shoke? Ma sqaro pak kete se nuk e kuptoj. Ne flasim tere kohen bashke, takohemi, dalim, duam te jemi me njeri tjetrin. Kjo seshte shoqeri Grejs. Quhet ndjenje. Te ndjesh per dike. E di qe edhe ti ndjen dicka per mua. E shoh. Por ti ke frike. Ke frike te dalesh nga guacka jote e sigurise, tia mbathesh nga rehatia jote, te dalesh nga bota jote e librave. Ke frike ta lesh veten te lire, ti jepesh asaj qe zemra jote ndjen. E di cili eshte gabimi jot, engjell? Se ti degjon mendjen tende, ate trurin tend te mbushur me informacione mjekesore, dhe i bindesh mendimeve te tua dhe jo asaj cka vertet te ben te lumtur.
-E cfare me ben te lumtur sipas teje?-e nderpreu ajo.
-Une. Une mund te te bej te lumtur, me shume se cdo gje tjeter. Mund te te jap gjithcka timen vetem per ty. Do digjja boten dhe veten nese do kishe nevoje per tu ngrohur. (Ia kam vjedhur dikujt kete shprehjen, sepse me pelqeu shume R.C).
-Edhe kompanine?
-Si?
-Do hiqje dore nga kompania per mua?
-Ta thashe njehere qe po, vogelushe. Pse sme beson?
-Sepse dyshove. Sepse ne fillim e mendove si opsion, si zgjedhje. E kjo me ben mua nderdyshas. Nese ti e bere njehere mund ta besh perseri, para ndonje situate tjeter. Ndjehem e pasigurt. Per ate qe mund te vije. Per ate qe mund te vrase shpirtin tim pa patur aspak meshire.
-Mos ki frike. Jo me mua. Do jem mburoja jote. Do te te mbroj nga cdo gje, te premtoj. Vetem te lutem ji me mua.
-Stiv, te lutem. Ndize makinen dhe te shkojme ne shtepi.-syte iu mbushen me lot per te disaten here ate dite.
-Grejs. Me thuaj vetem dicka. Pergjigju kesaj pyetje dhe pastaj do te te le te lire te besh cte duash.
Ajo e pa duke miratuar vazhdimin e asaj qe ai kishte nisur.
-A ke ndonje ndjenje karshi meje? A me ke xhan? Te merr malli kur nuk flasim, kur nuk me sheh? Te dridhet trupi kur me ke prane, e zemra harron ciklin e saj por fillon nje program te ri? Buzeqesh kur te vjen mesazhi im, a jam mendimi yt i pare dhe i fundit i dites? Sepse nese do u pergjigjeshe gjithe ketyre pyetjeve me po atehere ne do ia dilnim. Kunder cdo gjeje. Une dhe ti. Ne te dy kunder botes. E sdo ma ndjente per asgje e per askend.
E cti thoshte?! Qe ndjente me shume se kaq, qe keto dy muaj ai kishte arritur te fitonte zemren e saj, ngadale ngadale pa e kuptuar? Qe donte te ishte me te tere kohen, ti tregonte cdo gje, edhe detajet me te vogla e me te parendesishme? Qe donte ta degjonte tere kohen sepse vdiste fare per zerin e tij? Keto ti thoshte? Por kishte frike, ngurronte, druante se mos ai perfitonte. Jo. Ai skish per te perfituar kurre prej saj. Por ajo ushqente veten me keto mendime per te lehtesuar peshen e saj te fajit dhe faktin qe ajo ishte nje frikacake. Frikacake te deshmonte me ze te larte ndenjat e saj.
-Harroji te gjitha keto Stiv. Nisemi.-si gjithmone u tregua kokeforte.
-Njehere te vetme ne jeten tende thuaj ate qe ndjen, dreqi ta haje.-perplasi duart pas timonit i nxehur. Po ishte inatosur. Por jo me te. Nuk mund te nxehej kurre me te por me veprimet qe ajo bente, me rrethanat qe i kishin vene pengesa pa fund.
Grejs, me thuaj me ke xhan? Sado pak? Nese dhe vetem pak me mjafton. Nje fjale prej teje dhe sdua tia di per babin. Mund ta mbaje kompanine dhe trashegimine. Do luftoj per ty. Do bej cmos qe te biesh ne dashuri me mua. Vetem me jep nje shenje.Por krenaria e saj kish fituar. Kish mbledhur rrenjet e veta dhe kish bllokuar sistemin e dashurise ne zemren e Grejsit. Perseri.
-Jo, nuk ndjej asgje per ty. Me pelqente shoqeria jote, por aq me ben edhe po ike. Fundja jeta ime njesoj do ngelet.-foli me ashpersi, me ate ashpersi qe se dinte ku e gjeti. E beri per te. Per ta mbrojtur. Ajo nuk e meritonte gjithe ate dashuri, perkujdesje. Stiveni duhet te kishte dike si vetja ne krah. Nje vajze me pozite, te pasur, qe i pershtatej atij. E beri dhe per veten. Per ta ruajtur veten me pas nga tradhetia dhe zhgenjimi.
-Ne rregull Grejs. Ti e di. Ti e di. Ama ti e zgjodhe kete gje. Zot, jam treguar nje idiot me brire, nje palaco, nje...,-shfryu nga inati.
E ajo donte te qante, ta perqafonte, ti thoshte qe e genjeu, se ai ish kthyer ne nje person te pazevendesueshem per te. Donte ta ledhatonte e te ndjente duart e tij tek preknin floket e saj.
Stivi nisi perseri makinen, tashme i vendosur qe kurre me ne jeten e tij skish per tu marrosur kaq shume pas nje femre. Se besonte dot qe ajo ishte treguar aq mosmirenjohese, e ftohte me te.
Ndaloi afer shtepise se saj, fiku makinen dhe mbylli syte. E dinte qe do pendohej per ato qe do fliste por ne ato momente inati, zemerimi kishin pushtuar trupin e tij.
-Me ne fund do shpetosh nga mua. Do kesh jeten tende, te lire, pa ndonje budalla qe te vjen nga pas. Te kerkoj falje qe te kam patur kaq shume perzemer, qe kam menduar per ty dite e nate, qe jam kujdesur per ty si nje krijese e brishte. Me fal qe te kam zene kohen tende aq te cmuar. Me fal qe u bera pjese e jetes tende pa dashur. Te uroj me te mirat, te gjesh dike te cilin do e lejosh brenda botes tende, brenda zemres tende, te behet pjese e jotja. E shpresoj qe kur ta gjesh mos e largosh prej vetes pasi ta kesh bere te bjere ne dashuri me ty. Lamtumire Grejs Toskana.-mbaroi giithe ate fjalimin e tij duke e pare ate per here te fundit. E fundit here qe engjelli i bukur qendronte para tij. E kishte lenduar me ato fjale. Jo, nuk e kishte lenduar. Kishte thyer zemren e saj ne mijera copa. E shihte ne syte e saj habine. Habine se si ai i kish folur. Ndoshta e meritonte. Meritonte te degjonte ato fjale, te lendohej, ashtu si ajo kish lenduar, thyer besimin e Stivit.
-Ske pse flet keshtu Stiv. Sduhet te mbyllet keshtu.-iu pergjerua ajo, akoma i dhimbte menyra si ai i ishte drejtuar. Si vinte faj. Fajin e kishte vec ajo qe me thjeshtesine e pafajsine e saj kishte menduar se nje shoqeri mes tyre do qendronte ashtu. E paster.
-Sikur doje te shkoje ne shtepi. Mund te zbresesh. Kam edhe nje mbledhje tani dhe jam vone.-iu drejtua ai, i ftohte si akulli, pa asnje lloj shprehie ne fytyre, e ne zerin e tij skish pike emocioni. Fare. Ktheu koken nga dritarja si per ti thene qe te nxitonte se skishte shume kohe.
-Ne rregull Stiv. Dua te te falenderoj qe vertet me ke sjelle gezim keto muaj e me ke dhene mundesine te shoh se ka vertet njerez me zemer te madhe si ty. Te uroj gjithe te mirat edhe ty.-me gjysem zemre doli nga makina, pa kthyer koken pas. Nuk mundej te shihte si ai largohej pergjithmone nga jeta e saj.
Pse kur ajo me ne fund vendosi lumturine te paren, u thye cdo gje? Ja pse kurre skish lejuar veten te jepej pas nje djali, sepse nese perkushtonte zemren e saj e perkushtonte ne maksimum. Jepte cdo gje. Por tani? Tani zemra e saj ishte e thare, syte nuk leshonin me lot. Gjendje shoku, nje paralize per mendjen e saj.
Perfundoi. Si nje lule gjethe vjeshte qe bie nga pema, si floket e bores qe bien dhe shkrijne, kaq kish qene per ta.
Ndoshta nje kapitull i ri do hapej per ta, ndoshta do gjenin lumturine diku tjeter, ama e dinin qe njeri tjetrin sdo e harronin dot. Ishte e pamundur.Vecse ata nuk kishin parashikuar qe jeta mbart surpriza. Ajo sdo lejonte qe nje pasuri te vinte distance mes tyre. Sido qe shpirtrat e tyre te ishin bere i tiji dhe i saji jane njesoj.
Don't kill me :/. Duhet te ndodhte keshtu. Dhe joo historia smbaron ketu. Eshte vetem fillimi. Shpresoj tju pelqeje :). Mos merrni inat Grejsin as Stivin. Jane thjesht ceshtje zgjedhjesh. Jeta eshte e tille. Sorry if it's a short chapter.
P.s mund te jepni mendimin tuaj rreth pjeses dhe historise ne teresi. Kritikat do i pranoja me gjithe qejf. :) xD
YOU ARE READING
Pafundësisht
RomanceMendoj se njeriu dashuron vetem njehere ne jete sepse keshtu ndodhi me ta. Nje dashuri me pengesa por qe ne fund triumfoi besimi dhe ndjenja. Nje histori qe jeton dhe merr fryme cdo dite jo sepse duhet por sepse ushqehet me fjale dashurie e embelsie...