Kane thene qe te duash do te thote te shesesh shpirtin, e tia falesh asaj. Po cfare bera une? Lendova zemren e saj, e vrava pa meshire. Zot, a do marr ndonjehere falje per kete krim, kete mekat qe me do me ndjeke tere jeten? E bera per te. E bera qe gjithe vitet e saj mos shkonin dem. E bera qe ajo mos kembengulte qe ne do ia dilnim mbane. Nese do i tregoja te verteten, e dija shume mire pergjigjen e saj 'do ia dalim Stiv, ne te dy kunder botes, harrove?' Po nuk mundesha dot te merrja neper kembe endrren e saj. 'E dua mjekesine' kish thene nje dite.
Shikimi i saj, lotet e derdhur. Jam nje idiot. Nje budalla me brire, qe smeriton asgje.
Jam i lodhur kjo jete. I lodhur me zgjedhjet, me mos te paturit mundesine te zgjedhesh ate qe do. Une dua ate. Vetem ate. Eshte bota ime, drita e syve te mi. Do dija te isha vec nje fllad, qe ate ta ledhatoja. E ne ndonje shkrep a ne ndonje mal, ska rendesi, le te perfundoja aty.Sikur te isha prush, e te digjesha, te behesha hi, vetem mundesine ta kisha, pak ngrohtesi ti jepja asaj. Ah sikur varke te isha, e te kalbesha ne nje shteg, le te mos perdoresha me, por ate ne breg ta coja. Sikur te isha lule, te thahesha menjehere, asnjehere sdo i thoja pse me kepute, por vetem ere ajo te merrte nga une. Sikur gur te isha, hobeja e saj te me hidhte, dhe kurre te mos shihja, vetem fortesat e saj te binin. Do te doja te isha uje, ajo para meje te qendronte, i kthjellet si nje pasqyre, driten qe del prej saj ti percillja. Sikur princ te isha, qe vertet ate ta meritoja, nuk do lodhesha hic, ti thoja se sa shume une e dua.
Sdi ne do ia dal te mbijetoj, te ec i gjalle ne kete toke. Ndoshta, ndoshta lumturia e saj do me jape pak vite jete. Edhe pse larg, mjafton te di qe ajo do jete ne vendin e duhur, kjo do me mbaje gjalle. E urrej veten, por e dua ate me gjithe forcen time.
Jeta e tille na qenka. Nje avull qe shuhet ne nje sekonde, e ne shtegtare te kesaj toke. Dhe per mua eksplorimi me i bukur ishte zemra e cilter e saj. Nje lloj labirinthi per tu futur e per te gjetur thesarin e fshehur. A nuk eshte e kote cdo gje qe kemi ne kete jete? Fundja a nuk mbaron cdo gje me vdekjen? Por dashuria i heq kotesine kotesise per ti dhene plotesi.
Para se ajo te shfaqej, isha nje njeri me teper ne kete komunitet, nje fryme me shume qe vidhte oksigjenin e ajrit. Me te, isha nje njeri me vizion, gati per te luftuar. Nje njeri me pasion, me ambicie. Me ambicie per te shtuar dashurine per te dita dites. Dhe tani, qe jam pa te, jam si nje lule e vyshkur, qe kurre trajte sdo marri dot. Jam pa jete. Jam i kote, sepse ajo ishte plotesia ime.
U fut ne shtepi, i merzitur do ishte pak. Do te shkaterronte cdo gje, te permbyste gjithcka. Ckuptim do kishte me jeta e tij? Donte te akuzonte te atin, ta godiste, ti perplaste ne fytyre pse duhet ta keqtrajtonte aq shume ate, gjakun e vet. Por vlere skishte me. Donte te zhdukej, te harrohej, te humbiste ne zbrazetine e universit. Te ikte larg.
Ajo pune u mbyll. Mos guxo ti besh gje asaj. Perndryshe sme intereson ne je xhaxhai im.
I dergoi mesazhin, per ta kujtuar qe Grejsin ta linte te qete. Se meritonte te digjej per shkak te nje kapricoje, nje lloj kembenguljeje te semure.
Shume mire. Kete mund ta kishe bere me pare, Stivo. Shihemi neser ne mbledhje me kompanine Astro.
Kjo ishte arsyeja pse ata se pelqenin Grejsin, nje vajze qe su pershtatej shtreses se tyre, qe nuk ishte pjese e ndonje kompanie, qe vleren sia jepte parase por virtytit, ndjenjes, moralit.
Ajo hyri ne shtepi, me makijazhin e rrenuar, e lodhur, e shkaterruar. Por, vetes i kish bere nje premtim. Ska me lot. Nuk do qante me. Do behej e forte. Nuk do lejonte nje mashkull ti vidhte gezimin, dinjitetin e krenarine. Do shtypte me kembe kujtimet e tij, ose ndoshta do i flakte tutje ne ndonje qoshe qe pluhuri ti mbulonte. Nje sfide e madhe e priste para, e kohe skishte me per Stivin. Do ecte para, kryelarte, ai mund te kishte zemren e saj por ajo mbante akoma gjalle forcen brenda vetes. Patjeter qe do ishte i veshtire fillimi i ri, por sdo ishte as e para dhe as e fundit.
Te ishe nje burracak, sma kishte marre mendja kurre. Mendove se me perdore si nje lecke, duke me hedhur tutje do me vrisje. Stiv, nuk dua tia di me cfare do ndodhe me ty, sdua tia di per jeten tende. Me harro, edhe pse e ke bere tashme, ashtu si do te te harroj une. Lamtumire per here te fundit.
I dergoi ate mesazh, dhe me pas fshiu cdo gje prej tij.
Nje mengjes i ri do vinte, nje mengjes qe do sillte freski ne fytyren e saj, nje ere jetendryshuese. Grejsi do zgjohej me nje buzeqeshje qe edhe pse mund te ishte e trishte, tregonte se ishte gati per tia nisur nga fillimi. Gati per nje kapitull te ri. Kapitulli nje: si te mesosh nga gabimet dhe te qortosh veten.
E ai, kur mori ate mesazh prej saj, donte ta telefononte per ti thene te verteten. Qe ai kurre nuk luajti me ndjenjat e saj, por e donte si i marre. Qe ajo personifikonte dashurine me te paster. Donte ti thoshte qe kurre nuk ishte lodhur prej saj, qe ajo nuk e konsumonte por e perterinte dita dites. Dhe ne fund te gjithe ketij monologu, thjesht perplasi telefonin pas murit per te mos iu dorezuar tundimit. Nuk i tha asgje. Heshti perballe fjaleve te saj, perballe te vertetes. Ishte frikacak, kishte frike. Por, per te. Jo per veten. Per jeten e saj, imazhin e saj. Ajo vlente shume. Jashtezakonisht shume.
Cdo bente ai te nesermen? Si do zgjohej, valle? Kush do e inspironte?
Mori lapsin ne doren e tij dhe filloi te bente ate qe dinte me mire. Te skiconte. E ne fund pasi mbaroi, pa rremujen e hedhur be flete. Ashtu ishte koka e tij, tashme. Nje kaos e katrahure. E mes atyre zhgarravinave, dalloi dy pale sy. Sy qe e shihnin me percmim dhe urrejtje. Syte e ndergjegjes se tij, qe e fshikullonin dhe e kryqezonin.
Ndjente ajrin qe i largohej, dhe dukej sikur po mbytej. Me mire te vdiste se te behej pjese e kesaj gjendjeje, qe ngadale ngadale po e merrte ne humneren e erresires.Gjithcka ndodh per nje arsye. Dhe kjo arsye shkakton ndryshim. Ndonjehere dhemb. Ndonjehere eshte e veshtire. Por ne fund, gjithcka bashkevepron per mire, per nje qellim.
E shkurter e di, sorry :/
Fjalet e Stivit, me sikur, eshte marre nga nje poezi qe shoku im i ka bere shoqes time. Dhe mos thoni qe ska cuna romantike :p
Enjoy this. albleol this one's for you.
YOU ARE READING
Pafundësisht
RomanceMendoj se njeriu dashuron vetem njehere ne jete sepse keshtu ndodhi me ta. Nje dashuri me pengesa por qe ne fund triumfoi besimi dhe ndjenja. Nje histori qe jeton dhe merr fryme cdo dite jo sepse duhet por sepse ushqehet me fjale dashurie e embelsie...