Rastesi e embel

1K 99 45
                                    

Kishte kaluar pothuajse nje muaj qe nga dita e atij takimi ne urgjence dhe Grejsi shpeshhere e gjente veten te zhytur ne mendime per ate person. E si mos mendonte kur shoqet e saj te shtepise vetem e ngacmonin dhe nuk e linin rehat.
Ate nate kur u kthye ne shtepi, vajzat pane qe te Grejsi kishte shenja irritimi dhe kjo ndodhte vetem nga ndonje pacient i padurueshem ose ndonje mjek qe sillej sikur nuk ekzisonte asnje. Kishin filluar me pyetjet e shumta derisa mezi ia nxorren si me grep ate pergjigjen nen ze: ishte njeri qe me acaroi. Ishte detyruar tia thoshte te gjitha, pervec ca mendimeve te thella te saj. Jo, ato i takonin vetem asaj. E keshtu cdo dite do haste shikimin paksa djallezor te gocave sikur i thonin: he akoma mendon per bukuroshin. Nuk i kishte shpetuar as ngacmimeve te shumta te Ajseles qe sapo gjente rastin me te vogel fillonte me ato te sajat.

Ate nate vendosen te dilnin te pesta per te hequr pak mendjen nga ngarkesa e shkolles dhe punes. Donin te beheshin te bukura, jo per ndonjerin e as per ndonje selfie per ta postuar ne Facebook apo Instagram. Thjesht donin te kishin nje kujtim te bukur te asaj mbremjeje, qe me shkrepjen e nje kamere do vulosej fotoja e tyre e pare per ate vit si nje familje e vogel qe ishin. Kishin rreth 4 vjet qe njiheshin dhe vertet e cilesonin njera tjetren motra, mbeshtetese dhe perkrahese ne cdo gje.

-Grejs, mos na u zbukuro kaq shume se do na vjedhesh tere vemendjen dhe kot qe rregullohemi ne te tjerat,- e ngacmoi Ajseli.

-Pa merak Ajs, une kam aftesine te bej vetem njerin per vete qe fatkeqesisht valle e shoh dot sonte,-ia ktheu me shaka Grejsi, por qe nxiti me teper hovin e Xherrit. Keshtu e therrisnin per shkaka se nuk linte njeri pa ngacmuar.

-Shiko, shiko goca. As nuk e mohon pale. Eh mire o mire. Te ka faj Lulka. Grejs me mend ne koke he, te gjitha keshillat qe ti kam dhene vendosi ne praktike. Mos me turpero se te kam rritur me keto duar,-ia ktheu me te qeshur Ajsela.

-Hajde ju mbaroni shpejt se na shkoi vone. Boll u grricet me njera tjetren. Perdite te njejtin avaz keni ju,-i tha Orjola, me e madhja e shtepise.

-Mire, mire se po dalim. Mos bertit.

Iu deshen ca minuta per te vendosur ku do shkonin dhe ne fund fare zgjodhen Cokon, ate barin e kendshem dhe te ngrohte.
U futen brenda me te shpejte per shkak te te ftohtit dhe aty i priste kamarieri. U ulen ne nje prej tavolinave afer murit dhe filluan te bisedonin me njera tjetren per cdo gje qe u vinte ne mendje.

Per nje moment Grejsi hodhi syte rreth e rrotull, kur cte shihte...arrogantin bukurosh dhe mendjemadh. Qendronte ne te djathte te tavolines se tyre me nje shokun e tij qe dukej se ishte nje mendje me te.
Ktheu koken me te shpejte sepse nuk donte qe ai ta shikonte por nuk ia doli. Ne momentin e fundit shikimet e tyre u ndeshen dhe aq u desh qe cdo ndjenje, rrahje zemre e asaj nate te riktheheshin menjehere.
Grejsi uli koken dhe me faqe te skuqura nuk po bente ze. Gocat e vune re dhe Ema i tha: Ca pate mi goc? Shume e heshtur u bere. Cte ndodhi?
Hodhi syte te dy cunat me terheqes te lokalit dhe pa njerin qe spo ia ndante syte Grejsit dhe ne fytyre kishte nje buzeqeshje nga ato qe ta bejne zemren te kerceje nga gezimi e te rrahe me shpejt se normalisht.

-Grejsss! Kush eshte ai qe po te ha me sy?-po i thoshte nderkohe qe e kishte gozhduar me syte e saj "grabitqare".

-Eshte...ai,-tha me gjysem zeri.

-Kush ai moj? Se kuptoj pse asnjehere si thua gjerat qarte. Perton apo si e ke hallin?- po tallej Ajsi.

-Ai tipi, pra, arroganti!

-Doje te thoje bukuroshi,-i tha Ema me te qeshur.

-Mos me turperoni, ju lutem. Thjesht le te pretendojme sikur ai seshte dhe jemi vetem ne. Asgje ska ndodhur.

-Po, po me ate mendje fli ti. Tere ai cun aty dhe ti me thua te pretendoj sikur nuk eshte,-komentoi Ema.

-Me fal. Keto nuk i kemi porositur ne,-u degjua zeri i Grejsit qe i drejtohej kamarierit.

PafundësishtWhere stories live. Discover now