Takim i fundit

650 60 24
                                    

2 muaj.

Ne aq kohe Stivi ishte munduar te mbante lidhjen e tij larg njerezve pa shpirt qe kerkonin ti lendonin, syte e te cileve ishin ne cdo cep te qytetit, gati per ti zene ne kurth. E ne keto muaj kishte arritur te donte Grejsin me shume, nese vertet ishte e mundur. Skishte hasur dimensione te tilla ndjenjash, ne te cilat kur mendon se ke arritur ne fund dhe ke konsunuar gjithcka, nje tjeter zinxhir infiniti shfaqet para dhe aventura te reja behen pjese e jetes. E tille ishte dhe lidhja e tyre. Nje aventure e re, nje gezim i ri, cdo dite. Si cdo cift tjeter, edhe ata kishin ato zenkat e tyre, momente acarimi por ne fund zbuteshin tonet, dhe harronin pse ishin zene, duke u harruar ne puthjet e tyre.

Grejsi kishte mbyllur diplomen dhe ishte ne pritje te nje specializimi qe do hapej. Ne fakt, ishte e pamundur qe ne ate periudhe te fillonte nje sezon i ri per specializimet, por Grejsi kishte besim qe do ndodhte. I pelqente aq shume endokrinologjia si dege sa ishte gati te harxhonte dhe 4 vite te tjera mbi libra, vetem per ta fituar.

Ishte dite e premte kur Jasmina e mori ne telefon duke i thene qe specializimet do hapeshin duke i dhene mundesine te sapodiplomuarve te mbaronin stazhin, te jepnin licensen dhe te futeshin ne provim. Kishin 3 muaj kohe. Jasmina kishte te njohur brenda ministrise qe ia kishin dhene lajmin, nje burim i sigurt e kishte siguruar ajo.
Ne mendjen e Grejsit bluheshin mendimet se ku do e bente praktiken dhe sa ore ne dite do i duhej per te mesuar. Skishte pushimen per te dhe Stivin. Kishin planifikuar qe javen e pare te gushtit do shkonin ne jug te Shqiperise, me Ajselin dhe Arditin. I vetmi pretekts per prinderit e vajzave 'Do kalojme pushimet me shoqerine'.
Pasi mbylli telefonaten me Jasin, mori Stivin, i cili u pergjigj qe ne zilen e pare.

-Stiv, ca po ben?-dallohej entuziazmi ne zerin e saj.

-Sapo kisha ndermend te te merrja ne telefon. Pse eshte kaq e gezuar princesha ime?

-Mora vesh nje lajm super fantastik. Do hapen specializimet se shpejti, andej nga nentori.

-Ky eshte lajm per tu festuar, pse sthua ti? Po a eshte e sigurt? Sdua te te prish euforine por me mire ta dish pergjigjen e duhur.

-Po, 100 perqind e sigurt. Ma tha Jasi. Ka ca te njohur andej nga punet e ministrise. Po kjo ka dicka jo te mire.-uli zerin e trishtuar.

-Cfare nuk ka te mire gjithe ky lajm?

-Duhet te bej stazhin gjate veres dhe te mesoj per license.

-Po shume mire. E ca ka ketu?-ende si kishte rene ndermend qe ajo kish permendur fjalen vere.

-Sdo shkojme dot bashke per pushime,-nga ana tjeter e telefonit nuk u degjua me zeri i tij, vetem frymemarrja e tij e thelle.

-Stiv, me degjon? Je ende aty?

-Po, ketu jam.-foli me zerin e tij te thelle e te trashe.

-Thuaj dicka, te lutem.

-Ca te te them Grejs? Qe nuk u merzita apo qe me behet qejfi qe doli kjo mundesi per ty? Do doja te kaloja veren me ty, te ishim bashke, larg prej ketu. Por, asnjehere, me degjo mire. Asnjehere sdo zgjidhja deshirat e mia perpara te tuave. Ti je me e rendesishme, engjell. Endrra jote, per te cilen ke punuar kohe para se te me njihje mua, qendron me lart se nje vere se bashku. Ti vjen e para ne jeten time.

-Jam kaq e bekuar qe te kam afer, qe te kam njohur, qe je i imi. Te dua.

-Une me shume, thesar, une me shume. Dhe vdes fare kur me thua qe jam i yti. Tani ku do shkojme te festojme?

-Te festojme? Po, prit njehere, une skam konkurruar ende dhe ti e ben fakt te qene qe e fitova specializimin.

-E di qe do e fitosh. Kam shume besim te ty dhe ti je shume e zonja.

E lane per tu takuar, diku nga ora 7, pasi Stivi te mbaronte pune e te behej gati. Kur u kthye ne shtepi, ne sallon gjeti te atin ulur me xhaxhain, Fredin. Dicka ishin duke kuvenduar.

-He mor te keqen xhaxhi, erdhe? U lodhe ndopak sot?-e pyeti sikur te ishte i zoti i shtepise.

-Pak. Si kaluat ju?-tentoi te bente te sjellshmin ai.

-Mire edhe ne. Ja po flisnim pak.

Stivi tundi njehere koken, sikur tregonte qe ishte duke ndjekur cdo fjale te tij dhe mori drejtimin per tu ngjitur ne dhomen e tij, per te bere nje dush. Por dicka e ndali. Fjalet e Fredit.

-Ministria do hape specializimet kete vit, ne nentor. Me tha Arbeni. Shume studente do jene pjese e konkursit. Edhe ata qe sapo jane diplomuar.-kjo fjala e fundit e thene me nje ngerdheshje, qe i krijoi nje ndjesi negative Stivit.

-Ou? Se dija. Shume mire paskan bere,- beri te paditurin ai, duke hequr cdo shprehi fytyre, per te ngjare sa me i besueshem.

-Kujdes Stiv. Kujdes. Une mund te shtoj ke te dua ne ate liste. Por edhe mund te heq ke te dua. E ta djeg njehere e pergjithmone,-sishte nevoja ta pyeste ne ishte kercenim, sepse ia kishte bere te qarte qe ne ate takimin e para dy muajve.

Ai u kthye drejt tyre dhe i hodhi nje shikim, sikur donte ti fshinte nga faqja e dheut. Pse duhet tia prishte diten? Pse duhet ta takonte pikerisht ate, ne shtepine e tij? As aty nuk e linte te qete, e torturonte me kercenimin e tij, e vendoste ne nje udhekryq. Cte bente? Ndersa bente dush, e perdori ate kohe per te reflektuar e per te vendosur. Ate cka Fredi e thoshte, e bente. As nuk i vinte keq, as donte tia dintr per asnje. Ishte i pamposhtur, nje lloj tirani qe shtyp kedo. E vendosi. Duhet te vepronte ashtu, skishte alternative tjeter.
U be gati dhe doli nga shtepia. Kur mberriti poshte pallatit te saj, e njoftoi qe kishte ardhur. Dhe ja. Ajo zbriste nga shkallet, sikur ta dinte qe ishte engjelli i erresires se tij, ajo qe e ndryshoi, qe e beri njeri me te mire. Syte iu mbushen e lot, por nuk e dha veten para saj, kur e mori ne perqafim. E shtrengoi fort, sikur donte te mbante mend per here te fundit aromen e saj, si ishte ta kishte ate ne krahet e tij. E puthi me gjithe forcen e mbetur, qe dita dites po i venitej, si per memorizuar shijen e buzeve te saj. E prekte, per te mos harruar asnje pjese te trupit te saj. E cmendte ajo femer, prandaj edhe e donte aq shume. I falte kaq shume ndjenja te panjohura, ajo vete i fali shpirtin dhe besimin e saj.

-Je mire?-e pyeti pasi vuri re qe ai nuk po fliste.

-Po shume mire. Pse?-sodiste fytyren e saj, nje lloj nostalgjie e kish prekur. Sdonte ta harronte dashurine qe qendronte para tij.

-Je shume i heshtur.-konkludoi ajo.

-Ndonjehere heshtja flet me shume se fjalet. Ja se cme ben ti. Me le pa fjale. Kaq e mrekullueshme je. A je ne dijeni cfare fuqie dhe pushteti ke mbi mua? Mund te me fshish nga jeta jote me nje fjale dhe mund te me perulesh me nje shikim.

-Gjithmone romantik ke per te ngelur. Romantiku im.

-Jo gjithmone, Grejs. Jo gjithmone,-peshperiti ato fjale sikur te ishin helm qe do e vrisnin, qe do e mbysnin.

Ai takim qe duhet te ishte aq i vecante, nje moment triumfi, fitoreje, gezimi, nuk do rezultonte i tille. Ndonjehere njeriu eshte i paafte te jete i forte, te dale kunder cdo gjeje, kur asnje rrethane seshte ne favor te tij dhe kur asnje aleat seshte ne anen e tij.

E mori Grejsin ne krahet e tij, i puthi koken dhe duke pare drejt qiellit i tha :
-Yjet, asnjehere, skane per te treguar mjaft dashurine time. Themi qe nuk i numerojme dot. Ashtu jane edhe ndjesite qe ti me shkakton kur te shoh. Te panumerueshme jane mendimet e mia per ty, deshirat e mia me ty. E pafundme si qielli eshte dashuria ime per ty.

-Sa melankolik je sot. Po sdo prish frymezimin tend sonte. Dua qe kjo nate te jete ndryshe.

Grejsi mendoi se i kishin kaluar furtunat. Skishte me pengesa per ta. Dhe ashtu sic ajo donte, ajo nate do ishte ndryshe. Nje nate e paharrueshme.

Hello people. Kjo pjese shkon per Anxhela_Hysa qe ka ditelindjen. Happy birthday you sweet girl!

Me thoni pak ca mendimi keni rreth kesaj historie dhe pjeses. It would mean a lot to me.

Dhe gezuar Shen Valentinin :p

Uuu dhe dicka. AngieRun you're part of the story now, meqe ishe ankuar :p

PafundësishtWhere stories live. Discover now