Endrra te thyera

594 66 41
                                    

Ngiste makinen, i menduar. Si te mundte, valle? Si tia bente? Per here te pare nuk ishte aq i forte sa mendonte e levdonte veten. Ndjehej i dobet. I goditur, si nje i gjalle mes te vdekurve.

-Stiv, pse kaq i heshtur ti?-vuri ne dukje ajo, pasi e kishte veshtruar per disa minuta se si ai shtrengonte nofullat dhe shfrynte here pas here.
-Sikur dicka te mundon.

-Asgje, shpirt, asgje. Thjesht i lodhur nga puna.-i buzeqeshi edhe pse ne syte e tij, vihej re trishtimi.

Nuk e zgjati me, edhe pse e njihte fare mire qe nuk ishte nga puna. Dicka bluhej ne mendjen e tij, dicka qe e nervozonte, sa duart i dridheshin dhe nuk e shihte ne sy ate. 'Mos ka bere ndonje gje te gabuar dhe sma thote dot? Mos...mos eshte takuar gje me Stelen?' ky mendim e luante mendsh dhe pa menduar e pyeti:

-Je takuar me Stelen?

Ai ktheu koken drejt saj, i habitur dhe konfuz nga ajo qe e kishte pyetur.

-Me Stelen? E cpune kam une me Stelen?-nje lloj sinqeriteti ne pergjigjen e tij, ndersa e shihte i pafajshem.

-Po, me Stelen. Sdo ishte hera e pare.-ja ku dilnin ne skene ato rrenjet e xhelozise, qe jo shpesh i tregonte.

-Grejs, mos me lodh tani me kete muhabet, perseri. Te kam thene qe se kam takuar me, dhe as kam per ta takuar ndonjehere.-nuk ishte qellimi i tij ti kthente ate pergjigje, me tone acarimi dhe lodhes. Pasi pa qe nuk mori asnje reagim prej saj, hodhi veshtrimin nga ajo. Kishte kthyer koken nga xhami i makines dhe merrte fryme me veshtiresi. Me siguri, ishte gati per te qare. Zgjati doren e tij per ta marre te sajen dhe e afroi te buzet, per tia puthur. E ndersa i jepte puthje te vockla, i tha:

-Me fal. Sduhet te flisja ashtu. Thjesht kam shume gjera ne koken time, qe po ma marrin shpirtin. Sdua te ta nxjerr ty. Te kam zemer.

Ajo nuk foli, ishte ende e prekur nga reagimi i tij por edhe e inatosur ne te njejten kohe. Parkoi makinen afer restorantit, ku kishte prenotuar, i hapi deren Grejsit, prej se ciles nuk mori asnje buzqeshje, sic gjithmone ajo bente dhe u futen brenda. Pasi u ulen, nje kamariere shume "miqesore" iu afrua per ti marre porosine. Per asnje moment, nuk ia ndau syte Stivit, edhe kur mori porosine e Grejsit, qe bente cmos ti vinte ne dukje faktin qe djali pas te cilit po i dilnin jarge nga goja, kishte nje te dashur dhe ajo po qendronte perballe tij. Por, kamarierja as qe donte tia dinte per kete fakt, dhe per tia bere me teper nervat kacurrel Grejsit, kur u largua beri nje ecje sikur te ishte ne ndonje nga ato pasarelat e Victoria' Secret, duke u tundur e shkundur.

-Ca femra se kane emrin femer,-foli neper dhembe ajo, sa ishte gati te bente ndonje skandal aty ne mes te restorantit.
-Stiv, ajo po te gjuante ne syrin tim dhe ti as qe vret mendjen hic, donte tia nxirrte inatin atij.

-Huh? Per cfare e ke fjalen?

-Seriozisht e ke ti? Per ste bishtperdredhuren qe na mori porosine.

-E cfare nuk shkonte me te?-akoma skish kuptuar vardisjen e kamarieres.

-Pff, lere fare.-nuk donte te bente nje skene xhelozie dhe te inatosej me teper me te. Sonte do ishte nje nate ndryshe.

Ndersa prisnin ushqimin tu vinte, ai kerkoi vemendjen e saj.

-Grejs, duhet te te them dicka.-mori pamje seriozi dhe zeri i tij u be i thelle.

Ajo perqendroi shikimin tek ai. Po lexonte shprehite e fytyres se tij. Po mundohej te deshifronte zbrazetine qe gjeti aty, ne lekuren e tij.

-Me thuaj,-u shpreh e qete, edhe pse brenda vetes se saj zemra i rrihte si e marre dhe reaksione te medha po ndodhnin.

-Shiko, mendoj qe kjo lidhja jone u konsumua pak shpejt. Mendoja se me ty do zgjaste pak me teper, por jo. U gabova. Me duket sikur po mundohem ti mbush mendjen vetes dhe ty qe jemi cifti perfekt,-rrefeu para saj sikur ajo te ishte e 13 ne rradhe, pa iu dridhur qerpiku.

-Cf...cfare..cfare je duke thene Stiv?-nuk pati ndermend ti ndalte lotet, qe me te shpejte nisen te harkonin faqet saj, la gjurme mbi lekuren e saj.

-Po te them qe me mire te ndahemi. Boll e zgjatem kot. Mendoja se te doja, qe ishe jeta ime e blah blah blah. E ke parasysh kur merzitesh me dicka? Edhe une ashtu jam tani. Kam nevoje per rehatine time, para se te te njihja. Me mungon i vjetri Stiv.

-Ke pire dicka se nuk ka mundesi. Si guxon Stiv, si guxon? -ngriti zerin, pa u interesuar per klientet e tjere qe syte i kishin mbi ta.

-Ule zerin se po na shohin njerezit,-u mundua ta qetesonte, por pa arritje.

-Te intereson me shume prestigji yt, se cfare mendojne te tjeret per ty, se cfare do shkruhet ne gazeta per te famshmin Stiv Demiraj sesa per mua? Per mua qe dha cdo gje per ty? Qe te fali pertej gjithckaje?-nuk duroi dot me, mori canten e saj dhe u ngrit nga tavolina. Shpejtoi hapat e saj, per te gjetur daljen, per tiu arratisur shikimeve paragjykuese qe te tjeret spo kursenin ndaj saj, per tia mbathur nga zeri i tij qe i kerkonte te ndalonte.

Sapo doli jashte, filloi te vrapoje, pa ditur ku, donte vetem te zhdukej. Derisa nje terheqje drejt nje trupi ndjeu.

-Je cmendur gje? Si iken ashtu njehere dhe vrapon ne mes te rruges kur eshte nate? Po sikur te te ndodhe dicka?-i shqetesuar per te, i kerkontr llogari.

-Ske pse shqetesohesh per mua. Po te te interesoja, sdo me kishe thene ato fjale. Dhe aty e kuptova sa vlere kam per ty,-u largua prej kraheve te tij, te cilet para ca minutash ishin vendi me i sigurte per te. Ndersa tani thjesht te huaj.

-Pse e bere kete Stiven? Pse lendove zemren time per te disaten here? Pse u ktheve tek une kur nuk me doje? Pse me ke genjyer gjithe keto muaj? Pse? Pse?-i binte me grushta kraharorit te tij, ndersa gulconte nga dhimbja.

-Sepse cdo gje eshte rreth plotesimit te egos dhe deshires. Jam nje mashkull, fundja fundit, dhe meshkujt te tille jane.

-Je nje idiot, nje maskara. I poshter! Ste erdhi keq per mua? As nje sekonde smendove rreth lendimit qe do me shkaktoje? Pse nuk zgjodhe nje tjeter, po mua?-lotet vazhdonin te mblidheshin ne mjekren e saj.

-Sepse ishe me e lehta! Nje sfide e re.-e pa ne sy duke ia thene fjalet, duke e kuptuar se si i nguleshin si thika ne trupin e saj.

-Jam une idiotja ne kete mes. Zot, sa budallaqe qe jam. Me vjen keq qe te dhashe mundesine te njihje pastertine e zemres time dhe besimin tim. Me vjen keq qe te dhashe kenaqesine per te me pare te shkaterruar para teje,-u largua menjehere prej tij, pa degjuar me teper nga ai.

Hipi ne taksi, ku shpertheu ne ngasherim. Shoferi e pa nga pasqyra dhe i tha:
-Ai qe ka bere per te qare nje vajze si ty, nuk eshte i denje. Nuk ia vlen.

'Sikur te kisha mundesine te kthehesha pas, me nje te rrahur zemre do e beja. Do ndryshoja shume gjera. Ne radhe te pare veten time. Pse duhet ta bente me mua? Nuk kishte vajza plot neper Tirane?' mendonte me vete dhe gerryente brenda vetes per te gjetur qofte nje detaj nga kujtimet e saj, ne te cilat ai nuk ishte treguar i vertete. Por jo. Ne cdo pjesez shiriti kujtimesh, e gjente ate pa faj.
Fjalet tij, ate nate, ishin te ngjyera me nje lloj zbrazetie dhe ftohtesie qe ia dritheronte zemren, teksa perseriste me mendjen e saj.

Kaq ishte dhe endrra e saj, nje enderr e lene pergjysem, per te mos thene nje enderr e sajuar, fallco. Nje enderr e thyer.

Shume shume faleminderit per 5k. Nuk e prisja qe historia te shkonte deri ketu. Kjo fale jush. Thanks again. This part goes to all of you. :)

PafundësishtWhere stories live. Discover now